24 November 2026, 22:50
Nga E.d
Donald Trump dhe Rudy Giuliani
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump i ka akorduar ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut, Rudy Giuliani, Medaljen Presidenciale të Lirisë, një nga vlerësimet më të larta civile në SHBA. Ceremonia u zhvillua në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, pa praninë e gazetarëve. Giuliani, 82 vjeç, publikoi fotografi nga ceremonia në rrjetin social X, ku u shpreh se ndihej i nderuar për vlerësimin.
“Të bësh atë që është e drejtë për të tjerët ka qenë gjithmonë busulla ime”, shkroi ai.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Olivia Wales, e vlerësoi Giulianin për kontributin e tij në shërbimin publik dhe drejtimin e qytetit të Nju Jorkut. Giuliani u bë i njohur fillimisht si prokuror në luftën kundër mafias, ndërsa si kryebashkiak i Nju Jorkut fitoi vëmendje kombëtare për drejtimin e qytetit pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.
Megjithatë, reputacioni i tij u dëmtua rëndë pas përfshirjes në përpjekjet për të kundërshtuar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Në vitin 2023, ai u urdhërua nga një gjykatë të paguante 148 milionë dollarë dëmshpërblim për shpifje ndaj dy punonjëseve zgjedhore, të cilat i kishte akuzuar për manipulim të votave. Gjithashtu, ai u përjashtua nga ushtrimi i profesionit të avokatit në Nju Jork dhe Uashington./Dosja.al
Donald Trump
Bota
24 November 2026, 22:41
E.d
Foto ilustruse
Më 23 nëntor kishte raportime se Rusia po planifikon të lëshojë në hapësirë një satelit të pa...
Bota
24 November 2026, 22:30
E.d
Israel Katz
IRAN- Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka akuzuar Iranin se po zhvillon armë kimike, duke paralajmëruar se Tel Avivi n...
Bota
24 November 2026, 22:21
E.M
AUSTRALI- Australia do të miratojë një ligj të ri për sigurinë në internet, i cili parashikon ndëshkime të ko...
Bota
24 November 2026, 22:20
E.d
Foto ilustruse
KILI- Shtatë zjarrfikës dhe punonjës të shërbimit pyjor janë shpallur fajtorë për përfshirjen n&eu...
Bota
24 November 2026, 22:10
E.d
Foto ilustruse
KUBA- Jetëgjatësia në Kubë ka pësuar një rënie historike, duke zbritur për herë të par&e...
Bota
24 November 2026, 22:06
E.M
SHBA- Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) dhe Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare në SHBA kanë zbuluar një nd&eu...
Bota
24 November 2026, 21:47
E.M
SHBA- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Las Cruces, në shtetin e New Mexico-s në Shtetet e B...
Bota
24 November 2026, 21:29
E.M
SHBA- Drejtori ekzeutiv i Nvidia-s, Jensen Huang, ka kërkuar falje publike para punonjësve të kompanisë, duke pranuar se ka shkelur kodin e...
Bota
24 November 2026, 21:07
E.d
Foto ilustruse
KOLUMBI- Një situatë dramatike është regjistruar në qytetin turistik të Kartagjenës, në Kolumbi, ...
Bota
24 November 2026, 21:04
E.M
TURQI- Aksidenti tragjik i regjistruar pasditen e së martës, më 24 nëntor, në Eskisehir të Turqisë, ku një helikopter u...