9 November 2026, 21:05
Nga E.M

BRITANI- Në Britaninë e Madhe një ish-mësues 58-vjeçar është dënuar me 7 vite e gjysmë burg pasi u shpall fajtor për shfrytëzim seksual të të miturave dhe nxitjen e vajzave për të krijuar e dërguar fotografi intime.
Clive Bartram u arrestua nga policia në banesën e tij në Croydon, në jug të Londrës, në qershor të vitit të kaluar, pasi u lidh me një llogari në rrjetet sociale përmes së cilës publikoheshin materiale të abuzimit seksual me fëmijë.
58-vjeçari punonte në një shkollë të mesme në periudhën kur nisi edhe hetimi kundrejt tij. Sipas hetuesve, ai komunikonte drejtpërdrejt me vajzat përmes internetit dhe u ofronte karta dhuratash apo shpërblime të tjera në këmbim të fotografive me përmbajtje të papërshtatshme.
Gjatë arrestimit, Bartram shihet i ulur në divanin e tij, duke luajtur me telekomandën e televizorit, ndërsa efektivët i komunikojnë se po e arrestojnë.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia sekuestroi telefona celularë, kompjuterë portativë dhe pajisje USB. Hetuesit zbuluan se ish-mësuesi kishte në përdorim edhe një telefon tjetër, ekzistencën e të cilit fillimisht e kishte mohuar. Pajisja u gjet në kopshtin e një prone fqinje, pasi ishte hedhur nga dritarja.
Hetimi identifikoi pesë viktima, të moshës nga 14 deri në 16 vjeç, ndërsa autoritetet morën masa për mbrojtjen e tyre. Bartram u shpall fajtor për 13 vepra penale që lidhen me shfrytëzimin seksual të fëmijëve dhe posedimin apo krijimin e materialeve të paligjshme./Dosja.al
Britani
Bota
9 November 2026, 20:54
E. D
PARIS- Ministrat e Jashtëm të vendeve të G7 janë mbledhur në Paris, ku në fokus të diskutimeve janë lufta në ...
Bota
9 November 2026, 20:52
E.M
KINË- Një incident i rëndë ka ndodhur në Kinë pasi një burrë ka hyrë me forcë me një ekskavator në ...
Bota
9 November 2026, 19:44
E.M
FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij, Brigitte Macron, kanë ndërmarrë hapa ligjorë kundër...
Bota
9 November 2026, 19:00
E.M
SHBA- Papa Leone XIV gjatë meshës së mbajtur në Monumentin e Spanjollëve, në Buenos Aires, u ka bërë thirrje familjeve ...
Bota
9 November 2026, 18:35
E.M
FRANCË- Qeveria franceze ka njoftuar një rritje prej 1.6% të pagës minimale, e cila do të hyjë në fuqi më 1 dhjetor. Ky...
Bota
9 November 2026, 18:25
E.M
KENIA- Një operacion kundër trafikut ndërkombëtar të drogës është zhvilluar në Kenia duke sekuestruar kë...
Bota
9 November 2026, 18:18
E.M
NEW YORK- Një ndërtesë gjashtëkatëshe në Manhattan, New York, është përfshirë nga flakët nd&eu...
Bota
9 November 2026, 17:50
E.M
ITALI- Drejtoria e Hetimit Anti-Mafia e Ministrisë së Brendshme Italiane është përballur me një sulm kibernetik. Mediat italiane ...
Bota
9 November 2026, 17:36
E.M
SHBA- Në Uashington, afër Shtëpisë së Bradhë ka ndodhur një incident duke shkaktuar në këtë mënyrë ...
Bota
9 November 2026, 17:10
E.M
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në intervistën e tij të parë pas fitores së demokratëve dhe humbjes së r...