11 November 2026, 22:30
Nga E.M

ITALI- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka reaguar nëpërmjet një videomesazhi për kërcënimet për sulm me bombë ndaj punonjësve arsimorë, ku u mbyllën qindra shkolla. Gjatë fjalës së saj Meloni pohoi se mesazhet synojnë të përhapin frikë dhe kaos, duke deklaruar se autoritetet po punojnë për identifikimin e personave përgjegjës.
Ajo u përpoq të qetësojë qytetarët, duke theksuar se këto kërcënime nuk kanë për qëllim të shkaktojnë dëme fizike, por të krijojnë panik në shoqëri.
Nuk ka kërcënime të vërteta dhe këto mesazhe nuk përdoren për të lënduar, por për të trembur. Ato duan të shkaktojnë frikë, kaos, për të na humbur ditët”, deklaroi kryeministrja italiane.
Ajo paralajmëroi se mesazhe të tilla mund të përsëriten, por kjo, sipas saj, nuk duhet të interpretohet si dështim i institucioneve.
“Mesazhe të tilla mund të dërgohen përsëri. Kjo nuk do të thotë se diçka nuk ka funksionuar, do të jetë provë se kushdo që i dërgon ato nuk ka asgjë tjetër. Dhe do të na gjejnë të gatshëm”, u shpreh Meloni.
Kryeministrja u zotua se Italia do të vazhdojë të mbajë një nivel të lartë gatishmërie, por theksoi se kërcënimet anonime nuk do të diktojnë funksionimin e institucioneve arsimore.
“Nuk do të lejojmë që një email anonim të përcaktojë kalendarin e fëmijëve”, deklaroi ajo.
Meloni njoftoi gjithashtu se të nesërmen do të zhvillojë një takim me liderët e partive opozitare për të diskutuar situatën.
“Kushdo që i bëri të gjitha këto, donte një vend të bllokuar dhe të frikësuar. Nesër do të shohin një vend që zgjohet, shoqëron fëmijët e tij në shkollë dhe shkon në punë. Kjo është përgjigjja më e mirë dhe më e fortë që mund të japim”, përfundoi kryeministrja italiane./Dosja.al
Giorgia Meloni
Bota
11 November 2026, 22:12
E.M
BRITANI- Një ushtar britanik është akuzuar për përdhunimin e një ushtareje që shërbente në Forcat Britanike në...
Bota
11 November 2026, 20:28
E. D
RUSI- Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se Moska mbetet e përkushtuar ndaj marrëveshjeve të deritashme dhe atyre të ardhshme ...
Bota
11 November 2026, 20:07
E.M
ITALI- Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani, gjatë fjalës së tij në Parlamentin e Romës ka denoncuar kërcënimet e ...
Bota
11 November 2026, 19:23
E.M
GAZA- Shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet kanë shkaktuar shembjen e një argjinature rëre në një kohë ku familjet p...
Bota
11 November 2026, 18:49
E.M
ANGLI- Një vajzë 16-vjeçare është vrarë me thikë nga një 18-vjeçare në qytetin e Leeds në Angli, pas...
Bota
11 November 2026, 18:40
E.M
KRAKOV- Pas sulmit në qytetin polak të Krakovit si pjesë e gjashtë viktimave është konfirmuar edhe një DJ 32-vjeçar n...
Bota
11 November 2026, 18:30
E. D
Anëtarët e Parlamentit
IZRAEL- "Rrotat e makinës" politike të Izraelit po rrotullohen, por kjo nuk do të thotë se ata do t...
Bota
11 November 2026, 18:11
E.M
RUSI- Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Alexander Darçiev, ka humbur jetën në moshën 66-vjeçare. Ministri...
Bota
11 November 2026, 17:42
E.M
INDONEZI- Zëvendëspresidenti i Indonezisë, Gibran Rakabuming Raka, ka paraqitur dorëheqjen nga detyra pas vendimit të Gjykatës Su...
Bota
11 November 2026, 17:29
E.M
BOSNJE- Në një operacion policor në Bosnjë-Hercegovinë janë arrestuar 15 persona pas shënjestrave për dy grupet e ...