LIVE UPDATES
Editorial

Përse pasuria nuk krijoi elitë?

Pasuria dhe elita nuk janë sinonime. Pasuria është nivel ekonomik; elita është një pozicion shoqëror që fitohet përmes autoritetit, integritetit, dijes, përgjegjësisë dhe ndikimit kulturor

8 November 2026, 07:42 Nga Irena Beqiraj

Përse pasuria nuk krijoi elitë?

Shqipëria ka prodhuar gjatë tri dekadave të fundit një numër të konsiderueshëm njerëzish të pasur. Disa e kanë krijuar pasurinë përmes sipërmarrjes, të tjerë përmes lidhjeve me pushtetin, ndërmjetësimit, privilegjeve apo mundësive që u ka ofruar një ekonomi me institucione ende të brishta. Por, pavarësisht origjinës së ndryshme të pasurisë, një pyetje mbetet: a kemi arritur të krijojmë një elitë të mirëfilltë shoqërore?

Pasuria dhe elita nuk janë sinonime. Pasuria është nivel ekonomik; elita është një pozicion shoqëror që fitohet përmes autoritetit, integritetit, dijes, përgjegjësisë dhe ndikimit kulturor. Një njeri mund të zotërojë hotele, kulla, makina luksoze dhe llogari bankare me shumë zero, por asnjëra prej tyre nuk e bën automatikisht pjesë të elitës. Edhe pse, duhet pranuar, në Shqipëri ka jo pak njerëz që kanë investuar shumë për t'i bindur të tjerët për të kundërtën.

Elitat nuk krijohen brenda një dekade. Ato formohen përmes trashëgimisë së dijes, kulturës, traditës së punës, reputacionit dhe përgjegjësisë. Nuk mjafton të trashëgosh apo të grumbullosh pasuri, duhet të jesh në gjendje të trashëgosh edhe vlera. Edhe Shqipëria hyri në vitin 1990 me një boshllëk të madh në këtë drejtim. Së pari, regjimi komunist shkatërroi një pjesë të konsiderueshme të elitës ekonomike, intelektuale dhe kulturore që ishte formuar para Luftës së Dytë Botërore. Familje me traditë tregtare, pronarë, intelektualë, profesionistë dhe njerëz me ndikim kulturor u persekutuan dhe u shpronësuan. Kështu u ndërpre transmetimi i kulturës së pronës, sipërmarrjes, përgjegjësisë publike dhe pavarësisë intelektuale.

Pas vitit 1990 nuk nisëm thjesht nga zeroja ekonomike. Nisëm edhe me një ndërprerje të trashëgimisë shoqërore dhe kulturore. Na mungonin jo vetëm kapitali dhe institucionet, por edhe modelet që mund të shërbenin si pikë referimi.
Së dyti, pas vitit 1990, kur e nisëm nga e para, një pjesë e madhe e shoqërisë ishte e etur për pasuri, jo domosdoshmërisht për kulturën që e krijon dhe e shoqëron atë. Privatizimet, ndërtimi, marrëdhëniet me politikën, aksesi në burimet publike dhe dobësia e institucioneve krijuan mundësi për pasurim të shpejtë. Sigurisht, ka sipërmarrës që kanë ndërtuar biznese me punë, vizion dhe këmbëngulje. Por modeli dominues i zhvillimit nuk arriti të prodhojë një kulturë të konsoliduar kapitaliste. Teksa pasuria u lidh më shumë me aksesin tek pushteti sesa me konkurrencën, u krijua një klasë përfituesish, jo një elitë ekonomike autonome nga pushteti.

Së treti, në tridhjetë vite tranzicion ngatërruam diplomën me dijen dhe titullin me autoritetin. Krijuam iluzionin e një elite intelektuale që ndërtohej përmes numrit të doktoraturave, titujve akademikë apo pozicioneve universitare.
Në fakt, elita krijohet nga cilësia e dijes, integriteti, mendimi kritik dhe kontributi në zhvillimin e shoqërisë. Një profesor që nuk prodhon dije, një akademik që nuk ka guxim të flasë hapur, një intelektual që e ndryshon qëndrimin sipas interesit nuk mund të quhen elitë, pavarësisht titujve që mbajnë. Teksa prodhojmë më shpejt tituj sesa autoritet shkencor, kemi ekspertë për çdo çështje që nuk mbajnë përgjegjësi për atë që thonë, apo universitete që ende përpiqen të bindin botën se prodhojnë dije ajo që kemi arritur është prespektiva e kufizuar e mendimit kritik.

