LIVE UPDATES
Bota

BE-ja me plane të reja për kufizimin e Rusisë dhe financimin e Ukrainës

Kjo nismë vjen në kohën kur organizatat ndërkombëtare sportive kanë nisur t’i zbusin kufizimet ndaj sportistëve të këtyre dy vendeve, të vendosura pas fillimit të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, më 2022.

24 November 2026, 13:34 Nga G.M
BE-ja me plane të reja për kufizimin e Rusisë dhe financimin e
Protestë para selisë së Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në Lozanë të Zvicrës - fotografi arkivi

Bashkimi Evropian po përgatit masa të reja për të penguar sportistët rusë dhe bjellorusë që të garojnë nën flamujt dhe simbolet e vendeve të tyre, në garat sportive që zhvillohen në territorin e BE-së. Kjo nismë vjen në kohën kur organizatat ndërkombëtare sportive kanë nisur t’i zbusin kufizimet ndaj sportistëve të këtyre dy vendeve, të vendosura pas fillimit të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, më 2022.

Diskutimet në Bruksel janë bërë më urgjente për shkak të disa ngjarjeve sportive ndërkombëtare, që pritet të zhvillohen në vendet e BE-së gjatë muajve të ardhshëm. Gjashtë vende evropiane kanë kërcënuar se do ta bojkotojnë Kampionatin Botëror të Hokejit në Akull, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani, nëse Rusia merr pjesë në të.

“Ne e kundërshtojmë rikthimin e ekipeve kombëtare ruse në turnetë ndërkombëtare të hokejit në akull”, tha kreu i Federatës Gjermane të Hokejit në Akull, Frank Lutz.

Gjatë këtij viti janë marrë disa vendime që mund t’i hapin rrugë rikthimit të plotë të sportistëve rusë dhe bjellorusë në arenën ndërkombëtare. Në verë, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) vendosi ta heqë përkohësisht pezullimin e Komitetit Olimpik të Rusisë - një hap që do të mund t’u mundësojë sportistëve rusë ta përfaqësojnë vendin e tyre në Lojërat Olimpike Verore të vitit 2028 në Los Anxhelos, në vend se të garojnë si sportistë neutralë. 

Një vendim i ngjashëm u mor në pranverë edhe për sportistët nga Bjellorusia, ndaj së cilës janë vendosur kufizime, për shkak se territori i saj është shfrytëzuar nga forcat ruse për pushtimin e Ukrainës, më 2022. Këto vendime kanë nxitur disa federata sportive që t’ua lejojnë sportistëve të të dyja vendeve të garojnë me flamujt dhe himnet e tyre kombëtare. Në përgjigje, disa shtete evropiane kanë nisur të ndërmarrin masa individuale për ngjarjet sportive që zhvillohen në territorin e tyre.

Vendet evropiane kërkojnë një përgjigje të përbashkët

Finlanda njoftoi së voni se do të kufizojë lëshimin e vizave afatshkurtra të punës për sportistët dhe profesionistët rusë të sportit. Suedia po shqyrton mundësinë e ndalimit të pjesëmarrjes së sportistëve rusë në Kampionatin Botëror të Skijimit Nordik, që do të mbahet në shkurt në qytetin Falun, ndërsa Estonia tashmë ka marrë një vendim të tillë për kampionatin e të rinjve, që do të zhvillohet në janar.

Edhe Republika Çeke ka ndaluar hyrjen e sportisteve ruse për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror të Hokejit në Akull për vajzat nën 18 vjeçe. Prodhuesi çek i automobilave, Shkoda, sponsor kryesor i Kampionatit Botëror të Hokejit në Akull që do të mbahet në Gjermani në maj, ka kërcënuar se do ta tërheqë financimin nëse Rusia merr pjesë.

Megjithatë, masat e deritanishme janë ndërmarrë individualisht nga shtetet, disa prej të cilave rrezikojnë të humbin të drejtën për organizimin e turneve sportive në të ardhmen. Për këtë arsye, disa vende anëtare i kanë kërkuar Brukselit të krijojë një kornizë të përbashkët ligjore. Përgjigjja që po përgatit BE-ja përqendrohet në tri fusha: vizat, sanksionet dhe financimin.

