21 November 2026, 08:13
Nga E. D
pamje nga takimi
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me një grup të rinjsh në Pallatin e Brigadave, ndërkohë që në Tiranë protestat kundër tij po vijojnë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar videokartolinën nga takimi, ku krahas pamjeve shkruan se dialogu është zhvilluar me studentë që besojnë te protesta, jo te gurët.
Në postimin e tij, Kryeministri bën të ditur se me studentët ka zhvilluar edhe debat, përmbajtjen e të cilit kanë rënë dakord të mos e bëjnë publike, por do ndajnë vetëm pamjet nga takimi. Kryeministri ka falënderuar gjithashtu drejtuesen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, Sara Bodo, për angazhimin në afrimin e të rinjve, pavarësisht bindjeve të tyre politike apo qëndrimeve të ndryshme.
Takimi me këta të rinj zhvillohet pas disa ftesave të kryeministrit për dialog, drejtuar studentëve dhe qytetarëve, me qëllim diskutimin e kërkesave të tyre ndaj qeverisë, të cilat studentët i kanë refuzuar.
“MIRËMËNGJES dhe me një videokartolinë nga dialogu me studentë që besojnë te protesta jo te gurët, me të cilët ramë dakord të mos e publikojmë hëpërhë debatin po vetëm pamjet, si edhe me falenderimin për Sara Bodon që e ka kthyer Agjencinë Kombëtare të Rinisë në një magnet për vajza e djem pa dallim bindjesh, ju uroj fundjavë të qetë,” shkruan kryeministri Rama në rrjetet sociale./Dosja.al
Edi Rama
Politike
21 November 2026, 08:03
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama mbledh sot Asamblenë e Partisë Socialiste në Tiranë, në kuadër të për...
Politike
20 November 2026, 22:50
E. D
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, që ta njoh...
Politike
20 November 2026, 22:15
E. D
TIRANË- Media gjermane FOCUS raporton se Shqipëria synon të blejë dy raketahedhës amerikanë HIMARS, pas miratimit të s...
Politike
20 November 2026, 21:03
E.M
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka publikuar vendimin për zgjedhjen e Endrit Shabanit në detyrën e Avokatit të Popullit, duke zbardhur k&e...
Politike
20 November 2026, 20:38
E. D
Elisa Spiropali
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka regjistruar një procedim penal mbi kallëzime të mbërritura pranë k&e...
Politike
20 November 2026, 19:51
E.M
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu ka bërë thirrje grupeve të protestuesve në takimin me demkoratët&nb...
Politike
20 November 2026, 19:49
E.M
TIRANË- Qeveria ka propozuar krijimin e Dritares së Vetme Kombëtare për Doganat (DVKD), një platformë elektronike që ka p&eu...
Politike
20 November 2026, 19:32
E. D
TIRANË- Rreth tre milionë euro nga Fondi i Rindërtimit për vitin 2026 do të përdoren për riforcimin e banesave individ...
Politike
20 November 2026, 19:12
E.M
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka cituar se mbështetësit demokratë janë arkitektët e fundit të s&...
Politike
20 November 2026, 19:09
E. D
Niko Peleshi
KORÇË- Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka komentuar akuzat e fundit të deputetes Elisa Spiropali mbi mungesën e meri...