19 October 2026, 20:47
Nga DOSJA

FRANCE - Ndeshja mes Paris Saint-Germain dhe Barcelonës në Champions League do të zhvillohet sipas planit të martën në mbrëmje në Paris. Konfirmimi erdhi nga ministri i Brendshëm francez, Laurent Nuñez, pas një takimi urgjent me zyrtarët qeveritarë, në një periudhë të tensionuar për shkak të protestave dhe incidenteve të dhunshme gjatë fundjavës.
Përballja në “Parc des Princes” pritet të kërkojë angazhimin e një numri të konsiderueshëm forcash sigurie. Policia franceze është tashmë nën presion për shkak të protestave studentore që kanë vijuar prej disa javësh, ndërsa autoritetet kanë shqyrtuar mundësinë e anulimit të disa aktiviteteve të planifikuara.
Megjithatë, ministri Nuñez sqaroi se kjo mundësi nuk përfshin ndeshjen mes PSG-së dhe Barcelonës.
“Kjo nuk ka të bëjë me ndeshjen e nesërme mes PSG-së dhe Barcelonës”, deklaroi ai, duke konfirmuar se sfida e rëndësishme evropiane do të zhvillohet në orarin e përcaktuar.
Edhe ndeshjet e tjera evropiane të planifikuara për këtë javë pritet të luhen sipas programit. Mes tyre është edhe përballja Lille–Galatasaray, e cila do të zhvillohet të mërkurën në qytetin verior francez, ku gjatë fundjavës janë raportuar grabitje në disa dyqane.
Ndërkohë, trajneri i PSG-së, Luis Enrique, u pyet nëse situata e krijuar në Francë mund të ndikojë te skuadra e tij përpara sfidës me Barcelonën. Tekniku spanjoll preferoi të mos komentonte gjerësisht çështjen, duke theksuar se fokusi i tij mbetet futbolli.
“Nuk jam personi i duhur për të folur për këtë temë. Jam këtu për të folur për futbollin. Sigurisht që nuk e miratojmë dhunën, por, për fat të keq, ajo është pjesë e shoqërisë së sotme. Duhet thjesht të qëndrojmë të përqendruar te ndeshja”, u shpreh Luis Enrique.
Kështu, pavarësisht klimës së tensionuar dhe masave të shtuara të sigurisë, supersfida mes PSG-së dhe Barcelonës mbetet në kalendar, me vëmendjen që tashmë zhvendoset te përballja në fushë.
B.T (Dosja.al)
Sport
19 October 2026, 20:31
FRANCE - Luis Enrique nuk e fsheh lidhjen emocionale me Barcelonën, por në prag të përballjes së madhe në Champions League e...
Sport
19 October 2026, 20:24
FRANCE - Hansi Flick kërkon guxim, përqendrim dhe unitet nga Barcelona përpara supersfidës me Paris Saint-Germain në Champions League....
Sport
19 October 2026, 18:20
ANGLI - Nga studiot e CBS Sports te skena e “Topit të Artë”. Thierry Henry do të jetë një nga prezantuesit e ceremoni...
Sport
19 October 2026, 18:01
ANGLI - Manchester City do të duhet të bëjë pa Antoine Semenyon për rreth tetë javë. Lajmin e konfirmoi trajneri Enzo M...
Sport
19 October 2026, 17:49
KROACI - Një incident i rëndë ka tronditur futbollin kroat. 23 mbështetës të Hajduk Split janë akuzuar për nxitje ...
Sport
19 October 2026, 17:28
Tifozët e Freiburgut gjatë ndeshjes së tyre jashtë fushe kundër Racing Genk më 12 mars në ndeshjen e parë të raund...
Sport
19 October 2026, 17:19
ZVICER - Çështja e finales së diskutuar të Kupës së Afrikës 2025 do të mbetet pezull edhe për disa javë...
Sport
19 October 2026, 17:12
Nga e majta në të djathtë, Joan Laporta, presidenti i Barçës, Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA-s dhe Nasser al-Khelaïfi, p...
Sport
19 October 2026, 17:00
ITALI - Pasi u rikthye në formë në ligë, Roma po kërkon të sigurojë fitoren e parë në Ligën e Kampionëve...
Sport
19 October 2026, 16:53
BRAZIL - Një histori e pazakontë ka përfshirë sulmuesin brazilian Richarlison dhe Flavio Bolsonaron, djalin e ish-presidentit të Brazi...