LIVE UPDATES
Bota

Pas Francës sulmet kibernetike godasin frigoriferët e supermarketeve në disa vende të Evropës, temperaturat u rriten deri në 50 gradë

 Kompania belge, Sabcobel, e cila prodhon disa prej pajisjeve të prekura, tha se sistemet e shkrirjes së akullit në frigoriferë ishin aktivizuar nga distanca, duke shkaktuar rritjen e temperaturës brenda tyre. Besohet se e njëjta metodë ishte përdorur edhe gjatë një incidenti muajin e kaluar, që preku qindra supermarkete në Francë.

2 November 2026, 14:51 Nga E. D

Pas Francës sulmet kibernetike godasin frigoriferët e supermarketeve

EUROPË- Dhjetëra supermarkete në gjashtë vende evropiane u goditën nga një sulm i dyshuar kibernetik, i cili shkaktoi probleme në funksionimin e frigoriferëve dhe ngrirësve të tyre. Rreth 40 supermarkete të rrjetit Delhaize në Belgjikë dhe Luksemburg u prekën nga incidenti, si dhe një numër më i vogël dyqanesh në Suedi, Irlandë, Holandë dhe Estoni.

Kompania belge, Sabcobel, e cila prodhon disa prej pajisjeve të prekura, tha se sistemet e shkrirjes së akullit në frigoriferë ishin aktivizuar nga distanca, duke shkaktuar rritjen e temperaturës brenda tyre. Besohet se e njëjta metodë ishte përdorur edhe gjatë një incidenti muajin e kaluar, që preku qindra supermarkete në Francë.

Sipas raportimeve të mediave lokale, ushqime në vlerë prej miliona eurosh është dashur të hidhen për shkak të prishjes. Drejtori ekzekutiv i Sabcobel-it, Stephan Moelans, kompania e të cilit menaxhon sistemet e ftohjes në rrjetin Delhaize, i tha agjencisë belge të lajmeve Belga se bëhet fjalë për një sulm kibernetik.

Ai tha se kompania kishte punuar gjatë gjithë natës dhe mëngjesit për t’i shkëputur pajisjet e prekura nga rrjeti. Moelans shpjegoi se, pas sulmit në Francë në fillim të tetorit, kompania kishte nisur përpjekjet për t’i mbrojtur frigoriferët e klientëve nga kjo dobësi e sigurisë. Megjithatë, sipas tij, zgjidhja kërkon ndërhyrje fizike në pajisje dhe jo vetëm përditësime të programeve kompjuterike.

“Zgjidhja më e thjeshtë është që frigoriferët të menaxhohen përmes një lidhjeje të sigurt interneti. Shumica e klientëve tanë kaluan në këtë mënyrë pas sulmit në Francë”, shtoi ai.

Ende nuk dihet se kush qëndron pas sulmit të dyshuar.

Temperatura deri në 50 gradë, dëme të mëdha në supermarkete

Temperatura e ngrirësve në disa dyqane në Evropë raportohet se është rritur deri në 50 gradë Celsius. Agjencitë kombëtare të sigurisë kibernetike në Belgjikë dhe Suedi thanë se po e monitorojnë incidentin. Një supermarket i rrjetit Delhaize në Hoeilart të Belgjikës i tha gazetës Het Laatste Nieuws se kishte pësuar humbje prej 100 mijë eurosh, për shkak të prishjes së produkteve ushqimore.

Menaxheri i dyqanit tha se kjo shumë nuk përfshin humbjet e tjera që do të shkaktohen nga mbyllja e përkohshme e supermarketit. Rrjeti francez i supermarketeve, Carrefour, njoftoi se incidenti kishte prekur vetëm 15 dyqane të tij në Belgjikë, duke shtuar se ishin marrë masa të menjëhershme për të siguruar që të gjitha dyqanet të vazhdonin punën.

Një zëdhënës i kompanisë Colruyt Group, e cila menaxhon dyqanet Spar në Belgjikë, i tha agjencisë Reuters se sistemet e ftohjes në pesë prej dyqaneve të saj kanë qenë cak i sulmit. Në Suedi, nga sulmi u prekën disa dyqane të rrjeteve ICA dhe Coop.

Në Irlandë, ai shkaktoi probleme në 13 supermarkete të rrjetit SuperValu. Një zëdhënës i prodhuesit danez, Danfoss, i tha radios publike holandeze NOS se sistemet e ngrirjes dhe ftohjes në së paku 17 biznese në Holandë ishin sulmuar gjatë natës. Mes bizneseve të prekura ishin kasapë dhe dyqane të vogla lagjesh./REL

sulmet kibernetike

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...