13 November 2026, 13:31
Nga E.d
Arben Voja
FIER- Prokuroria e Fierit ka kërkuar dhe marrë nga gjykata masën e sigurisë “Arrest në burg” për katër persona, mes tyre Arben Vojën, ish-drejtorin e Kadastrës Fier dhe aktualisht drejtor i Spitalit Rajonal të Fierit, të dyshuar për tjetërsimin e 44.100 metrave katrorë tokë shtetërore në fshatin Povelçë. Gjatë kontrollit në banesën e tij, hetuesit kanë zbuluar shtatë zarfe me para, të fshehura në një sirtar të kyçur me çelës. Në zarfe ishin shënuar emra dhe mbishkrime të ndryshme. Në total, janë sekuestruar 31.720 euro, 608 mijë lekë, 5 mijë korona norvegjeze dhe 1.400 dollarë kanadezë.
Gjatë të njëjtit kontroll janë gjetur edhe 46 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe 55 fishekë arme gjahu. Sipas hetimeve, skema dyshohet se është realizuar përmes dokumenteve të falsifikuara, duke përdorur të dhënat e një prone tjetër prej 4 mijë metrash katrorë për të regjistruar në pronësi private edhe sipërfaqen prej 44.100 metrash katrorë, e cila rezultonte pronë shtetërore.
Më 30 janar 2023, toka u shit për 88.200 euro te persona të tretë, me qëllim ndërtimin e një parku fotovoltaik. Prokuroria dyshon se paratë përfunduan në llogarinë bankare të personit që përfaqësonte familjen shitëse, pa iu dorëzuar pronarëve të pretenduar. Hetimi nisi pas kallëzimit të një qytetari, i cili pretendoi se prona ishte kaluar në emër të familjes së tij pa dijeninë dhe pëlqimin e saj. Madje, sipas Prokurorisë, pas denoncimit dyshohet se të dëmtuarve iu dhanë 15 mijë euro në dorë, me qëllim tërheqjen e kallëzimit.
Përveç Arben Vojas, në burg janë lënë edhe një ish-kryetar i njësisë administrative, një specialist jurist i Kadastrës dhe një notere. Ato janë Dilaver Shyti, Fjorelo Bida dhe Anila Haxhiu. Ndërsa për një punonjëse tjetër të Kadastrës, me detyrë specialiste hartografe, është vendosur ndalimi i daljes jashtë shtetit dhe detyrimi për t'u paraqitur në policinë gjyqësore. Prokuroria bën me dije se dyshime për të njëjtën skemë tjetërsimi ekzistojnë edhe për prona të tjera shtetërore, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të çështjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë./Dosja.al
Prokuroria e Fierit Arben Voja banesa
Aktualitet
13 November 2026, 13:14
E.d
Foto ilustruse
AUSTRI- Një krim i rëndë me protagonistë dy shtetas nga Kosova po shqyrtohet nga drejtësia austriake. Një 47-vje&...
Aktualitet
13 November 2026, 12:39
E.d
Viktima
BELGJIKË- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e shqiptarit i cili u vra në zemër të Brukselit pak ditë me par&...
Aktualitet
13 November 2026, 12:06
E.d
Pamje
THETH- Moti i keq i cili ka përfshirë vendin ka shkaktuar problematika në disa zona të vendit. Nga ky ndryshim atmosferik eshte prek...
Aktualitet
13 November 2026, 11:58
G.M
foto ilustruese
SHKODËR- Një 52-vjeçar malazez ka rënë në prangat e policisë gjatë ditën së sotme në ...
Aktualitet
13 November 2026, 11:17
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka publikuar listën me 1818 dosje legalizimi të papërfunduara në Bashkin&...
Aktualitet
13 November 2026, 11:05
E.d
Foto ilustruse
KUKËS- Moti i keq i cili ka përfshirë vendin, ka prekur edhe qytetin e Kukësit, Hasit dhe Tropojë s. Reshjet e shiut d...
Aktualitet
13 November 2026, 11:04
G.M
foto ilustuese
TIRANË- Maratona e Tiranës rikthehet këtë vit në edicionin e saj të dhjetë, duke sjellë kufizime në...
Aktualitet
13 November 2026, 11:03
Enkeleda Memisha
Shqipëria ka turizëm përgjatë gjithë vitit dhe këtë e tregon numri në rritje i turistëve të huaj dhe i bashka...
Aktualitet
13 November 2026, 10:51
I.A
TIRANË- Një nismë ligjore e qeverisë shqiptare në kuadër të përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë t&eu...
Aktualitet
13 November 2026, 10:47
E.d
Foto ilustruse
ITALI- Një shtetas shqiptar, i cili dyshohet se ka kryer dy grabitje dhe një tentativë të tretë në të nj&eum...