Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
“Ti je e keqpërdorur”/ Përplasje mes Berishës dhe Klodiana Lalës para SPAK, gazetaria e pyet për dokumentet, ish-kryeministri shpërthen: Pse nuk merr informacion nga unë? (VIDEO)
Pas kësaj, Berisha iu drejtua gazetares duke i thënë se hiqet si infomatore, ndërsa e pyeti edhe se ku i merrte te dhënat.
12 November 2026, 11:17Nga E.d
Sali Berisha
TIRANË- Një moment tensioni është regjistruar sot para ambienteve të SPAK, ku kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është përplasur me gazetaren Klodiana Lala pas paraqitjes së tij në Prokurorinë e Posaçme. Berisha u paraqit në SPAK në cilësinë e kallëzuesit për çështjen e gjyqtares Irena Gjoka, por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte fakti se ai nuk kishte me vete dokumente për të mbështetur kallëzimin e tij.
I pyetur nga gazetarja Klodiana Lala nëse kishte dorëzuar dokumentacion për këtë çështje, Berisha u shfaq i irrituar nga pyetjet dhe reagoi ashpër ndaj saj. Pas kësaj, Berisha iu drejtua gazetares duke i thënë se hiqet si infomatore, ndërsa e pyeti edhe se ku i merrte te dhënat.
Nga ana tjetër, gazetarja i kujtoi liderit të opozitës se detyra e saj është të informoj publikun. Por Berisha vijoi sulmin verbal ndaj gazetares, duke përsëritur se ajo ishte një person i keqpërdorur.
Debati i Plotë:
Lala: Zoti Berisha, se ju e nisni gjithmonë duke akuzuar mediat, meqenëse u pyetët si kallëzues për herë të parë, a dorëzuat dokumente që ju i keni bërë publike këtu përpara nesh?
Berisha: Unë ato dokumente që kam pasur, i kam dorëzuar në padinë që kam bërë.
Lala: Tani meqenëse hodhët akuza ndaj medias që po mbrojnë persona të caktuar, mund të na thoni kë po mbron media?
Berisha: Tani, tani të them unë ty. Ke lënë përshtypjen, jo media, po Klodiana, ka lënë përshtypjen me ca informacione që funksionon si një enë sifon e informacioneve...
Lala: Na e shpjego pak zoti Berisha se kur ju djeg, ju gjithmonë gjeni një vend ku të gjuani?
Berisha: Mua nuk më djeg asgjë. Mua nuk më djeg asgjë nga mashtrimet e askujt. Por ti që hiqesh si informante e këtyre se ke të dhëna, kush t’i jep të dhënat ty që i nxjerr ti?
Lala: Unë jam gazetare zotëri. Mund të jeni edhe ju një prej atyre që më informojnë...
Berisha: Nga unë nuk merr kurrë ti informacione. Pse nuk merr ti kurrë informacione nga unë? Se ti je e keqpërdorur. Kaq. Vetëm kaq.
Lala: Zoti Berisha vazhdo, unë jam mësuar me sulme nën brez sidomos nga politika. Vazhdo zoti Berisha unë jam gazetare...
Berisha: Unë edhe njëherë po të them ty, ti ke ardhur për këtë qëllim, po unë të them ty, ti je e keqpërdorur. E kepërqdorur në shkallë ekstreme. Klodiana Lala është një person që keqpërdoret në mënyrë të pamëshirë. Ata që të keqpërdorin kanë përgjegjësi, jo unë që respektoj gazetarët, por meqenëse e deshe, ta thashë. Ti je një nga gazetaret më të keqpërdorura zonjë dhe nuk të ka përgjegjësi as Sali Berisha, as opozita. Gjeje vetë përgjegjësinë.
Lala: Jam përpara opinionit publik dhe mbaj përgjegjësi për çdo fjalë që them. Balta e politikës së vjetër mua nuk më bën pis.
Berisha: Bravo, ti je fytyra e re e gazetarisë.
Lala: Jam që ç’ke me të. A dorëzuat sot dokumente si kallëzues? A dorëzuat ju dokumente si kallëzues?
Berisha: Kam dorëzuar të gjitha dokumentet në kohën e duhur dhe kaq. Stop!/Dosja.al