LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA/ Ku pritet gara më e fortë?

Këto zgjedhje zhvillohen çdo katër vjet, pikërisht në mes të mandatit mes dy zgjedhjeve presidenciale. Qytetarët me të drejtë vote në SHBA vendosin se kush do t'i përfaqësojë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat, dy dhomat e Kongresit. Përveç kësaj, në disa shtete votohet edhe për guvernatorin ose guvernatoren.

2 November 2026, 14:53 Nga E. D

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA/ Ku pritet gara më e fortë?

SHBA- Të martën, më 3 nëntor, në Shtetet e Bashkuara zhvillohen zgjedhjet. Këtë herë, amerikanët nuk votojnë se kush do të hyjë në Shtëpinë e Bardhë, por se kush do të zerë vend në Kapitol: janë zgjedhjet e mesmandatit, të ashtuquajturat midterm elections.

Këto zgjedhje zhvillohen çdo katër vjet, pikërisht në mes të mandatit mes dy zgjedhjeve presidenciale. Qytetarët me të drejtë vote në SHBA vendosin se kush do t'i përfaqësojë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat, dy dhomat e Kongresit. Përveç kësaj, në disa shtete votohet edhe për guvernatorin ose guvernatoren.

Por përtej këtyre vendimeve, që shfaqen qartë në fletën e votimit, zgjedhësit japin edhe një vlerësim tjetër.

Zgjedhjet e mesmandatit janë "shpesh një referendum për presidentin dhe partinë që është në pushtet", pati shpjeguar J. Miles Coleman, analist i zgjedhjeve në Qendrën për Politikë të Universitetit të Virxhinias në SHBA, para zgjedhjeve të fundit të mesmandatit në vitin 2022. Kur qytetarët janë të kënaqur, partia e presidentit del më mirë në zgjedhje; kur mbizotëron pakënaqësia, rezultatet janë më të dobëta. Aktualisht, niveli i mbështetjes për presidentin Donald Trump ka rënë në nivelin më të ulët historik. 

Kë zgjedhin amerikanët në zgjedhjet e mesmandatit?

Të gjitha vendet në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së janë në garë. Në të gjithë vendin, qytetarët me të drejtë vote zgjedhin 435 anëtarët me të drejtë vote të kësaj dhome. Çdo deputet ose deputete përfaqëson një zonë zgjedhore. Këto zona përcaktohen në bazë të numrit të popullsisë.

Kështu, shtete relativisht të mëdha për nga sipërfaqja, si Wyoming, por me popullsi të vogël, kanë vetëm një vend në Dhomën e Përfaqësuesve. New Jersey, i cili është dukshëm më i vogël për nga sipërfaqja, por ka më shumë banorë, ka 12 vende. Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve zgjidhen për një mandat dyvjeçar.

Ndërsa mandati i një senatori amerikan zgjat gjashtë vjet. Senati, dhoma tjetër e Kongresit, ka 100 vende, nga dy për secilin prej 50 shteteve, pavarësisht nga madhësia e tyre. Çdo dy vjet rinovohet rreth një e treta e vendeve. Në zgjedhjet e këtij viti, amerikanët votojnë për 35 vende. Ndryshe nga Dhoma e Përfaqësuesve, në zgjedhjet e mesmandatit nuk zhvillohen votime për Senatin në të gjitha shtetet.

Përveç kësaj, qytetarët në 36 shtete zgjedhin guvernatorin ose guvernatoren e tyre. Mandati zakonisht zgjat katër vjet. Në SHBA, shumë vendime merren në nivel shtetëror, që nga e drejta e abortit dhe çështjet e arsimit deri te organizimi dhe zhvillimi i zgjedhjeve. Prandaj, fakti nëse demokratët apo republikanët kanë pushtetin në një shtet të caktuar ndikon ndjeshëm në jetën e qytetarëve.

Kush e ka shumicën në Kongresin amerikan?

