Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Plani synon të ndihmojë Kievin të përballojë nevojat ekonomike dhe ushtarake, në një kohë kur vendi pritet të përballet me mungesa të konsiderueshme financimi.
BRUKSEL- Komisioni Evropian po përgatit një paketë të re financiare prej 45 miliardë eurosh në mbështetje të Ukrainës për vitin 2027. Plani synon të ndihmojë Kievin të përballojë nevojat ekonomike dhe ushtarake, në një kohë kur vendi pritet të përballet me mungesa të konsiderueshme financimi.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, nisma vjen pas paralajmërimeve të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, se vendi i tij do të ketë një deficit financimi prej rreth 70 miliardë eurosh gjatë vitit 2027, duke kërkuar mbështetje më të madhe nga Bashkimi Evropian.
Sipas planit të propozuar, 25 miliardë euro do të orientohen drejt industrisë së mbrojtjes, me synimin për të rritur kapacitetet ushtarake të Ukrainës dhe për të siguruar pajisjet e nevojshme. Përparësi do t'u jepet prodhuesve evropianë dhe ukrainas, ndërsa do të ruhet mundësia e blerjeve nga vende të tjera në rast nevoje.
Pjesa tjetër e financimit, prej 20 miliardë eurosh, do të ndahet në dy fonde të barabarta. Dhjetë miliardë euro do të përdoren për ndihmë makrofinanciare, ndërsa 10 miliardë euro të tjera do të kalojnë përmes instrumentit të mbështetjes për Ukrainën. Dhënia e këtyre fondeve do të kushtëzohet me përmbushjen e reformave të kërkuara nga BE-ja dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Megjithatë, edhe nëse paketa miratohet, financimi i parashikuar nuk do të mbulojë të gjitha nevojat e Kievit. Sipas vlerësimeve paraprake, do të mbetet ende një mungesë prej rreth 25 miliardë eurosh për vitin 2027. Për të siguruar fonde shtesë, Komisioni Evropian po shqyrton edhe përfshirjen e vendeve të treta me kapacitete të larta financiare, të cilat mund të ofrojnë garanci për kreditë e Ukrainës.
Kjo skemë pritet të mundësojë mobilizimin e rreth 5 miliardë eurove shtesë, përtej kontributit të parashikuar nga BE-ja. Një tjetër mekanizëm lidhet me kreditë e reja të vendeve të G7, të cilat do të mbështeteshin nga të ardhurat e ardhshme që gjenerojnë asetet shtetërore ruse të ngrira. Këto fonde do të përdoren pasi të jenë shlyer kreditë e mëparshme të miratuara në kuadër të mekanizmit të vitit 2024.
Sipas skemës së propozuar, Ukraina do të duhet t'i shlyejë kreditë e reja vetëm në rast se merr dëmshpërblime lufte nga Rusia. Ndërkohë, kostot e interesave do të mbulohen nga buxheti i Bashkimit Evropian. Propozimi pritet të diskutohet nga vendet anëtare, ndërsa miratimi i tij do të jetë vendimtar për sigurimin e mbështetjes financiare të Kievit gjatë vitit 2027./Dosja.al
Foto ilustruse Pas disa javë debatesh mbi financimin, udhëheqësit e Unionit CDU/CSU dhe SPD-së arritën një marrëveshje p&eu...
Ushtarë qëndrojnë para prototipit të transportuesit të blinduar “Lazar”, të kompanisë Jugoimport - fotografi nga...
Vladimir Putin dhe homologu i tij kinez Xi Jinping RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij kinez Xi Jinping kanë ashpërsuar kritikat ...
Nënsekretari amerikan i Mbrojtjes, Elbridge Colby Një zyrtar i lartë i Pentagonit u ka thënë aleatëve të NATO-s se Moska ka...
Alice Weidel Suksesi i Alternativës për Gjermaninë (AfD) në zgjedhjet e fundit e bën gjithnjë e më të mundshme q...
Foto ilustruse Deutsche Bank po përballet sërish me akuza për praktika të dyshimta biznesi. Bëhet fjalë për marrëdh&eu...
Pamje BRAZIL- Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në pyllin tropikal të Amazonës në Brazil, ku rreth 20 anë...
Pamje RUSI- Një operacion i mirëorganizuar ushtarak ukrainas, i përgatitur për disa javë, ka shkaktuar dëme të më...
Foto ilustruse KUVAJT- Një tjetër valë sulmesh ushtarake është regjistruar herët këtë të mërkurë në...
Foto ilustruse SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë humbur statusin e vendit që kishte eliminuar fruthin, për herë të parë që pre...