29 October 2026, 20:01
Nga E. D
Plarent Ndreca
FIER- Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca ka deklaruar se kryebashkiaku ndodhet në sektorin më të vështirë të burgut, por emocionalisht është më i qetë pas takimit me familjarët. Duke folur për mediat, Ndreca ngriti shqetësime edhe për mënyrën se si Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka komunikuar zyrtarisht lidhur me transferimin e kryebashkiakut të Tiranës.
Sipas avokatit, u deshën 32 orë që institucioni të publikonte një njoftim zyrtar, ndërsa klasifikimi i informacionit si “sekret hetimor”, sipas tij, pengon ndjekjen e procedurave të ankimit. Ndreca komentoi gjithashtu reagimin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, duke e lidhur atë me kërkesën për dorëheqjen e Ministrit Gogu. Avokati theksoi se përgjigjet e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve nuk janë ende transparente dhe të qarta, ndërkohë paralajmëroi se mbrojtja do të vijojë betejën ligjore për të kundërshtuar situatën.
“Është më i qetë nga pikëpamja emocionale sepse sot ka takuar edhe familjarët, bashkëshorten dhe nënën. Kushtet vijojnë të jenë të njëjta, thjesht ka ndryshuar një dhomë që nga pa dritë natyrale, ka kaluar në një dhomë me dritë natyrale, por që në kushte të njëjta, të papërshtatshme, në sektorin më të vështirë të burgut. Nuk ka ujë. Vazhdon në të njëjtat kushte denigruese për të dhe atë që përfaqëson. Është e qartë pse u vonua dhe si u vonua, pse doli në mbrëmje informacioni. U dashkan 32 orë që të marrim vesh që qenka sekret. Nuk do ta lëmë me kaq. Kjo është një shfrytëzim i së drejtës për t’u ankimuar, të mos kesh të drejtë ta vlerësosh vendimin dhe për ta ankimuar.
Do të vijojmë të shikojmë procedurën si është klasifikuar, kush e ka klasifikuar dhe arsyen pse. Mendoj që nuk ka akoma një përgjigje zyrtare të duhur dhe ligjore nga Drejtoria e Burgjeve. Ata duhet të kishin treguar edhe autorizimin për të klasifikuar këto lloj vendimesh. Të gjitha këto i japin reagimit të anëtarëve të grupit të PS dhe kërkesës që i kanë bërë Gogut sepse ai akoma nuk ka reaguar institucionalisht, ndryshe nga Avokati i Popullit. Ai ka detyrime më të mëdha, institucional dhe kushtetues, personal, profesional, partiak për të pasur informacion të saktë. Në këtë aspekt vlerësoj që ka qenë reagim i duhur dhe duhet të ketë reagime më të shpeshta”, u shpreh avokati Ndreca./Dosja.al
erion veliaj plarent ndreca
Politike
29 October 2026, 19:55
E. D
TIRANË- Dy kryetarë socialist të dy komisioneve parlamentare Farmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi kërkojnë sqarime për...
Politike
29 October 2026, 19:01
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar letrën që kongresmenët amerikanë Joe Wilson dhe Keith Sel...
Politike
29 October 2026, 18:29
E. D
Terry Reintke
TIRANË- Eurodeputetja Terry Reintke ka shprehur mbështjetje për protestat kundër qeverisë Rama, duke theksuar se tubime...
Politike
29 October 2026, 17:19
E. D
Saimir Tahiri
TIRANË- Gjykata e Lartë ka caktuar 10 dhjetorin si datën kur do të shqyrtohet çështja e ish-ministrit t&e...
Politike
29 October 2026, 17:07
E. D
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar pas vendimit të qeverisë për shtimin e 630 punonjë...
Politike
29 October 2026, 15:39
E. D
TIRANË- Gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës, është lexuar një rezolutë e këshilltar&e...
Politike
29 October 2026, 15:22
E. D
erion veliaj
TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me transferimin e Erion Veliajt nga ambientet e paraburgimit, duke sqaru...
Politike
29 October 2026, 15:10
E. D
Dorian Teliti
TIRANË- Nënkryetari i Bashkisë, Dorian Teliti, ka reaguar ashpër për transferimin e Erion Veliajt drejt burgut t...
Politike
29 October 2026, 14:46
E.d
Ajola Xoxa
FIER- Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa së bashku me nënën e Veliajt, Shqiponjën, kanë ...
Politike
29 October 2026, 14:08
E.d
Monika Kryemadhi
TIRANA- Monika Kryemadhi ka reaguar pas vendimit për shtyrjen e seancës gjyqësore ndaj saj dhe ish-presidentit Ilir Meta. Gjat...