Aktualisht, republikanët, partia e presidentit Trump, kanë shumicën në të dyja dhomat e Kongresit. Megjithatë, epërsia e tyre është e vogël. Në Dhomën e Përfaqësuesve ka aktualisht 218 republikanë, 214 demokratë dhe një deputet të pavarur, i cili zakonisht voton me republikanët. Dy vende janë vakante. Ekspertët e konsiderojnë të mundshme që demokratët të marrin shumicën në këtë dhomë në zgjedhjet e ardhshme.

"Do të ishte befasi nëse demokratët nuk do të fitonin të paktën Dhomën e Përfaqësuesve", tha Coleman në fund të tetorit për televizionin amerikan CBS.

Në Senat janë aktualisht 53 republikanë dhe 45 demokratë, si dhe dy senatorë të pavarur, të cilët zakonisht votojnë me demokratët. Në rast se një votim në Senat përfundon me barazim 50 me 50, vota vendimtare i takon nënpresidentit. Kështu, aktualisht nënpresidenti i Trumpit, republikani JD Vance, mund të luajë rolin vendimtar në raste të tilla.

Pse janë të rëndësishme zgjedhjet e mesmandatit?

Pjesëmarrja në zgjedhjet e mesmandatit është më e ulët se në zgjedhjet presidenciale. Megjithatë, rezultati i tyre ka ndikim vendimtar në politikën amerikane gjatë viteve të ardhshme. Edhe pse presidenti i SHBA-së ka kompetenca të gjera dhe mund të marrë një sërë vendimesh përmes urdhrave ekzekutivë, shumë masa duhet të miratohen nga Kongresi. Pa miratimin e tij, ato nuk mund të zbatohen.

Për Trumpin është shumë më e lehtë të zbatojë politikat e tij kur republikanët kontrollojnë të dyja dhomat e Kongresit. Nëse demokratët fitojnë shumicën në njërën apo edhe në të dyja dhomat, Trumpi do ta ketë më të vështirë të realizojë ndryshimet e synuara në politikën e brendshme dhe të jashtme.

Ku zhvillohen garat vendimtare?

Në Dhomën e Përfaqësuesve, demokratëve do t'u mjaftonte të fitonin vetëm katër vende më shumë për të siguruar shumicën me 218 deputetë. Nga 435 garat, vetëm në disa rezultati konsiderohet ende krejtësisht i hapur. Mes tyre janë disa zona zgjedhore në Iowa, Virginia dhe Montana.

Në zgjedhjet për Senatin, një ndër garat më interesante zhvillohet në Texas. Sipas sondazheve aktuale, demokrati James Talarico është baras me rivalin e tij republikan Ken Paxton. Për të siguruar shumicën në Senatin amerikan, demokratëve do t'u duhej të fitonin katër vende shtesë.

Fakti që Texas mund të ishte një prej tyre do të përbënte një sensacion. Që nga viti 1994, asnjë demokrat nuk ka fituar atje një garë në nivel shtetëror. Talarico tani po mbështetet madje edhe nga disa anëtarë të familjes Bush, dinastia republikane nga e cila dolën presidentët George H. W. Bush dhe i biri, George W. Bush.

Në zgjedhjet për guvernatorë, për herë të parë në historinë e SHBA-së mund të zgjidhet një grua me ngjyrë në krye të një shteti. Në Minnesota, demokratja Amy Klobuchar dhe republikanja me ngjyrë Lisa DeMuth garojnë për postin e guvernatores. Në Georgia, demokratja me ngjyrë Keisha Lance Bottoms kandidon për postin e guvernatores, ndërsa përballë saj është republikani Rick Jackson.

Fitorja e DeMuth në Minnesota konsiderohet e pamundur. Shteti njihet si demokrat dhe Klobuchar, si senatore prej shumë vitesh, gëzon një njohje më të madhe në publik. Ndërsa në Georgia, sipas sondazheve të fundit, gara është shumë e ngushtë. Bottoms ka shanse reale për fitore./DW

#shba 2020

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin