9 November 2026, 20:52
Nga E.M

KINË- Një incident i rëndë ka ndodhur në Kinë pasi një burrë ka hyrë me forcë me një ekskavator në një kompleks zyrash qeveritare në provincën Shaanxi, duke shkatërruar hyrjet dhe fasadat e disa ndërtesave. Ngjarja ndodhi në Qendrën e Zyrave Qeveritare të Distriktit Fengdong, në Zonën e Re Urbane Xishuangbanna, pranë qytetit të Xi’an.
Pamjet të cilat kanë qarkulluar në rrjetet sociale tregojnë ekskavatorin duke lëvizur nëpër kompleks dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Ndërkohë, punonjës dhe qytetarë kanë ndjekur ngjarjen nga distanca.
Sulmi zgjati rreth një orë, u dëmtuan disa ndërtesa
Sipas raportimeve të mediave kineze, burri nisi veprimet rreth orës 11:00 të paradites, sipas kohës lokale. Dëshmitarët okularë bëjnë me dije se gjithçka zgjati për afro një orë, gjatë së cilës ai përdori ekskavatorin për të shkatërruar objektet dhe për të penguar afrimin e personave të tjerë.
Nga pamjet e publikuara rezulton se të paktën gjashtë pjesë të kompleksit kanë pësuar dëmtime.
Dëme të konsiderueshme u regjistruan në hyrje të Ndërtesës 1, ku u shkatërruan shkallët, u shkëputën pjesë të tabelës identifikuese dhe u thyen dyert prej xhami. Gjithashtu, dëmtime u konstatuan në pjesën e pasme të ndërtesës dhe në fasadat e objekteve të tjera.
Punonjësit dhe qytetarët u evakuuan me urgjencë
Një punonjës i Qendrës së Shërbimeve Qeveritare ka rrëfyer momentet e tensionuara për mediat kineze.
Sipas tij, sapo u kuptua përmasat e situatës, përgjegjësit organizuan evakuimin emergjent të ndërtesave, duke larguar punonjësit dhe qytetarët që ndodheshin aty për të marrë shërbime.
“Askush nuk guxoi ta ndalonte”, thuhet në dëshmitë e publikuara lidhur me incidentin./Dosja.al
KINË-
Bota
9 November 2026, 19:44
E.M
FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij, Brigitte Macron, kanë ndërmarrë hapa ligjorë kundër...
Bota
9 November 2026, 19:00
E.M
SHBA- Papa Leone XIV gjatë meshës së mbajtur në Monumentin e Spanjollëve, në Buenos Aires, u ka bërë thirrje familjeve ...
Bota
9 November 2026, 18:35
E.M
FRANCË- Qeveria franceze ka njoftuar një rritje prej 1.6% të pagës minimale, e cila do të hyjë në fuqi më 1 dhjetor. Ky...
Bota
9 November 2026, 18:25
E.M
KENIA- Një operacion kundër trafikut ndërkombëtar të drogës është zhvilluar në Kenia duke sekuestruar kë...
Bota
9 November 2026, 18:18
E.M
NEW YORK- Një ndërtesë gjashtëkatëshe në Manhattan, New York, është përfshirë nga flakët nd&eu...
Bota
9 November 2026, 17:50
E.M
ITALI- Drejtoria e Hetimit Anti-Mafia e Ministrisë së Brendshme Italiane është përballur me një sulm kibernetik. Mediat italiane ...
Bota
9 November 2026, 17:36
E.M
SHBA- Në Uashington, afër Shtëpisë së Bradhë ka ndodhur një incident duke shkaktuar në këtë mënyrë ...
Bota
9 November 2026, 17:10
E.M
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në intervistën e tij të parë pas fitores së demokratëve dhe humbjes së r...
Bota
9 November 2026, 16:59
E.M
UKRAINË- Lufta e Ukrainës që nga fillimi i pushtimit të Moskës në shkurt të vitit 2022 ka bërë që më shu...
Bota
9 November 2026, 16:50
E.M
TURQI- Numri i të vdekurve nga shpërthimi në fabrikën në Turqi është rritur në të paktën 10, me numrin e t&eu...