Çfarë masash po shqyrton BE-ja?

Lëshimi i vizave mbetet kryesisht kompetencë e shteteve anëtare. Megjithatë, Komisioni Evropian po shqyrton udhëzimet ekzistuese për vizat për shtetasit rusë, të cilat aktualisht nuk përmbajnë dispozita specifike për sportistët. Një mundësi tjetër është shfrytëzimi i Kodit të Vizave të BE-së, i cili parasheh refuzimin e vizës nëse aplikuesi konsiderohet kërcënim për marrëdhëniet ndërkombëtare të ndonjërit prej shteteve anëtare.

Ndryshimet në këtë kod kërkojnë mbështetjen e një shumice të cilësuar të vendeve anëtare dhe nuk pritet të miratohen në kohë për ngjarjet sportive të këtij dimri. Brukseli po shqyrton, gjithashtu, mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj sportistëve rusë dhe bjellorusë. Vendosja e sanksioneve individuale, megjithatë, kërkon dëshmi se personat në fjalë kanë kontribuar në cenimin e integritetit territorial të Ukrainës ose në destabilizimin e BE-së.

Një alternativë që po shqyrtohet është vendosja e sanksioneve më të gjera ndaj sportistëve rusë dhe bjellorusë që garojnë me simbolet e tyre kombëtare. Një masë e tillë mund të përfshihet në pakon e re të sanksioneve të BE-së, që pritet t’u prezantohet vendeve anëtare këtë javë. Miratimi i saj, prapëseprapë, kërkon pajtimin e të 27 shteteve anëtare.

Kufizimi i financimit evropian

Një tjetër instrument në dispozicion të Brukselit është financimi përmes programit Erasmus+ Sport, i cili mbështet organizatat dhe federatat sportive evropiane. Programi ka një buxhet vjetor prej rreth 80 milionë eurosh dhe ofron grante individuale deri në 1.5 milion euro.

Komisioni Evropian ka përditësuar së voni udhëzimet e këtij programi, duke përjashtuar nga financimi organizatat ndërkombëtare sportive që i lejojnë sportistët rusë të garojnë nën flamurin, himnin dhe simbolet e tjera kombëtare, si dhe subjektet që organizojnë ngjarje të tilla.

Sipas Komisionit Evropian, qëllimi është që Rusia, si shtet përgjegjës për luftën e agresionit kundër Ukrainës, të mos përfitojë legjitimitet apo përmirësim të reputacionit përmes sportit.

BE-ja përgatit edhe një kredi të re për Ukrainën

Paralelisht me diskutimet për kufizimet ndaj Rusisë, Komisioni Evropian propozoi javën e kaluar një kredi të re prej 45 miliardë eurosh për Ukrainën, për të mbuluar një pjesë të konsiderueshme të deficitit të parashikuar buxhetor të vendit për vitin 2027. Nga kjo shumë, 25 miliardë euro parashihet të ndahen për sektorin e mbrojtjes, dhjetë miliardë për buxhetin shtetëror dhe dhjetë miliardë të tjera për asistencë makrofinanciare.

Megjithatë, miratimi i kredisë rrezikon të ndërlikohet nga mosmarrëveshjet ndërmjet vendeve anëtare për financimin e Ukrainës dhe buxhetin shumëvjeçar të BE-së për periudhën 2028-2034. Bullgaria ka sinjalizuar se do t’u bashkohet Republikës Çeke, Sllovakisë dhe Hungarisë në kërkesën për përjashtim nga mbulimi i kostove të interesit të kredisë.

Kjo ka nxitur kancelarin gjerman, Friedrich Merz, të kërcënojë me bllokimin e negociatave për buxhetin e ardhshëm të BE-së, nëse të gjitha vendet anëtare nuk kontribuojnë financiarisht për Ukrainën. Udhëheqësit evropianë pritet ta diskutojnë këtë çështje në samitin e 26 dhe 27 nëntorit në Bruksel, me synimin për të arritur një marrëveshje përfundimtare në dhjetor./REL

rusi-ukraine

Sondazh

"Unë kërkoj drejtësi"/ Erion Vishkulli del nga Prokuroria: Shqipëria është e jona!

"Unë kërkoj drejtësi"/ Erion Vishkulli del nga Prokuroria: Shqipëria është e jona!

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, plagosen tre persona, mes tyre një i mitur

Policia e qëlloi me plumb gome në sy gjatë protestave, Erion Vishkulli paraqitet për të dëshmuar...

Spiropali: Rama ose të bëhet burrë e të mbajë përgjegjësi ose të ikë

Spiropali: Po kam folur, në interes të Shqipërisë dhe qeverisë si Ministre e Jashtme

Spiropali: Të hapet gara brenda PS-së pas 17 vitesh, jam e gatshme të marrë pjesë

Hetimi nga SPAK, Spiropali: Kallëzim anonim dhe luftë politike, nuk më bëjnë dot shantazh

Spiropali: Nuk janë mollët dhe dardhat problemi, por baçja e kontaminuar

Çështja Balluku, Spiropali: Isha një nga dy deputetët që nuk votova me grupin e PS, mora kritika

Spiropali: 40 vetë as e kanë ngritur dorën në mbledhjen e grupit parlamentar

A do të krijoni parti të re? Spiropali: Jam socialiste e bindur, do bëj betejën time

Spiropali pas shkarkimit nga grupi i PS-së: Vendime nul, nuk pati votim

Elisa Spiropali: Pushteti është ekstremisht i përqëndruar te një dorë

Spiropali flet pas përjashtimit nga grupi i PS-së: Po e marr si dekoratë, ata që duhet të ikin...

Digjet një makinë gjatë natës në Vlorë, dyshime se flakët nisën nga një kosh mbeturinash

Hynin në banesa dhe kryenin grabitjet për 10 minuta, arrestohen tre shqiptarë në Spanjë...

"Bandat do të përfundojnë para ligjit"/ Berisha: Nuk ka zgjedhje në kushtet e partisë shtet

"Fjalën e fundit e ka sovrani"/ Berisha i drejtohet Ramës: 28 Nëntori po vjen!

Bylykbashi largohet nga drejtimi politik i PD-së në Durrës: Dorëzova detyrën te Berisha

Pas plagosjes me thikë, alarm në Fier! Një tjetër person kapet në kamera me thikë në dorë

178 ditë tubim/ Protestuesit grumbullohen para godinës së Kryeministrisë

Ambasadori i SHBA, Eric Wendt zhvillon një vizitë në Prokurorinë e Posaçme

Ndërhyrja kirurgjikale e Veliajt, Ndreca: Nuk e përcakton prokurori se kush mjek do e operojë...

Spiropali u përjashtua nga Grupi Parlamentar i PS, Balla: Më vjen keq që duhet të shkonim...

Rama: Qytetari do njoftohet në E-Albania! Së shpejti policët dhe inspektorët e terrenit

Shiu dhe dëbora sjellin probleme në Tropojë, shembet rruga Bajram Curri–Cernicë, bllokohet...

Reshjet e para të dëborës mbërrijnë edhe në Qafë-Thore, borëpastrueset dalin në terren

Reshjet e dëborës përfshijnë juglindjen e vendit, zbardhen zonat malore të Korçës dhe Ersekës

Vijon marshimi në Tiranë, qytetarët prej 177 ditësh në protestë kundër Ramës: Më 28 nëntor...

Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor

Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit: Do t’i kërkoj Gjykatës të ndërhyjë

Avokati Plarent Ndreca denoncon pengesën në burgun e Fierit: Prej 90 minutash jam në pritje...

Tensione në protestën para Kryeministrisë, policia shtyn qytetarët dhe nuk i lejon...

Zbulohet ambienti sekret nëntokësor i kanabisit në Shkodër, 10 të arrestuar!

Ndërhyrje në lumin e Vërdovës, IKMT shemb banesa dhe ura për t’i hapur rrugë rehabilitimit

Berisha: Negociata pa paragjykime për të zgjedhur kandidatin për bashkinë e Tiranës

Berisha: Do të paraqesim amendamentet tona për rritjen e pagave dhe vendosjen e minimumit jetik

Berisha u bën thirrje mediave: Kohën që ia jepni ish-Çupit, ish-Spahisë, llogariteni për PS-në

Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ‘ish-ët’ e mi bëhen avokatë të Ramës

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës