20 October 2026, 03:42
Nga DOSJA

ITALI - Torino vazhdon momentin pozitiv në Serie A, duke regjistruar fitoren e tretë radhazi. Skuadra e drejtuar nga Ignazio Abate triumfoi me rezultatin e pastër 3-0 në transfertën ndaj Parmës, me protagonist kryesor Giovanni Simeonen, autor të dy golave.
Granata kaloi në avantazh që në pjesën e parë. Simeone përfitoi nga një krosim i Belghalit dhe me një goditje të bukur fluturimthi me të majtën dërgoi topin në rrjetë. Torino nuk u ndal me kaq dhe dyfishoi shifrat me Che Adams, i cili përfundoi saktë një aksion të nisur nga Simeone.
Në pjesën e dytë, Parma u përpoq të reagonte, me trajnerin Alberto Gilardino që ndërhyri me zëvendësime për të ndryshuar rrjedhën e ndeshjes. Megjithatë, vendasit nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës, ndërsa portieri i Torinos, Peri, u tregua i sigurt në ndërhyrjet e tij.
Në minutën e 69-të, Simeone goditi sërish. Pas një tjetër asistimi nga Belghali, sulmuesi argjentinas lëshoi një goditje të fuqishme nga jashtë zonës, duke e dërguar topin në cepin e sipërm të portës dhe duke vulosur suksesin e miqve me rezultatin 3-0.
Parma mendoi se kishte shënuar golin e nderit në fund të takimit me Friganin, por pas ndërhyrjes së VAR-it, goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Kështu, Torino largohet nga Tardini me tri pikë të rëndësishme, ngjitet në kuotën e 10 pikëve dhe konfirmon formën e mirë. Në krahun tjetër, Parma e Gilardinos kalon një tjetër mbrëmje të vështirë, duke pësuar humbjen e dytë radhazi me rezultatin 3-0.
B.T (Dosja.al)
Sport
19 October 2026, 20:57
PORTUGALI - Cristiano Ronaldo është ndëshkuar zyrtarisht nga Federata Portugeze e Futbollit pas polemikave të shkaktuara nga largimi i...
Sport
19 October 2026, 20:47
FRANCE - Ndeshja mes Paris Saint-Germain dhe Barcelonës në Champions League do të zhvillohet sipas planit të martën në mbr&e...
Sport
19 October 2026, 20:31
FRANCE - Luis Enrique nuk e fsheh lidhjen emocionale me Barcelonën, por në prag të përballjes së madhe në Champions League e...
Sport
19 October 2026, 20:24
FRANCE - Hansi Flick kërkon guxim, përqendrim dhe unitet nga Barcelona përpara supersfidës me Paris Saint-Germain në Champions League....
Sport
19 October 2026, 18:20
ANGLI - Nga studiot e CBS Sports te skena e “Topit të Artë”. Thierry Henry do të jetë një nga prezantuesit e ceremoni...
Sport
19 October 2026, 18:01
ANGLI - Manchester City do të duhet të bëjë pa Antoine Semenyon për rreth tetë javë. Lajmin e konfirmoi trajneri Enzo M...
Sport
19 October 2026, 17:49
KROACI - Një incident i rëndë ka tronditur futbollin kroat. 23 mbështetës të Hajduk Split janë akuzuar për nxitje ...
Sport
19 October 2026, 17:28
Tifozët e Freiburgut gjatë ndeshjes së tyre jashtë fushe kundër Racing Genk më 12 mars në ndeshjen e parë të raund...
Sport
19 October 2026, 17:19
ZVICER - Çështja e finales së diskutuar të Kupës së Afrikës 2025 do të mbetet pezull edhe për disa javë...
Sport
19 October 2026, 17:12
Nga e majta në të djathtë, Joan Laporta, presidenti i Barçës, Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA-s dhe Nasser al-Khelaïfi, p...