LIVE UPDATES
Editorial

Bashkim për një fitore të vonuar  

Rama është përpjekur që në fillim ta mbysë protestën duke blerë individë, ushtruar presion të gjithanshëm administrativ, përcarje të grupeve të interesit dhe partive që presin të vijnë në pushtet si rezultat i kompromiseve me të

9 November 2026, 10:16 Nga Agim Nesho
Bashkim për një fitore të vonuar  
Agim Nesho

Represioni policor i Ramës ndaj protestës popullore nuk është shenjë e mbajtjes së pushtetit, por rritjes së cmimit të negocimit për largimin e tij. Një pushtet i korruptuar, anti-popullor dhe i urryer gjithmonë e më shumë për rezistencën e tij, nuk mund të mbahet nga dëshira individuale, nga “misioni” për të na futur në Bashkimin Europian apo nga gazi lotsjellës, por nga krimi i organizuar që kërkon kthimin e investimit të tij dhe klientela ndërkombëtare, që për turpin e saj hesht dhe fsheh bashkëpunimin e saj me një narko-shtet.

Rama është përpjekur që në fillim ta mbysë protestën duke blerë individë, ushtruar presion të gjithanshëm administrativ, përcarje të grupeve të interesit dhe partive që presin të vijnë në pushtet si rezultat i kompromiseve me të. Ai po punon pareshtur për të krijuar një opozitë “anti-Rama”, që deklarohet kundër tij, e shan atë, por është e gatshme “për interesat e atdheut dhe integrimit europian” të bashkëpunojë me të. Ai është përpjekur për të goditur opozitën e vërtetë demokratike që për një kohë të gjatë ka demaskuar aferat e tij korruptive, shpërdorimin e pasurisë publike dhe kthimin e Shqipërisë në një plackë tregu për interesat e pushtetit të tij. 

Rama e ka të qartë që pa opozitën e vërtetë, e organizuar dhe me përfaqësim të gjerë, me program konkret dhe e aftë profesionalisht të marrë përgjegjësinë për funksionimin e shtetit të së drejtës dhe rikthimin e demokracisë funksionale, përpjekjet frymëzuese dhe aksioni i rinisë studentore nuk do të arrijnë objektivat e duhura. 

Tezat e Ramës, që në fillim e përcuar me patronazhistët e tij, kanë qenë:

Së pari, barazimi i tij me liderin e opozitës - një kryeministër me pushtetin e tij të korruptuar dhe lidhjen me krimin e organizuar që ka shpërdoruar miliarda euro nga fondet publike me një lider të opozitës që ka tre vite nën hetim nga prokuroria speciale dhe nuk i është provuar asgjë. Kjo tezë kërkon të baltosë gjithë politikën Shqiptare, të shpjegojë situatën si një normalitet të politikës, ku kultura ballkanike favorizon korrupsionin si një fenomen endemik (kujtoni deklaratën e Komisioneres Kos). Ky qëndrim ndan protestën dhe nuk realizon numrin kritik për të rrëzuar regjimin e tij. Në të njëjtën kohë Partia Demokratike dhe lidershipi i saj duhet të reflektojnë ndaj perceptimit publik duke hapur Partinë me figura të reja, të kenë një raport të drejtë midis kontributeve dhe profesionistëve të aftë brenda partisë, të mundësojë garën e lirë dhe të përgatisë gjeneratën e re të liderave. 

Së dyti, kërkesa për heqjen e gjithë klasës politike të periudhës 35 vjecare është një kërkesë e Ramës me lakejt e tij të fshehur për ta portretizuar protestën si një lëvizje anti-sistem, revolucionare e ekstremit të majtë që nuk është ngritur kundër korrupsionit, shpërnguljes masive të shqiptarëve, kushteve të jetesës, por si një lëvizje për të thyer sistemin. Kjo tezë i shërben Ramës për të ngritur shqetësim në Bruksel, në një kohë të veprimeve gjeopolitike për të mos lënë hapësira boshe influence, për të devijuar perceptimin në kancelaritë botërore për kërkesat reale të shqiptarëve dhe vonuar veprimin e tyre. Sigurisht pjesëmarrja e studentëve dhe idetë e tyre për një republikë të re duhet të jenë parësore për një shoqëri të re që kërkon të integrohet në BE, por kjo kërkon në radhë të parë rikthimin e demokracisë dhe legjitimitetit që sjell vota e lirë.

Studentët janë pjesa më frymëzuese e shoqërisë për vrullin, idetë dhe pastërtinë e figurës së tyre idealiste, por misioni i tyre sot është rrëzimi i regjimit dhe rikthimi i demokracisë. Vërtetë Rama po kthen diktaturën në Shqipëri, por diktatura e Ramës po ngrihet mbi një sistem demokratik, kushtetutë demokratike dhe një populli që ka pranuar demokracinë si sistemin e tij politik. Në demokraci parimi “ik ti, që të vij unë” nuk vlen si në sistemet me ideologji ekstreme, marksiste apo fashiste, por nëpërmjet votës së lirë, kushteve të barabarta të garës dhe meritokracisë.

Eksperimenti i regjimit të Ramës për të kapur shtetin, për të përdorur si fasadë një administratë të politizuar dhe brez të ri të emëruar prej tij është në funksion të pushtetit të tij të inkriminuar, pra    një eksperiment i dështuar. Për më tepër që Rama erdhi në pushtet duke futur në Parlament elementë të inkriminuar, me justifikimin se këta i do populli, duke realizuar për herë të parë marrjen dhe mbajtjen e pushtetit me aleancën e qelbësirave. Në demokraci, eksperienca e shoqërive perëndimore ka treguar se funksionimi i institucioneve dhe jo individi, është parësore, ashtu si meritokracia në bazë të vlerave. Sistemi demokratik funksionon në bazë të rregullave të përcaktuara dhe shoqëria përparon jo në bazë të revolucioneve të “interesave politike” por ka progres të shoqërisë në bazë të ideve dhe përfaqësuesve të tyre nga shoqëria, nëpërmjet votës së lirë në institucionet përfaqësuese.

Rama është në grahmat e fundit të regjimit të tij. Për ta bërë sa më shpejt fundin e këtij regjimi diktatorial dhe anti-popullor duhet vetëm BASHKIM, bashkim i gjithë qytetarëve dhe frontit opozitar. Kur mendohet të shpëtohet Shqipëria, asnjë atdhetar nuk mendon se për kë e bën këtë luftë. Në fund të kësaj lufte do të kuptojmë se rinia jonë heroike bëri cdo sakrificë për të shpëtuar Shqipërinë nga një diktaturë e re. Pjesa tjetër i takon votës së lirë dhe gjykimit të opinionit publik.

Agim Nesho

Sondazh

Editorial 8 November 2026, 07:42 Irena Beqiraj

Përse pasuria nuk krijoi elitë?

Shqipëria ka prodhuar gjatë tri dekadave të fundit një numër të konsiderueshëm njerëzish të pasur. Disa e kanë...

Editorial 29 October 2026, 11:17 Auron Janku

Populli nuk fyhet. Populli dëgjohet

Auron Janku Në daljen e tij të fundit publike, Kryeministri iu drejtua një pjese të popullit të pakënaqur me fjalët “...

Editorial 27 October 2026, 13:48 Meri Lika

Paketa Fiskale 2027

Meri LIka Sot, ndërsa Tirana ende mban gjurmët e protestave të javëve të fundit, qeveria e nisi ditën me një lajm për ...

Editorial 26 October 2026, 10:20 Meri Lika

Pemët vdesin në këmbë

Meri Lika Ekziston një metaforë e fuqishme që ka përshkuar dekadat, duke u shndërruar në sinonim të dinjitetit të pap&...

Editorial 22 October 2026, 10:10 Auron Janku

DERI KU I SHËRBEN DHUNA PROTESTËS?

Kur revolta duhet t’i hapë rrugën mosbindjes civile Ka një çast në jetën e çdo shoqërie kur pakënaqë...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin