20 October 2026, 07:30
Nga DOSJA

ANGLI - Tottenham më në fund merr frymë në Premier League. Skuadra londineze mposhti 3-1 Coventryn në javën e shtatë, duke regjistruar fitoren e parë të sezonit pas tri barazimeve dhe tri humbjeve. James Maddison ishte protagonisti i mbrëmjes, ndërsa Omar Marmoush dhe Ben Davies plotësuan suksesin e Spurs.
Rikthimi i Maddison në formacionin titullar pas një kohe të gjatë u shoqërua me gol. Mesfushori anglez, që kishte humbur pothuajse të gjithë sezonin e kaluar për shkak të një dëmtimi të rëndë në gjurin e djathtë, zhbllokoi rezultatin në minutën e 14-të.
Pas pasimit të Mohammed Kudus, ai lëshoi një goditje të shkëlqyer nga jashtë zonës, duke e dërguar topin në cepin e sipërm të portës. Goli erdhi pas 610 ditësh pritjeje për Maddison.
Coventry reagoi në fillimin e pjesës së dytë. Jack Rudoni barazoi shifrat në minutën e 49-të, duke përfituar nga pasimi i Brandon Thomas-Asante pas një kundërsulmi të shpejtë. Megjithatë, Tottenham nuk vonoi të rikthehej në avantazh. Në minutën e 58-të, Omar Marmoush realizoi një tjetër gol spektakolar nga distanca, pas asistimit të Andy Robertson.
Në fundin e takimit, vëmendjen e mori edhe Dejan Kulusevski, i cili u rikthye në fushë pas 526 ditësh mungesë për shkak të një dëmtimi në gju. Ndërkohë, Ben Davies vulosi fitoren 3-1 në minutën e 96-të, pasi ishte aktivizuar si zëvendësues në pjesën e dytë.
Me këtë sukses, Tottenham shkon në kuotën e gjashtë pikëve dhe largohet nga fundi i renditjes. Fitorja vjen në momentin e duhur për skuadrën e Roberto De Zerbit, që tani përgatitet për një sfidë të vështirë ndaj Chelseat. Në krahun tjetër, Coventry sheh t'i ndërpritet seria prej dy fitoresh radhazi.
B.T (Dosja.al)
Sport
20 October 2026, 03:42
ITALI - Torino vazhdon momentin pozitiv në Serie A, duke regjistruar fitoren e tretë radhazi. Skuadra e drejtuar nga Ignazio Abate triumfoi me rezult...
Sport
19 October 2026, 20:57
PORTUGALI - Cristiano Ronaldo është ndëshkuar zyrtarisht nga Federata Portugeze e Futbollit pas polemikave të shkaktuara nga largimi i...
Sport
19 October 2026, 20:47
FRANCE - Ndeshja mes Paris Saint-Germain dhe Barcelonës në Champions League do të zhvillohet sipas planit të martën në mbr&e...
Sport
19 October 2026, 20:31
FRANCE - Luis Enrique nuk e fsheh lidhjen emocionale me Barcelonën, por në prag të përballjes së madhe në Champions League e...
Sport
19 October 2026, 20:24
FRANCE - Hansi Flick kërkon guxim, përqendrim dhe unitet nga Barcelona përpara supersfidës me Paris Saint-Germain në Champions League....
Sport
19 October 2026, 18:20
ANGLI - Nga studiot e CBS Sports te skena e “Topit të Artë”. Thierry Henry do të jetë një nga prezantuesit e ceremoni...
Sport
19 October 2026, 18:01
ANGLI - Manchester City do të duhet të bëjë pa Antoine Semenyon për rreth tetë javë. Lajmin e konfirmoi trajneri Enzo M...
Sport
19 October 2026, 17:49
KROACI - Një incident i rëndë ka tronditur futbollin kroat. 23 mbështetës të Hajduk Split janë akuzuar për nxitje ...
Sport
19 October 2026, 17:28
Tifozët e Freiburgut gjatë ndeshjes së tyre jashtë fushe kundër Racing Genk më 12 mars në ndeshjen e parë të raund...
Sport
19 October 2026, 17:19
ZVICER - Çështja e finales së diskutuar të Kupës së Afrikës 2025 do të mbetet pezull edhe për disa javë...