25 November 2026, 11:19
Nga E. D

TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka refuzuar 3 ngarkesa me produkte ushqimore në Pikat e Inspektimit Kufitar gjatë muajit nëntor 2026, dy në PIK Durrës dhe një në PIK Morinë. Në total, bëhet fjalë për 79 ton produkte ushqimore që do të kthehen në vendet e origjinës.
Në PIK Durrës janë bllokuar dy ngarkesa me 54 ton mish pule, të importuara nga kompania ZICO sh.a. me origjinë nga Brazili. Masa është marrë pasi gjatë verifikimeve është konstatuar mospërputhje mes të dhënave të certifikatave shoqëruese dhe atyre të regjistruara në sistem.
Ndërsa në PIK Morinë është refuzuar një ngarkesë me 25 ton produkte gruri, konkretisht 7 ton miell gruri tip 400 dhe 500 dhe 18 ton “Hime gruri”, të importuara nga subjekti “Mirela Bërdufi”. Shkak për refuzimin kanë qenë mangësitë në dokumentacionin shoqërues, mungesa e numrit LOT, problemet me etiketimin, si dhe mospërputhjet në të dhënat e nivelit të proteinave dhe mungesa e analizës për Aflatoksinën.
Sipas të dhënave të AKU-së, gjatë muajit nëntor në Pikat e Inspektimit Kufitar janë importuar gjithsej 5,277 ngarkesa, nga të cilat 1,276 me origjinë shtazore, 2,834 me origjinë joshtazore dhe 1,167 ngarkesa me produkte të mbrojtjes së bimëve dhe inpute bujqësore. Gjithashtu, janë marrë 167 mostra për analiza laboratorike, nga të cilat nuk janë konstatuar raste jokonforme deri më tani.
REAGIMI I PLOTE I AKU:
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të informimit publik dhe transparencës, bën me dije se gjatë muajit nëntor 2026 në Pikat e Inspektimit Kufitar (PIK) janë importuar në total 5277 ngarkesa nga të cilat 1276 ngarkesa me origjinë shtazore, 2834 ngarkesa me origjinë joshtazore, 1167 ngarkesa MBIB (Produkte të mbrojtjes së bimëve dhe inputeve bujqësore).
Gjithashtu, janë marrë në total 167 mostra, nga analizimi i të cilave nuk kanë rezultuar raste jokonforme deri më tani. Përsa i takon rasteve të refuzimeve në kufi rezultojnë të jenë 3 ngarkesa, 2 në PIK Durrës dhe 1 në PIK Morinë. Nga vlerësimi i praktikave në PIK Durrës, është marrë masë me bllokim për dy ngarkesa me 54 ton mish pule me destinacion kthim në vendin e origjinës, në Republikën Federative të Brazilit.
Vendimi për kthimin në vendin e origjinës së këtyre dy ngarkesave të importuara nga subjekti ZICO sh.a është marrë, pasi ka rezultuar se të dhënat e certifikatave shoqëruese nuk përkojnë me të dhënat në sistem. Në këto kushte, në zbatim të legjislacionit në fuqi, ngarkesat do të kenë destinacion kthimin në vendin e origjinës.
Nga vlerësimi i praktikave në PIK Morinë, është marrë masë me refuzimin në kufi për një ngarkesë me produkt “Miell gruri tip 400 dhe 500” me sasi 7 ton dhe produkti “Hime gruri” me sasi 18 ton me destinacion kthim në vendin e origjinës Kosovë.
Kthimi në vendin e origjinës së kësaj ngarkese të importuar nga subjekti “Mirela Bërdufi” është kryer për arsye se për produktet “Miell gruri” dhe “Hime Gruri” kishte mungesë të theksuar të dokumentacionit shoqërues; në pjesën më të madhe të ngarkesës “Miell Gruri” nuk lexohej data e prodhimit dhe e skadencës, nuk përputhej niveli i proteinave në ambalazh dhe dokumente, nuk posedonte nr. LOT dhe fletë analize të Aflatoxinës.
Ndërsa, përsa i përket produktit “Hime Gruri”, në të njejtën ngarkesë nuk kishte nr. LOT në etiketa për të bërë lidhjen midis produktit me dokumentacionin shoqërues. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mbetet i angazhuar në garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit./Dosja.al
autoriteti kombetar i ushqimit
Aktualitet
25 November 2026, 11:13
E. D
SPAK
TIRANË- SPAK ka paraqitur pretencën për 10 personat e dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, i cili merrej...
Aktualitet
25 November 2026, 10:26
E. D
pamjet
TIRANË- Protestat kundër qeverisë së Edi Ramës po prodhojnë figura që po tërheqin vëmendjen për...
Aktualitet
25 November 2026, 09:52
E. D
ANGLI- Dy persona me origjinë shqiptare janë arrestuar në Angli, pasi dyshohet se kanë hyrë pa autorizim në rezidencën ...
Aktualitet
25 November 2026, 09:44
E. D
pamjet
VLORË- Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë natës në lagjen “1 Maji” në Vl...
Aktualitet
25 November 2026, 09:34
E. D
SPANJË- Tre shqiptarë janë arrestuar në Spanjë, pasi dyshohen si autorë të 17 grabitjeve në banesa në tri pro...
Aktualitet
25 November 2026, 09:25
E. D
TIRANË- Në rrugët e Tiranës, zemërimi ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama është shprehur prej muajsh p&eu...
Aktualitet
25 November 2026, 09:24
E. D
PRISHTINË- Prokuroria Themelore në Prishtinë ka zbardhur detaje të reja nga hetimet për vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila u vra më...
Aktualitet
25 November 2026, 07:33
E. D
TIRANË- Vala e re e ndërtimeve për kulla shumëkatëshe dhe përfundimit të ndërtimeve në Bulevardin e Ri ka krijuar ...
Aktualitet
25 November 2026, 07:29
E. D
TIRANË- Nga një ditë e vetme uljesh, Black Friday po shndërrohet në një sezon të mirëfilltë tregtar në Shqip&...
Aktualitet
25 November 2026, 07:26
E. D
TIRANË- Inflacioni bazë iu kthye rritjes në muajin tetor, pas tre muajsh radhazi në rënie. Sipas Bankës së Shqipëris&eu...