Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Politike
Arrestohet “El Chapo Isidro”, një nga njerëzit më të kërkuar të FBI-së! Sinaloa kthehet në arenë lufte, tifozët largohen nga stadiumi për t’i shpëtuar të shtënave (VIDEO)
Meza Flores dyshohet se është përgjegjës për posedimin, shpërndarjen dhe importimin e sasive të mëdha të heroinës, metamfetaminës, kokainës, fentanilit dhe marihuanës në Shtetet e Bashkuara. Për informacione që do të çonin në arrestimin e tij, autoritetet amerikane kishin ofruar një shpërblim prej 5 milionë dollarësh.
21 November 2026, 10:09Nga E. D
Fausto Isidro Meza Flores
MEKSIKË- Një bos i dyshuar droge, i listuar midis 10 të arratisurve më të kërkuar të FBI-së, thuhet se është kapur nga ushtria meksikane. Arrestimi i tij shkaktoi përplasje të armatosura mes forcave të sigurisë dhe personave të armatosur në shtetin Sinaloa të Meksikës, të premten.
Situata u bë aq e rrezikshme, saqë tifozët që po ndiqnin një ndeshje bejsbolli u detyruan të largoheshin me urgjencë nga stadiumi për t’i shpëtuar të shtënave. Bëhet fjalë për Fausto Isidro Meza Flores, i njohur si “El Chapo Isidro”, i cili drejton kartelin me bazë në Guasave, organizatën kriminale Meza-Flores, ose Los Mazatlecos.
Meza Flores dyshohet se është përgjegjës për posedimin, shpërndarjen dhe importimin e sasive të mëdha të heroinës, metamfetaminës, kokainës, fentanilit dhe marihuanës në Shtetet e Bashkuara. Për informacione që do të çonin në arrestimin e tij, autoritetet amerikane kishin ofruar një shpërblim prej 5 milionë dollarësh.
Ai ishte akuzuar më parë në vitin 2019 për shkelje të ligjit për trafik droge dhe posedim të një arme zjarri, dhe në vitin 2012 për akuza për trafik droge. Në një deklaratë të vitit 2013, Departamenti i Thesarit i SHBA-së tha se karteli Meza Flores ishte përfshirë në një luftë jashtëzakonisht të dhunshme për territor me kartelin rival Sinaloa i udhëhequr në atë kohë nga bosi famëkeq i drogës Joaquín “El Chapo” Guzmán, i cili tani po vuan dënimin në një burg amerikan.
Operacioni për të kapur Meza Flores shkaktoi përleshje të dhunshme të premten midis ushtrisë meksikane dhe militantëve të armatosur në Guasave, një zonë e njohur si zemra bujqësore e Meksikës. Pamjet dramatike, të verifikuara nga CNN, tregojnë helikopterë që dyshohet se i përkasin forcave meksikane të sigurisë, duke fluturuar mbi qytetin Guasave dhe duke qëlluar me armë drejt objektivave në tokë.
Një banor vendas, i cili bënte punë të ndryshme kur shpërtheu dhuna, tha se spitalet private ishin pushtuar nga individë të armatosur dhe se bizneset, përfshirë dyqanet e vogla dhe stacionet e benzinës, po digjeshin.
"Më është dashur të strehohem brenda disa dyqaneve që i kanë ulur qepenat e sigurisë shumë kohë para mbylljes. Njerëzit janë ende të bllokuar brenda. Vetëm pak metra larg vendit ku isha unë, kaloi një konvoj civilësh të armatosur rëndë, duke qëlluar", i tha ai CNN-së, duke folur në kushte anonimiteti.
Qeveria shtetërore e Sinaloas u bëri thirrje banorëve të Guasave të qëndrojnë brenda dhe të shmangin udhëtimet në rrugë, në një deklaratë të premten vonë.
“Autoritetet nga Grupi Ndëragjencor janë vendosur në një operacion për të rivendosur rendin, i cili do të raportohet sapo të përfundojë operacioni i sigurisë”, shtoi ajo./Dosja.al