Ndërhyrja kirurgjikale e Veliajt, Ndreca: Nuk e përcakton prokurori se kush mjek do e operojë, por familja
24 Nëntor, 12:44
...
Aktualitet
VIDEO/ Digjet një makinë gjatë natës në Vlorë, dyshime se flakët nisën nga një kosh mbeturinash
Dyshimet e para janë se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht, por ende nuk dihet nëse objektiv kanë qenë koshat e mbeturinave apo automjeti është përfshirë nga flakët si pasojë e përhapjes së zjarrit.
25 November 2026, 09:44Nga E. D
pamjet
VLORË- Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë natës në lagjen “1 Maji” në Vlorë, duke shkaktuar dëme materiale. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka nisur në një kosh mbeturinash në hapësirën publike dhe më pas është përhapur në një automjet të parkuar pranë tij.
Dyshimet e para janë se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht, por ende nuk dihet nëse objektiv kanë qenë koshat e mbeturinave apo automjeti është përfshirë nga flakët si pasojë e përhapjes së zjarrit. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Në kuadër të hetimeve janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në bizneset dhe ambientet përreth, të cilat mund të ndihmojnë në identifikimin e personave përgjegjës. Deri më tani nuk ka persona të identifikuar apo të shoqëruar për këtë ngjarje, por grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e shkakut të zjarrit.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Rreth orës 04:00, në lagjen “1 Maji”, është djegur pjesërisht një automjet tip “Toyota”, në pronësi të një kompanie. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht në një kosh plastik mbeturinash dhe më pas ka përfshirë automjetin e parkuar pranë tij. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit./Dosja.al