Së katërti, nuk kemi krijuar institucione që prodhojnë dhe mbrojnë meritën. Elitat nuk krijohen vetëm nga cilësitë individuale. Ato kanë nevojë për institucione që identifikojnë talentin, shpërblejnë meritën, mbrojnë pavarësinë dhe krijojnë mundësi për zhvillim. Këtu u krijua një sistem ku rekomandimi mund të vlejë më shumë se CV-ja, bindja më shumë se kompetenca dhe besnikëria më shumë se integriteti. Kur karriera profesionale, akademike apo publike ndikohet nga përkatësia politike, njohjet dhe afërsia me pushtetin, individët më të aftë nuk kanë gjithmonë mundësinë të marrin pozicionin që meritojnë, edhe pa meritë nuk mund të ketë elitë !

Së pesti, politika ka zënë edhe hapësirën që duhet t'i përkiste shoqërisë civile dhe elitave të pavarura. Në një shoqëri të shëndetshme, politika nuk mund të jetë burimi i vetëm i autoritetit. Universitetet, akademia, media e pavarur, organizatat profesionale, fondacionet, sipërmarrësit dhe intelektualët duhet të kenë ndikim të pavarur nga qeveria.
Kur pjesa dërrmuese e njerëzve me ndikim ekonomik, intelektual apo mediatik preferojnë të qëndrojnë pranë pushtetit dhe të mos e kundërshtojnë atë, në vend që të kemi një elitë që vendos standarde dhe i kërkon llogari politikës, kemi një grup njerëzish me ndikim që, në shumë raste, i shërbejnë politikës . Kur autoriteti matet me afërsinë ndaj pushtetit, nuk kemi më një elitë që e kontrollon pushtetin, por një rreth njerëzish që presin të njihen prej tij. Elitat i vendosin kufij pushtetit. Në Shqipëri, duket se kemi përmbysur këtë marrëdhënie, pushteti përcakton kufijtë brenda të cilëve mund të veprojë elita.

Së gjashti, emigrimi ka marrë një pjesë të rëndësishme të kapitalit tonë njerëzor. Shqipëria ka humbur profesionistë, studiues, sipërmarrës, akademikë, artistë dhe njerëz me potencial për të ndërtuar institucione. Një pjesë e madhe e atyre që mund të kishin kontribuar në krijimin e një elite të re e kanë ndërtuar jetën dhe karrierën jashtë vendit. Thënë këtë, ne nuk kemi humbur vetëm forcë pune. Kemi humbur edhe njerëz që mund të krijonin shkolla mendimi, institucione kërkimore, biznese inovative, organizata profesionale dhe modele të reja të përgjegjësisë publike. Ndërkohë, që vazhdojmë të jetojnë një paradoks të rrezikshëm ndërsa diskutojmë se si t'i mbajmë të rinjtë në vend, në mungesë të mundësive u ofrojmë si model suksesi pikërisht ata që kanë arritur të largohen.

Së shtati, kemi krijuar një shoqëri që shpërblen dukjen më shumë se përmbajtjen. Në një mjedis ku suksesi matet me makinën, vilën, veshjen, pushimet dhe ekspozimin në rrjetet sociale, nuk krijohet elitë por "aristokracia e dukjes" ku rëndësi ka jo vetëm çfarë zotëron, por edhe sa njerëz e shohin atë që ke. Shqipëria padyshim ka njerëz elitarë, sipërmarrës seriozë, intelektualë të përkushtuar dhe individë me integritet. Problemi është se këta njerëz nuk janë shndërruar në një shtresë me peshë, autonomi dhe ndikim në jetën publike. Ndoshta tranzicioni na mësoi si të bëhemi të pasur, por nuk arriti të na mësojë çfarë duhet të bëjmë me pasurinë. Kështu, krijuam shumë milionerë, disa aristokratë të vetëshpallur dhe një mungesë të theksuar elitash.

irena beqiraj

Sondazh

Editorial 29 October 2026, 11:17 Auron Janku

Populli nuk fyhet. Populli dëgjohet

Auron Janku Në daljen e tij të fundit publike, Kryeministri iu drejtua një pjese të popullit të pakënaqur me fjalët “...

Editorial 27 October 2026, 13:48 Meri Lika

Paketa Fiskale 2027

Meri LIka Sot, ndërsa Tirana ende mban gjurmët e protestave të javëve të fundit, qeveria e nisi ditën me një lajm për ...

Editorial 26 October 2026, 10:20 Meri Lika

Pemët vdesin në këmbë

Meri Lika Ekziston një metaforë e fuqishme që ka përshkuar dekadat, duke u shndërruar në sinonim të dinjitetit të pap&...

Editorial 22 October 2026, 10:10 Auron Janku

DERI KU I SHËRBEN DHUNA PROTESTËS?

Kur revolta duhet t’i hapë rrugën mosbindjes civile Ka një çast në jetën e çdo shoqërie kur pakënaqë...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin