16 October 2026, 12:22
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po e çon vendin drejt një konflikti të gjerë përmes dhunës ndaj studentëve dhe protestuesve, ndërsa kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të tij. Në konferencën e sotme për mediat, ai u bëri thirrje qytetarëve, bizneseve të vogla dhe shërbimeve publike t’i bashkohen revoltës studentore.
Berisha, akuzoi policinë për dhunë ndaj studentëve, përfshirë vajzat në konvikte, dhe pretendoi se protestues të plagosur po marrin trajtim në spitale. Sipas tij, deklarata e Ramës se nuk do të japë dorëheqjen ka shtuar revoltën qytetare.
"Sot nga Korça, Vlora dhe mbarë jugu, nxënësit janë në greva, në solidarizim me rininë studentore, revoltën e tyre. Ndërkohë regjimi i Padrinos ka shumëfishuar dhunën dhe terrorin kundër studentëve dhe protestuesve në Tiranë. Janë mbi 150 të ndaluar nga narkobanditët me uniformë, qytetarë pa asnjë lidhje me ndonjë akt të veçantë të paligjshëm. Edi Rama në skenarin e mbylljes së universitetit dërgoi mbrëmë narkobandat e tij policë me mjete policie dhe automjete policie për të thyer xhamat, terrorizuar dhe hedhur spraj ndaj vajzave në konviktet e studenteve, akte këto tipike të diktaturave të bandës.
Në fjalën e tij, ai shtoi revoltën tek mbarë shqiptarët. Deklaroi në mënyrën më të papërgjegjshme se nuk jep dorëheqje. Në këtë mënyrë ai po e çon vendin drejt një konflikti të gjerë. Në spitalet e vendit po mjekohen protestues me kafkë të shpuar nga plumbi në ballë, i gomës mundet, atë që ka treguar skaneri, tregon vrimën në pjesën ballore të vajzës së goditur. Të tjerëve u janë krijuar plagë të rënda, hematoma të mëdha në kokë, në trup. Dhoma në lokale të paidentifikuar, janë të filmuar ku janë hedhur me dhjetëra studentë të dërrmuar, të goditur dhe të lënë përtokë," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
16 October 2026, 11:00
I.A
Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi
TIRANË- Ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, është marrë zyrtarisht nën hetim nga ...
Politike
16 October 2026, 10:55
I.A
Protesta
SHBA- Demonstruesit e udhëhequr nga studentët janë përplasur me policinë shqiptare në Tiranë për të tret...
Politike
16 October 2026, 10:45
I.A
TIRANË- Ish-zv.ministri i Arsimit, Oltion Rrumbullaku ka pasur një përplasje me kreun e deputetëve socialistë Taulant Balla në rr...
Politike
16 October 2026, 08:19
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat, duke deklaruar se qeveria nuk do të tërhiqet përball&eum...
Politike
15 October 2026, 21:48
E. D
Arben Ahmetaj
TIRANË- Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, deklaroi se Edi Rama është politikisht i rënë dhe po zgjat agoninë e v...
Politike
15 October 2026, 21:17
E. D
Arben Ahmetaj
TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se protesta studentore do të arrijë objektivin e saj, ...
Politike
15 October 2026, 18:40
G.M
TIRANË- Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, njoftoi shtyrjen me një javë të seancës plenare, duke argumentuar se vendimi u mor për ...
Politike
15 October 2026, 18:07
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama, duke e paralajmëruar s...
Politike
15 October 2026, 18:02
E. D
Erald Kapri
TIRANË- Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ka njoftuar se të paktën 47 të rinj, të arrestuar nga policia...
Politike
15 October 2026, 17:13
E. D
Sandro Gozi
TIRANË- Shqipëria nuk mund të kërkojë të ardhmen europiane duke mbyllur sytë përballë korrupsi...