12 November 2026, 07:21
Nga G.M

KOLUMBI- Ministri i Jashtëm i Kolumbisë, Omar Bulla, ka kërkuar falje publike për deklaratat fyese që kishte bërë më herët ndaj Partisë Demokratike në SHBA dhe figurave të saj më të njohura, përfshirë Kamala Harris, Barack Obama dhe Joe Biden. Në një letër drejtuar drejtuesve të Partisë Demokratike amerikane, Bulla ka shprehur pendesë për gjuhën e përdorur në postimet e tij të mëparshme në rrjetet sociale, përpara se të merrte detyrën si ministër në gusht.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, në deklaratat e tij të mëparshme, ai e kishte cilësuar Partinë Demokratike si një forcë politike të mbushur me "plehra", ndërsa drejtuesit dhe mbështetësit e saj i kishte përshkruar me terma fyes. Një nga deklaratat më të debatueshme kishte në shënjestër ish-nënpresidenten amerikane Kamala Harris.
Në nëntor 2025, Bulla kishte publikuar një koment ku aludonte se Harris përdorte kokainë, duke e lidhur atë edhe me presidentin kolumbian Gustavo Petro. Në letrën e tij të datës 10 nëntor, ministri kërkoi ndjesë për këto deklarata, duke pranuar se gjuha e përdorur kishte qenë e papërshtatshme dhe fyese.
"Ju shpreh ndjesën time më të sinqertë. Gjuha që përdora ishte e papërshtatshme dhe mungesë respekti. Më vjen keq si për ato fjalë, ashtu edhe për ndikimin që kanë pasur", thuhet në letrën e tij.
Bulla u shpreh gjithashtu se postimet ishin bërë përpara se të merrte detyrën si ministër i Jashtëm dhe se qëndrimet e tij kanë ndryshuar që atëherë. Ai theksoi se deklaratat e mëparshme nuk pasqyrojnë më bindjet e tij aktuale dhe as qëndrimin zyrtar të qeverisë kolumbiane.
Përpara emërimit në krye të diplomacisë kolumbiane, Bulla ishte i njohur për qëndrimet e tij radikale të krahut të djathtë, kritikat ndaj Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe mbështetjen e pretendimeve të Donald Trump për manipulim të zgjedhjeve presidenciale amerikane të vitit 2020./Dosja.al
Omar Bulla
Bota
11 November 2026, 22:37
E. D
ABD DABI- Emisarët amerikanë pritet të takohen me presidentët e Ukrainës dhe Rusisë, pas bisedimeve dyditore që u zhvil...
Bota
11 November 2026, 22:30
E.M
ITALI- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka reaguar nëpërmjet një videomesazhi për kërcënimet për sulm me bombë n...
Bota
11 November 2026, 22:12
E.M
BRITANI- Një ushtar britanik është akuzuar për përdhunimin e një ushtareje që shërbente në Forcat Britanike në...
Bota
11 November 2026, 20:28
E. D
RUSI- Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se Moska mbetet e përkushtuar ndaj marrëveshjeve të deritashme dhe atyre të ardhshme ...
Bota
11 November 2026, 20:07
E.M
ITALI- Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani, gjatë fjalës së tij në Parlamentin e Romës ka denoncuar kërcënimet e ...
Bota
11 November 2026, 19:23
E.M
GAZA- Shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet kanë shkaktuar shembjen e një argjinature rëre në një kohë ku familjet p...
Bota
11 November 2026, 18:49
E.M
ANGLI- Një vajzë 16-vjeçare është vrarë me thikë nga një 18-vjeçare në qytetin e Leeds në Angli, pas...
Bota
11 November 2026, 18:40
E.M
KRAKOV- Pas sulmit në qytetin polak të Krakovit si pjesë e gjashtë viktimave është konfirmuar edhe një DJ 32-vjeçar n...
Bota
11 November 2026, 18:30
E. D
Anëtarët e Parlamentit
IZRAEL- "Rrotat e makinës" politike të Izraelit po rrotullohen, por kjo nuk do të thotë se ata do t...
Bota
11 November 2026, 18:11
E.M
RUSI- Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Alexander Darçiev, ka humbur jetën në moshën 66-vjeçare. Ministri...