10 November 2026, 16:11
Nga E.M

ITALI- Prokuroria italiane ka kërkuar 24 vite burg për 45-vjeçarin Moreno Violetto, i cili është akuzuar për vrasjen e shqiptarit Fatos Cenaj, 58 vjeç, në Fontaniva, në provincën e Padovës. Kërkesa u paraqit nga prokurorja Maria D’Arpa në përfundim të pretencës në Gjykatën e Assizes në Padova.
Autori akuzohet për vrasje me dashje, të kryer me paramendim dhe për motive të ulëta. Sipas akuzës, vrasja e Cenajt nuk ishte rezultat i një konflikti mes dy familjeve, por lidhej me një urrejtje të përgjithshme të 45-vjeçarit ndaj fqinjëve të tij.
Prokurorja argumentoi se objektivat e vërtetë të autorit dyshohet se ishin vajza dhe dhëndri i viktimës, ndërsa Fatos Cenaj u bë shënjestra më e lehtë për t’u goditur.
“Fatos ishte viktima sakrifikuese më e lehtë dhe më e arritshme”, u shpreh prokurorja gjatë seancës.
Ajo përmendi edhe një përgjim të kryer pas krimit, ku Violetto dyshohet t’i ketë thënë partneres së tij: “Kështu trëndafilat do të vuajnë edhe pak”, duke iu referuar, sipas akuzës, dhimbjes së vajzës së Cenajt dhe mbesave të tij pas humbjes së familjarit.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 8 qershor 2025. Fatos Cenaj, ish-punonjës i burgjeve në Shqipëri, u qëllua me armë zjarri në kokë, teksa lëvizte me biçikletë në një rrugë në Fontaniva, i cili ndërroi jetë në spital pas tre ditësh në gjendje të rëndë.
Moreno Violetto, i cili ka pranuar pjesërisht autorësinë e krimit, ndërsa prokuroria ka kërkuar 24 vite burg, duke marrë në konsideratë edhe rrethanat lehtësuese./Dosja.al
Moreno Violetto Fatos Cenaj
Aktualitet
10 November 2026, 15:29
E. D
TIRANË- Ruben Saraiva, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, &eum...
Aktualitet
10 November 2026, 15:25
E.M
TIRANË- Këngëtari Rigels Rajku, i njohur si Noizy, dhe babai i tij, Bashkim Rajku, ishin thirrur nga SPAK në procesin e radhës gjyq&eu...
Aktualitet
10 November 2026, 14:09
E.d
Foto ilustruse
BELGJIKA- Një 36-vjeçar shqiptar, i konsideruar si drejtuesi kryesor i një bande të trafikut të kokainës në...
Aktualitet
10 November 2026, 14:02
E.d
Maksim Et’hemaj dhe Viola Haxhiademi
TIRANA- Maksim Et’hemaj është larguar nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil, ndë...
Aktualitet
10 November 2026, 13:59
G.M
Laert Haxhiu & Noizy
TIRANË- Në seancën e radhës gjyqësore ndaj Laert Haxhiut në GJKKO, ka dëshmuar Bashkim Rajku, baba...
Aktualitet
10 November 2026, 13:45
E.d
Pamje nga takimi
TIRANA- Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka kërkuar psikologu institucional për të mbështetur hetuesit e ...
Aktualitet
10 November 2026, 13:26
G.M
Haki Çako
TIRANË- Shqipëria pritet të fuqizojë kapacitetet për përballimin e zjarreve me tre avionë të rinj, t...
Aktualitet
10 November 2026, 13:07
E.d
Nikoll Radaçi
TIRANA- Seanca e rradhës gjyqësorë për Nikoll Radaçin, 57-vjeçarin i cili aksidentoi për vdekje tr...
Aktualitet
10 November 2026, 12:31
G.M
Ministri i Brendshëm, Ervin Demo
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, është shprehur se lufta kundër krimit të o...
Aktualitet
10 November 2026, 12:28
E.d
Foto ilustruse
FRANCA- Autoritetet spanjolle kanë arrestuar një shtetas shqiptar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, p...