LIVE UPDATES
Politike

Washington Post: Përplasje në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Washington Post shkruan se  të enjten, demonstruesit e udhëhequr nga studentët u përleshën për të tretën ditë radhazi me policinë shqiptare në kryeqytetin Tiranë, duke iu bashkuar një lëvizjeje më të gjerë kundër qeverisë.

16 October 2026, 10:55 Nga I.A
Washington Post: Përplasje në Shqipëri, protestat kundër
Protesta

SHBA- Demonstruesit e udhëhequr nga studentët janë përplasur me policinë shqiptare në Tiranë për të tretën ditë radhazi, duke iu bashkuar një lëvizjeje më të gjerë kundër qeverisë. Washington Post shkruan se  të enjten, demonstruesit e udhëhequr nga studentët u përleshën për të tretën ditë radhazi me policinë shqiptare në kryeqytetin Tiranë, duke iu bashkuar një lëvizjeje më të gjerë kundër qeverisë. Të rinjtë që protestojnë kundër qeverisë socialiste, e cila ka qenë në pushtet prej kohësh, hodhën gurë drejt kordonit policor para Ministrisë së Arsimit. Policia e ndërhyrjes së shpejtë u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës dhe autobotë uji. Disa demonstrues u ndaluan nga policia.

Përplasjet e fundit vijnë pas trazirave të së mërkurës, kur protestuesit sulmuan ndërtesa qeveritare, banka dhe biznese. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 89 persona mbetën të plagosur, mes tyre 61 efektivë policie.

Protestat udhëhiqen nga grupe studentore që kërkojnë reforma në arsim. Ata i janë bashkuar të ashtuquajturës “Lëvizja e Flamingove”, e cila kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama për shkak të akuzave për korrupsion të përhapur dhe kundërshton projektin e madh turistik luksoz në bregdetin jugor të Shqipërisë.

Të enjten, nxënës të shkollave të mesme iu bashkuan mijëra protestuesve në marshimet në qendër të kryeqytetit, duke brohoritur “Rama, jep dorëheqjen!” dhe duke paralizuar qarkullimin në qytet.

“Do të jemi çdo ditë në shesh”, shkroi në një postim në internet Mateo Yskollari, një nga organizatorët e njohur të protestës. “Përgjigjja jonë ndaj çdo përpjekjeje për të na mbyllur gojën do të jetë zgjerimi i protestës, mobilizimi qytetar dhe mosbindja civile”.

Megjithëse protestat kanë qenë kryesisht paqësore, ato janë kthyer në përplasje të dhunshme kur demonstruesit janë përballur me kordonët e policisë. Grupe të rinjsh janë shkëputur gjithashtu nga tubimet për të sulmuar ndërtesa qeveritare dhe vitrina biznesesh.

Të enjten, Rama përshëndeti punonjësit që po pastronin zonat e dëmtuara dhe publikoi një videomesazh nga një godinë universitare e djegur. Ai akuzoi drejtpërdrejt kundërshtarët politikë për nxitjen e dhunës dhe premtoi se do të qëndrojë në detyrë si kryeministër për të çuar më tej përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian.

“Do t'i kalojmë të gjithë së bashku këto orë të vështira, sepse Shqipëria do të vazhdojë të ngjitet, sepse Shqipëria do të vazhdojë rrugën e saj drejt Europës. Askush nuk mund ta kapë Shqipërinë për fyti. Kushdo që mendon se ligji nuk vlen për të, e ka gabim”, tha ai.

Socialistët e Ramës fituan mandatin e katërt radhazi në zgjedhjet e vitit të kaluar, ndërsa Shqipëria nuk pritet të zhvillojë zgjedhje të tjera parlamentare deri në vitin 2029.

Partia Demokratike, forca kryesore e opozitës konservatore, mbështeti protestat studentore dhe i kërkoi Ramës të emërojë një qeveri kujdestare për të përgatitur zgjedhje të parakohshme.

“Kjo lëvizje nuk është thjesht një protestë kundër qeverisë. Është një revoltë kundër një modeli qeverisjeje të krijuar nga Edi Rama, i cili ua ka vjedhur shpresën të rinjve, ka shkelur besimin e qytetarëve dhe po e largon gjithnjë e më shumë Shqipërinë nga e ardhmja e saj europiane”, deklaroi partia.

Një delegacion i Bashkimit Europian në Shqipëri bëri thirrje të mërkurën në mbrëmje që autoritetet të reagojnë në mënyrë proporcionale, duke shprehur shqetësim për “përshkallëzimin e dhunshëm të protestës në Tiranë”./Dosja.al

Washington Post protesta e studenteve

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin