11 November 2026, 16:21
Nga E.M

INDI- Autoritetet indiane kanë ndjekur së fundmi një skandal për përdorimin e inteligjencës artificiale në botimin e librave. Gjykata e Lartë e Madrasit ka urdhëruar nisjen e një hetimi për blerjen e qindra librave, që dyshohet se janë krijuar përmes inteligjencës artificiale dhe më pas janë furnizuar në bibliotekat publike të shtetit Tamil Nadu.
Shkrimtari i njohur tamil, Perumal Murugan, ngriti shqetësime për përmbajtjen e librave në bibliotekën e sapohapur në qytetin Coimbatore. Sipas tij, një pjesë e botimeve përmbanin informacione të pasakta, autorë të panjohur dhe të dhëna të dyshimta për botimin.
Në qendër të polemikave janë rreth 1 mijë e 800 libra, të cilët dyshohet se janë furnizuar nga një shtëpi botuese pak e njohur. Mes tyre janë evidentuar tituj me çmime të larta, të dhëna të diskutueshme për autorësinë dhe gabime në atribuimin e veprave klasike të letërsisë tamile.
Gjykata ka urdhëruar agjencinë kundër korrupsionit të hetojë blerjet dhe të bllokojë llogaritë bankare të lidhura me një prej botuesve të dyshuar. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur kontrollet edhe në biblioteka të tjera. Ministri i Arsimit ka bërë të ditur se 523 libra janë hequr nga biblioteka historike Connemara në Chennai, pas dyshimeve për vërtetësinë dhe cilësinë e tyre.
Çështja ka shkaktuar edhe përplasje politike. Mbi 160 shkrimtarë, studiues, artistë dhe botues kanë kërkuar një hetim të pavarur, transparencë për procedurat e blerjes dhe kontroll të plotë të fondeve publike të përdorura.
Rasti ka hapur një debat më të gjerë mbi përdorimin e inteligjencës artificiale në botimin e librave dhe vështirësitë për të verifikuar autorësinë, saktësinë e informacionit dhe besueshmërinë e përmbajtjes./Dosja.al
Tamil Nadu
Bota
11 November 2026, 16:08
E.M
SHBA- Në Jug të SHBA-së është regjistruar një ngjarje tronditëse ku një foshnjë vetëm 11 muajshe ësht&eu...
Bota
11 November 2026, 15:59
E.M
TAJLANDË- Pesë vajza të mitura kanë humbur jetën në Kamboxhia, Tajlandë, pas një aksidenti tragjik ku automjeti q&...
Bota
11 November 2026, 15:50
E.M
SPANJË- Spanja është përfshirë këtë të mërkurë nga protesta masive dhe përplasje mes policisë dhe p...
Bota
11 November 2026, 15:15
E.M
EGJIPT- Gjykata penale e Kajros ka përfshirë në listën e organizatave terroriste 35 shoqata dhe institucione, si dhe 36 individë, p&eu...
Bota
11 November 2026, 14:47
G.M
Kyriakos Mitsotakis
GREQI- Mosmarrëveshja mes Greqisë dhe Turqisë për marrëveshjen e kufirit detar turko-libian pritet të ...
Bota
11 November 2026, 14:45
e.d
Abdullah bin Zayed Al-Nahyan dhe Jared Kushner
Për herë të parë që nga shkurti, bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës po ...
Bota
11 November 2026, 14:37
G.M
pamje
SPANJË- Mijëra punonjës dhe qytetarë kanë dalë në protesta në Spanjë, në kuadër të gr...
Bota
11 November 2026, 13:45
G.M
pamje
HAITI- Një operacion ushtarak kundër një prej bandave më të fuqishme kriminale në Haiti ka përfunduar me shkat...
Bota
11 November 2026, 13:31
G.M
foto ilustruese
EVROPË- Mbi 1 mijë shkolla në Itali, Skoci dhe Irlandën e Veriut janë përfshirë nga një val&eum...
Bota
11 November 2026, 13:18
G.M
Presidenti rus, Vladimir Putin (majtas), mirëpriti sekretarin e Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Mohsen Rezaei, ...