13 November 2026, 15:12
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur qëndrimin e tij për reformën zgjedhore, duke propozuar lista plotësisht të hapura dhe një sistem proporcional të plotë me një zonë të vetme kombëtare. Duke folur në mbledhjen me Grupin Parlamentar të PD-së, Berisha theksoi se pragu elektoral duhet të përcaktohet përmes konsensusit mes forcave politike opozitare.
Ai kujtoi se më herët ishte propozuar një prag prej 4%, por nënvizoi se PD-ja është e gatshme të diskutojë një nivel tjetër, në mënyrë që të përfshihen të gjitha partitë opozitare, përfshirë edhe ato që mund të krijohen në të ardhmen. Berisha tha gjithashtu se bashkimi i faktorëve dhe forcave politike opozitare do të jetë prioriteti kryesor i PD-së në procesin e reformës zgjedhore.
"Nuk do harxhoj asnjë minutë në analizën nga viti 2008 gjer sot sepse ajo bëhet në mënyra të ndryshme dhe unë i njoh secilit të drejtën të ketë interpretimin e vet, por e vërteta është që ato ndryshime, ato e lejuan rotacionin, ndryshimet e tjera e bllokuan, por tani le të kthehemi ku jemi ne. Së pari, ne qëndrojmë për lista plotësisht të hapura për një zonë të vetme kombëtare në proporcional të plotë. Po, një proporcional të plotë, me një prag të ujdisur, konsensual. Para shumë muajsh, një nga partitë opozitare propozoi këtë listën e hapur dhe pragun 4%. Më vonë lexova se kanë një pendesë ca të tjerë, nuk janë dakord. Dakord, hajde të mblidhemi sa e doni pragun, për këto parti që janë, për ato që do themelohen, për të gjitha. Edhe një herë, ne vendosim bashkimin e faktorëve dhe forcave politike opozitare si yllin polar të kësaj reforme," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
13 November 2026, 15:11
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar një bashkim të gjerë opozitar për reform&eu...
Politike
13 November 2026, 14:51
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i PD-s, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se reforma zgjedhore është një reformë në të cil&...
Politike
13 November 2026, 14:43
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se deputetët e PD do të njihen dhe do të dis...
Politike
13 November 2026, 14:07
Izmir Akulli
Foto Ilustruese
TIRANË- Problematika globale e shërbimeve Microsoft 365 ka prekur edhe administratën publike shqiptare, duke shkaktuar vës...
Politike
13 November 2026, 13:39
E.d
Pamje nga takimi
TIRANA- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Eric Wendt ka zhvilluar një takim me të rinj shqiptar&eu...
Politike
13 November 2026, 13:03
E.d
Pamje
TIRANA- Projektligji i ri për strehimin social ka nxitur debate mes përfaqësuesve të opozitës dhe qeverisë në k...
Politike
13 November 2026, 12:20
E.d
Edi Rama
TIRANA- Media prestigjioze Al Jazeera i ka kushtuar një artikull anulimit të samitit të NATO-s në Tiranë për viti...
Politike
13 November 2026, 11:31
E.d
Erion Veliaj
TIRANA- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiran&...
Politike
13 November 2026, 11:00
I.A
Edi Rama
BRUKSEL- NATO nuk do të mbajë një samit në Shqipëri vitin e ardhshëm pavarësisht planeve të mëparshme p&...
Politike
13 November 2026, 10:58
E.d
Ilir Meta
TIRANA- Ish-Presidenti Ilir Meta ka bërë publike kërkesat e tij procedurale drejtuar Gjykatës së Posaçme, duke k&eum...