26 October 2026, 11:25
Nga Agim Nesho

Aleksandër Vucic nuk ishte vetëm një lider i fortë nacionalist në Ballkan. Ai ishte përfaqësues dhe zbatues i një projekti politik për Ballkanin. Për aleatët e tij rusë, qëndrimet e tij ishin precedentë për të dënuar politikat e zgjerimit të perëndimit drejt lindjes dhe justifikimi i mbrojtjes së ‘hapësirave ruse’; për kinezët ishte krijimi i rrugëve strategjike për të dominuar Europën në të ardhmen; për europianët, lideri që do të drejtonte Serbinë drejt Europës. Të tërë favorizuan në mënyrë aktive ose në heshtje krijimin e një autokracie në Ballkan, që për perëndimorët do të krijonte stabilitet.
Me ardhjen e tij në pushtet, Vucic deklaroi se do të kthente Jugosllavinë e re pa Kroacinë por me Shqipërinë, duke hedhur idenë sorosiane të një Ballkani të Hapur dhe bashkëpunues, të një Serbie të konsoliduar ekonomikisht për të dominuar rajonin, të një aleance me mercenarët shqiptarë për të rikthyer cështjen e Kosovës dhe për ta përgatitur Ballkanin për një zgjidhje të re gjeopolitike me pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve të mëdhenj ndërkombëtarë që pretendonin influencë në Ballkan. Ishte pikërisht Soros që farkëtoi marrëdhënien Rama-Vucic, duke i ofruar Vucic-it një ‘lider kozmopolit’, ambicioz, i dashuruar me vetveten, i aftë të shiste interesat kombëtare për interes të pushtetit. Një bufon politik që do t’ja tërhiqnin fijet si nga Vucic ashtu edhe nga Soros, kur ky i fundit kishte përkrahjen e demokratëve amerikanë dhe përpiqej të drejtonte lëvizjet majtiste në botë.
Rama-Vucic bashkëpunuan ngushtë në projekte të përbashkëta ruso-sllave duke i paraqitur si projekte të tyre, si ndryshimi i kufijve dhe Ballkani i Hapur; u bënë bashkë-themelues të mini-shengenit ballkanik, investuan së bashku me të njëjtët aktorë nga Lindja e Mesme deri në metodat e përbashkëta të funksionimit të shtetit policor kundër revoltës së studentëve dhe revoltave popullore në të dy vendet. Një marrëdhënie e ngushtë, por jo e barabartë. Vucic drejtonte dhe Rama bënte punën e argatit duke u treguar një vasal i mjerë, në projektet politike ku e kishin futur.
Rama u përpoq të justifikojë Vucic për moszbatimin e sanksioneve kundër Rusisë agresore ndaj Ukrainës, deklaroi Veriun e Kosovës tokë e askujt, paraqiti projektin e asosiacionit të komunave serbe për Kosovën, ndihmoi Vucic-in duke i bërë presion BE-së me letrën e tyre të përbashkët në përpjekje për ta faktorizuar përballë një presioni bllokues të BE ndaj Serbisë për fenomenet e përkeqësuara të funksionimit të demokracisë, shtetit ligjor dhe lirisë së medias. Të dy ndërtuan sisteme politike të autokracisë elektorale, të bashkëpunimit me krimin e organizuar , mafian ndërkombëtare dhe kapjen e shtetit duke i mohuar vendeve të Ballkanit Perëndimor integrimin e shpejtë të tyre në BE, sidomos në kushtet e favorizuara për një veprim gjeopolitik nga Europa.
Lëvizja studentore në Serbi kundër korrupsionit dhe shtetit të së drejtës është jo vetëm një lëvizje frymëzuese për popujt liridashës dhe shoqëritë demokratike por edhe mbylljes së një projekti nacionalist destabilizues në Ballkan. Mësimi më i madh i kësaj lëvizjeve është se bashkimi i të gjitha forcave demokratike opozitare, pa ndarje dhe pa paragjykime , te cilat sjellin fitoren e madhe përballë cdo autokracie që ka kapur shtetin.
Në planin ndërkombëtar është shkatërrimi i një projekti anti-europian për të krijuar zona të hapura influence për fuqitë e huaja në zemër të Europës. Ajo që pritet për të varrosur shpejt dhe përfundimisht këtë projekt është përfundimi me sukses i lëvizjes heroike të studentëve Shqiptarë për të shkatërruar narko-shtetin në Shqipëri, duke i kthyer Shqipërisë demokracinë dhe popullit dinjitetin.
Rama dhe Vucic erdhën në skenën ballkanike si një projekt dhe do të ikin të dy së bashku. Rënia e Vucic e bën vasalin e tij pa asnjë vlerë. Shqipëria ishte e fundit që bëri ndryshimin e sistemit politik drejt demokracisë, pas rënies së Causheskut në vitet ’90. Por sot opinioni publik në Shqipëri është shumë pro-perëndimor dhe mbi të gjitha i ndërgjegjshëm në mbrojtjen e vlerave demokratike dhe shtetit të së drejtës.
Rinia e mrekullueshme, atdhetare e Shqipërisë po bën ndryshimin duke e hedhur diktatorin e fundit Rama në koshin e plehrave.
Agim Nesho aleksander vucici
Editorial
26 October 2026, 10:20
Meri Lika
Meri Lika
Ekziston një metaforë e fuqishme që ka përshkuar dekadat, duke u shndërruar në sinonim të dinjitetit të pap&...
Editorial
22 October 2026, 17:23
Zef Preci
Zef Preci
Modelet shoqërore dhe protestat
Në shkencat sociale e politike, “role model” është personi që merret si s...
Editorial
22 October 2026, 10:10
Auron Janku
Kur revolta duhet t’i hapë rrugën mosbindjes civile
Ka një çast në jetën e çdo shoqërie kur pakënaqë...
Editorial
21 October 2026, 13:20
Agim Nesho
Agim Nesho
Kur Rama & Co. e quajtën revolucionin e studentëve Antifa, me qëllim ta barazonin revoltën në Shqipëri si në...
Editorial
21 October 2026, 10:34
Irena Beqiraj
Irena Beqiraj
Në demokraci, partitë vijnë në pushtet me votë jo individi . Kur mandati elektoral katandiset në kontratë pro...
Editorial
19 October 2026, 17:15
Auron Janku
Auron Janku
Qeveria nuk mund të flasë si opozitë ndaj rreziqeve që ka detyrë të administrojë. Vota është akt...
Editorial
16 October 2026, 18:06
Irena Beqiraj
Irena Beqiraj
Sot është turp të jesh socialist !
Teksa shikoj videot e të rinjve që hiqen zvarrë, ndiej turp për të ma...
Editorial
15 October 2026, 09:57
Auron Janku
Auron Janku
Kjo tokë është djegur disa herë. Ka parë perandori që janë zhdukur, diktatura që kanë sunduar me frik...
Editorial
10 October 2026, 22:50
Auron Janku
Nuk mjafton të ndryshojmë herë pas here një nen të Kushtetutës, një dispozitë të ligjit për partitë pol...
Editorial
10 October 2026, 15:36
Bojken T
Në Shqipëri, duket se gjithçka mund të kthehet në para: pushteti, fama, trupi, marrëdhëniet dhe madje edhe turpi. Mjafton...