19 November 2026, 16:50
Nga E. D
Etleva Budini
DURRËS- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka regjistruar procedimin penal për zhdukjen e 690 milionë lekëve nga filiali i Postës Shqiptare në Durrës, pas shpalljes së moskompetencës nga Prokuroria e këtij qyteti. Ditën e enjte, në ambientet e SPAK u zhvillua shorti për caktimin e prokurorit që do të ndjekë çështjen.
Kalimi i dosjes në Prokurorinë e Posaçme lidhet me dyshimet se përvetësimi i shumës prej rreth 700 mijë eurosh mund të jetë kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Ndërkohë, hetimet kanë nxjerrë në pah edhe emrin e deputetes së Partisë Socialiste për qarkun e Durrësit, Etleva Budini, e cila ka mbajtur më parë detyrën e drejtoreshës së filialit të Postës Shqiptare në këtë qytet, deri në mars të vitit 2025.
Sipas të dhënave të bëra publike nga hetimi i drejtuar nga prokurori Gazmend Frëngu, janë administruar prova dhe dokumente që, sipas prokurorisë, ngrenë dyshime për përfshirjen e mundshme të Budinit në skemën e abuzimit financiar.
Megjithatë, këto dyshime mbeten për tu verifikuar gjatë hetimeve dhe nuk përbëjnë një konstatim fajësie. Një raport financiar i hartuar nga Prokuroria e Durrësit në bashkëpunim me Postën Qendrore në Tiranë ka ngritur dyshime se vlera e dëmit ekonomik mund të jetë edhe më e madhe se shuma e evidentuar fillimisht.
Skandali u zbulua pas një kontrolli të brendshëm në Postën Shqiptare. Nga verifikimet rezultoi se gjatë muajve prill dhe maj, 690 milionë lekë ishin regjistruar si transferta drejt degëve postare në Shijak dhe Krujë, por paratë nuk kishin mbërritur në destinacion. Në dosjen hetimore përmenden 11 mandat-pagesa, ndërsa pamjet e kamerave të sigurisë thuhet se kanë dokumentuar lëvizjen e shumave të parave nga arka drejt zyrave të drejtuesve të filialit.
Për këtë çështje janë arrestuar ish-drejtoresha Elisabeta Mataj, ish-shefja e financës Valbona Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Për tre të dyshuarat, gjykata ka vendosur masa të ndryshme sigurie. Tashmë, me kalimin e dosjes në SPAK, pritet që hetimet të hedhin dritë mbi mënyrën se si u zhdukën paratë, personat përgjegjës dhe përmasat e plota të dëmit financiar./Dosja.al
Etleva Budini SPAK
Aktualitet
19 November 2026, 16:35
E. D
KOSOVË- Kosova do të ndërmarrë një nismë të re për ta ndryshuar Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyr&eum...
Aktualitet
19 November 2026, 16:02
E. D
Luka Beqiraj
SPANJË- Janë publikuar pamjet e atentatit ndaj shqiptarit Luka Beqiraj, i cili u ekzekutua me armë zjarri më 10 nëntor ...
Aktualitet
19 November 2026, 15:52
E.M
VORË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje të punimeve në stacionin hekurudhor të Vorës, ndërsa përmes postimit n&e...
Aktualitet
19 November 2026, 15:07
G.M
pamje
TIRANË- Një operacion antidrogë është finalizuar ditën e sotme duke çuar në sekuestrimin e 12.1 kg kanabi...
Aktualitet
19 November 2026, 14:43
E.d
Gjykata Kushtetuese
TIRANA- Gjashtë ish-anëtarë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit i janë drejtuar Gjykat&...
Aktualitet
19 November 2026, 14:15
E.d
Viktima Briken Sanaj dhe Vladimir Kola
TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me 35 vite burg për Vladimir Kolën, i akuzuar ...
Aktualitet
19 November 2026, 14:04
E.d
Foto ilustruse
Në këto ditë me ngarkesë sociale në Shqipëri, gjetëm kohën për të parë jashtë tensi...
Aktualitet
19 November 2026, 13:52
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Qarkullimi i automjeteve në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, në segmentin nga Mbikalimi i Kamzës...
Aktualitet
19 November 2026, 13:46
E.d
Foto ilustruse
VLORA- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës, ku një makinë është p&eum...
Aktualitet
19 November 2026, 13:31
E.d
Pamje
SHKODRA- Një konflikt fizik mes tre të dënuarve është regjistruar një ditë më parë në IEVP Shkodë...