19 October 2026, 20:31
Nga DOSJA

FRANCE - Luis Enrique nuk e fsheh lidhjen emocionale me Barcelonën, por në prag të përballjes së madhe në Champions League e ka të qartë objektivin: të fitojë me Paris Saint-Germain.
Trajneri spanjoll e cilësoi klubin katalanas si unik dhe shumë të ngjashëm me PSG-në e sotme, duke pranuar se përballjet kundër ish-skuadrës kanë qenë gjithmonë të veçanta për të.
“Jam tifoz i Barcelonës. Është një skuadër unike, më e ngjashmja me PSG-në aktuale”, deklaroi Luis Enrique përpara sfidës mes dy gjigantëve të futbollit evropian.
Megjithatë, trajneri theksoi se emocionet nuk do të ndikojnë në qasjen e tij profesionale. Ai e di se Barcelona vjen me një ecuri të fortë dhe se mposhtja e saj do të ishte një motivim shtesë për skuadrën pariziene.
“Nuk është finale, por ne jemi ndër favoritët. Fakti që Barcelona është e pamposhtur na jep motivim shtesë, sepse duam të jemi skuadra e parë që e mposhtim këtë sezon”, u shpreh ai.
Luis Enrique pranoi se e ndjek Barcelonën në mënyrë të rregullt, por tashmë nga këndvështrimi i një tifozi dhe jo si trajner. Përballjet e shpeshta me klubin katalanas, megjithatë, nuk kanë qenë gjithmonë të lehta për të.
“Jam shumë i lidhur me Barcelonën, por unë jam trajneri i PSG-së. I shikoj të gjitha ndeshjet e Barçës si tifoz, jo si trajner. Rastësisht, përballem me ta pothuajse çdo vit. Në fillim nuk më pëlqente dhe ishte një barrë për mua, por tani po filloj të mësohem”, rrëfeu spanjolli.
Ai vlerësoi gjithashtu identitetin e lojës së Barcelonës, cilësinë e futbollistëve dhe vlerat që përfaqëson klubi. Sipas tij, këto elemente e bëjnë skuadrën katalanase një kundërshtar të veçantë dhe një nga ekipet më të ngjashme me projektin që ai po ndërton në Paris.
“Barcelona është një skuadër ndryshe nga të tjerat, unike. Luajnë futboll si ne, kanë lojtarë me cilësi të lartë dhe një frymë sportive me vlera shumë të qarta, të cilat i vlerësoj. Për mua, është skuadra më e ngjashme me PSG-në e sotme”, theksoi ai.
Pavarësisht respektit dhe lidhjes emocionale me Barcelonën, Luis Enrique nuk lë vend për dyshime sa i përket ambicies së tij. Ai dëshiron fitoren dhe pranon se rëndësia që ka klubi katalanas për të e bën këtë përballje edhe më motivuese.
“Do të doja të fitoja, sepse jam konkurrues. Jam edhe më i motivuar kur përballem me një klub kaq të rëndësishëm për mua, ku jam ndier kaq i rëndësishëm”, përfundoi trajneri i PSG-së.
B.T (Dosja.al)
Sport
19 October 2026, 20:24
FRANCE - Hansi Flick kërkon guxim, përqendrim dhe unitet nga Barcelona përpara supersfidës me Paris Saint-Germain në Champions League....
Sport
19 October 2026, 18:20
ANGLI - Nga studiot e CBS Sports te skena e “Topit të Artë”. Thierry Henry do të jetë një nga prezantuesit e ceremoni...
Sport
19 October 2026, 18:01
ANGLI - Manchester City do të duhet të bëjë pa Antoine Semenyon për rreth tetë javë. Lajmin e konfirmoi trajneri Enzo M...
Sport
19 October 2026, 17:49
KROACI - Një incident i rëndë ka tronditur futbollin kroat. 23 mbështetës të Hajduk Split janë akuzuar për nxitje ...
Sport
19 October 2026, 17:28
Tifozët e Freiburgut gjatë ndeshjes së tyre jashtë fushe kundër Racing Genk më 12 mars në ndeshjen e parë të raund...
Sport
19 October 2026, 17:19
ZVICER - Çështja e finales së diskutuar të Kupës së Afrikës 2025 do të mbetet pezull edhe për disa javë...
Sport
19 October 2026, 17:12
Nga e majta në të djathtë, Joan Laporta, presidenti i Barçës, Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA-s dhe Nasser al-Khelaïfi, p...
Sport
19 October 2026, 17:00
ITALI - Pasi u rikthye në formë në ligë, Roma po kërkon të sigurojë fitoren e parë në Ligën e Kampionëve...
Sport
19 October 2026, 16:53
BRAZIL - Një histori e pazakontë ka përfshirë sulmuesin brazilian Richarlison dhe Flavio Bolsonaron, djalin e ish-presidentit të Brazi...
Sport
19 October 2026, 16:30
GJERMANI - Michael Olise është në prag të një marrëveshjeje të rëndësishme sponsorizimi me Nike, por gara p&e...