12 November 2026, 07:28
Nga G.M
Alexander Dartsiev
SHBA- Vdekja e ambasadorit rus në Shtetet e Bashkuara, Alexander Dartsiev, në moshën 66-vjeçare, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat e ndarjes së tij nga jeta. Kontradiktat në deklaratat zyrtare të Moskës kanë shtuar misterin, pasi fillimisht diplomati u raportua se kishte vdekur papritur, ndërsa më vonë autoritetet ruse deklaruan se ai vuante nga një sëmundje kronike.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, rasti ka rikthyer në vëmendje edhe një sërë vdekjesh të pazakonta të zyrtarëve, ushtarakëve dhe biznesmenëve rusë që prej vitit 2022. Dartsiev, i konsideruar si një prej diplomatëve më të besuar të Vladimir Putinit dhe një figurë kyçe në marrëdhëniet me Uashingtonin, ishte emëruar ambasador në SHBA në mars të vitit 2025.
Kush ishte ambasadori rus Alexander Dartsiev?
Dartsiev konsiderohej një nga diplomatët më me përvojë të Rusisë dhe një figurë e rëndësishme në marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit. Ai mori detyrën e ambasadorit rus në SHBA në mars të vitit 2025, në një periudhë tensionesh të larta mes dy vendeve.
Ai ishte rikthyer në një post që e kishte mbajtur edhe më herët, ndërsa para emërimit kishte drejtuar Departamentin e Amerikës së Veriut në Ministrinë e Jashtme ruse dhe kishte shërbyer si ambasador në Kanada nga viti 2014 deri në vitin 2021. Gjatë misionit të tij në Uashington, Dartsiev u konsiderua si një prej njerëzve më të besuar të Vladimir Putinit në diplomacinë amerikane.
Ai luajti rol në kontaktet dhe negociatat mes dy vendeve, përfshirë takimet në Alaska dhe Stamboll. Në deklaratën zyrtare pas vdekjes së tij, diplomacia ruse e përshkroi si një profesionist të shkëlqyer, ekspert të çështjeve amerikane dhe një diplomat me përvojë të jashtëzakonshme.
Vdekja e tij rikthen kujtimet e rasteve të tjera të dyshimta
Rasti i Dartsievit ka rikthyer në vëmendje edhe vdekjen e diplomatit rus Vitaly Churkin, përfaqësuesit të Moskës në Kombet e Bashkuara, i cili ndërroi jetë në Nju Jork në vitin 2017, në moshën 64-vjeçare. Shkaku i vdekjes së tij u raportua si atak në zemër.
Ndërkohë, që nga fillimi i vitit 2022, një numër zyrtarësh të lartë qeveritarë, gjeneralësh, pjesëtarësh të shërbimeve të inteligjencës dhe drejtuesish kompanish ruse kanë humbur jetën në rrethana të ndryshme, disa prej të cilave kanë shkaktuar polemika dhe dyshime. Mes rasteve të përmendura është edhe ai i ish-ministrit rus të Transportit, Roman Starovoit, i cili u gjet i vdekur në korrik 2025, vetëm pak orë pasi ishte shkarkuar nga detyra nga Vladimir Putin.
Vdekja e tij u raportua si vetëvrasje. Gjithashtu, edhe zëvendësi i tij humbi jetën pak kohë më vonë, si pasojë e një ataku kardiak. Një tjetër rast është ai i sipërmarrësit 42-vjeçar Sergey Loiter, i lidhur me kompaninë teknologjike Yandex, i cili humbi jetën në prill gjatë peshkimit në lumin Vollga, pasi u përfshi nga një stuhi.
Vdekja e ambasadorit rus në SHBA, e shoqëruar me ndryshimet në versionet zyrtare të Moskës, ka shtuar diskutimet mbi këto raste. Megjithatë, deri më tani nuk ka prova që lidhin vdekjen e Dartsievit me ndonjë akt kriminal apo ndërhyrje të jashtme./Dosja.al
Alexander Dartsiev
Bota
12 November 2026, 07:21
G.M
KOLUMBI- Ministri i Jashtëm i Kolumbisë, Omar Bulla, ka kërkuar falje publike për deklaratat fyese që kishte bërë më he...
Bota
11 November 2026, 22:37
E. D
ABD DABI- Emisarët amerikanë pritet të takohen me presidentët e Ukrainës dhe Rusisë, pas bisedimeve dyditore që u zhvil...
Bota
11 November 2026, 22:30
E.M
ITALI- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka reaguar nëpërmjet një videomesazhi për kërcënimet për sulm me bombë n...
Bota
11 November 2026, 22:12
E.M
BRITANI- Një ushtar britanik është akuzuar për përdhunimin e një ushtareje që shërbente në Forcat Britanike në...
Bota
11 November 2026, 20:28
E. D
RUSI- Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se Moska mbetet e përkushtuar ndaj marrëveshjeve të deritashme dhe atyre të ardhshme ...
Bota
11 November 2026, 20:07
E.M
ITALI- Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani, gjatë fjalës së tij në Parlamentin e Romës ka denoncuar kërcënimet e ...
Bota
11 November 2026, 19:23
E.M
GAZA- Shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet kanë shkaktuar shembjen e një argjinature rëre në një kohë ku familjet p...
Bota
11 November 2026, 18:49
E.M
ANGLI- Një vajzë 16-vjeçare është vrarë me thikë nga një 18-vjeçare në qytetin e Leeds në Angli, pas...
Bota
11 November 2026, 18:40
E.M
KRAKOV- Pas sulmit në qytetin polak të Krakovit si pjesë e gjashtë viktimave është konfirmuar edhe një DJ 32-vjeçar n...
Bota
11 November 2026, 18:30
E. D
Anëtarët e Parlamentit
IZRAEL- "Rrotat e makinës" politike të Izraelit po rrotullohen, por kjo nuk do të thotë se ata do t...