25 November 2026, 09:52
Nga E. D

ANGLI- Dy persona me origjinë shqiptare janë arrestuar në Angli, pasi dyshohet se kanë hyrë pa autorizim në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, në pronën mbretërore Sandringham, në Norfolk. Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur të hënën në mbrëmje, kur dy shqiptarët Mirgen Doku, 34 vjeç dhe Arilen Ndoci, 32 vjeç depërtuan në ambientet e rezidencës Anmer Hall, duke shkaktuar aktivizimin e sistemeve të sigurisë.
Njëri prej të arrestuarve dyshohet se qëndron ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar. Hetimet paraprake sugjerojnë se dy personat mund të mos e kenë ditur se prona i përkiste çiftit mbretëror dhe se qëllimi i tyre mund të ketë qenë vjedhja.
Megjithatë, autoritetet po verifikojnë të gjitha rrethanat për të përjashtuar mundësinë e një motivi tjetër. Sipas raportimeve, të dyshuarit ishin të maskuar dhe aktivizuan sistemet e avancuara të sigurisë së rezidencës, ku përfshihen kamera vëzhgimi, sensorë lëvizjeje dhe teknologji lazer.
Pas marrjes së sinjalizimit, policia nisi një operacion të gjerë kërkimi, ku u përfshinë qen nuhatës, dronë dhe një helikopter i Shërbimit Kombëtar të Policisë Ajrore, i pajisur me kamera infra të kuqe. Dy personat u lokalizuan dhe u arrestuan brenda territorit të pronës mbretërore.
Policia e Norfolkut konfirmoi se në momentin e incidentit nuk kishte njeri në banesë. Të dy të arrestuarit vijojnë të qëndrojnë në paraburgim, ndërsa hetimet për ngjarjen janë në zhvillim. Anmer Hall shërben si rezidencë pushimi për Princin William dhe Princeshën Kate.
Prona iu dhurua çiftit nga Mbretëresha Elizabeth II me rastin e martesës së tyre në vitin 2011. Ndërsa banesa e tyre kryesore ndodhet në Forest Lodge, në Windsor, ku jetojnë së bashku me tre fëmijët, George, Charlotte dhe Louis, familja mbretërore e përdor rezidencën në Norfolk gjatë fundjavave dhe pushimeve shkollore./Dosja.al
angli
Aktualitet
25 November 2026, 09:44
E. D
pamjet
VLORË- Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë natës në lagjen “1 Maji” në Vl...
Aktualitet
25 November 2026, 09:34
E. D
SPANJË- Tre shqiptarë janë arrestuar në Spanjë, pasi dyshohen si autorë të 17 grabitjeve në banesa në tri pro...
Aktualitet
25 November 2026, 09:25
E. D
TIRANË- Në rrugët e Tiranës, zemërimi ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama është shprehur prej muajsh p&eu...
Aktualitet
25 November 2026, 09:24
E. D
PRISHTINË- Prokuroria Themelore në Prishtinë ka zbardhur detaje të reja nga hetimet për vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila u vra më...
Aktualitet
25 November 2026, 07:33
E. D
TIRANË- Vala e re e ndërtimeve për kulla shumëkatëshe dhe përfundimit të ndërtimeve në Bulevardin e Ri ka krijuar ...
Aktualitet
25 November 2026, 07:29
E. D
TIRANË- Nga një ditë e vetme uljesh, Black Friday po shndërrohet në një sezon të mirëfilltë tregtar në Shqip&...
Aktualitet
25 November 2026, 07:26
E. D
TIRANË- Inflacioni bazë iu kthye rritjes në muajin tetor, pas tre muajsh radhazi në rënie. Sipas Bankës së Shqipëris&eu...
Aktualitet
25 November 2026, 07:18
E. D
TIRANË- Mbi pesë orë çdo ditë të shpenzuara për gatimin, pastrimin dhe kujdesin ndaj fëmijëve e familjar&eu...
Aktualitet
25 November 2026, 07:14
E. D
TIRANË- Moti gjatë ditës së sotme do të karakterizohet nga vranësira dhe reshje shiu në disa zona të vendit. Sipas...
Aktualitet
24 November 2026, 21:28
E.d
Foto ilustruse
GREQI- Policia greke ka zbardhur një pjesë të konsiderueshme të hetimeve për ekzekutimin e 52-vjeçarit Nikos Ga...