25 November 2026, 11:51
Nga I.A
Elisa Spiropali
TIRANË- Deputetja Elisa Spiropali ka zbuluar se ka marrë kririka pasi nuk votoi për imunitetin e Belinda Ballukut sipas qëndrimit të grupit parlamentar të PS-së. Gjatë konferencës për mediat, Spiropali theksoi se qëndrimi i saj nuk ishte një reagim i momentit, por rezultat i debateve dhe bindjeve që kishte shprehur edhe më herët brenda Partisë Socialiste.
Ajo sqaroi se kundërshtimi i saj nuk lidhej me individin Belinda Balluku, por me modelin e qeverisjes dhe mënyrën se si legjitimohet pushteti. Sipas Spiropalit, Shqipëria duhet të zgjedhë mes një modeli që shpërndan favore përmes telefonatave dhe një modeli ekonomik të bazuar te meritokracia.
“Unë nuk kam asnjë lidhje as me zgjimin, as me papritur më erdhi në mendje kur njerzit dolën në rrugë. Këto që them i kam shtjelluar më parë. Nuk i dini debatet e brendshme sepse unë kam respektuar një lloj disipline që në çdo forcë politike është e arsyeshme ta kesh. Por duke parë se si situata po merrte në një drejtim të caktuar, në një kohë kur Shqipëria duhet të merrte një rrugë që impononte model tjetër në disa nivele, e kam thënë edhe publikisht. Aq sa kam çuditur edhe të tjerë se si ka mundësi në këtë moment po flitet për të tilla çështje kur ne jemi këtu mirë, bukur edhe fort.
Meqë folët për votim në kuvend, ndoshta isha një nga dy deputetët që nuk votoi me grupin në një çështje të prezantuar nga SPAK. Në atë moment, dhe për atë mora, jo vetëm kritika të brendshme por edhe të famshmin fat për përjashtim, që iu përgjigja ‘më përjashto’. Më përjashto sepse në atë moment gjithçka imja, gjykimi, analiza e gjithçka tjetër më bënte të besoja se ky ishte votimi i duhur. Nuk mund të votoja sepse i dija edhe pasojat. Pasojat nuk janë të individit sepse shoh lloj lloj telenovelash në raport me emrin e personit. Nuk është individi problemi por legjitimimi i atij modeli. Këtu ka qenë ndarja ime në kuptimin e një akti politik për imunitetin dhe gjithçka tjetër ka ardhur duke u sqaruar nga unë shumë konkretisht. Ne do të vazhdojmë të kemi një model qeverisje që shpërndan favore me telefon apo model ekonomik meritokratik ku njerëzit të ndihen se janë pjesë”, tha Spiropali./Dosja.al
Elisa Spiropali
Politike
25 November 2026, 11:46
I.A
Elisa Spiropali
TIRANË- Deputetja Elisa Spiropali ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga beteja e saj politike, duke riafirmuar se mbetet socia...
Politike
25 November 2026, 11:40
I.A
Elisa Spiropali
TIRANË- Deputetja Elisa Spiropali ka deklaruar se 40 deputetë socialistë nuk kanë ngritur dorën gjatë mbledhjes ...
Politike
25 November 2026, 11:40
E. D
Alqi Bllako
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste Alqi Bllako është paraqitur sot në GJKKO. Bllako është paraqitur...
Politike
25 November 2026, 11:33
I.A
Elisa Spiropali
TIRANË- Deputetja Elisa Spiropali ka kundërshtuar vendimin për përjashtimin e saj nga grupi parlamentar i Partisë Soc...
Politike
25 November 2026, 11:28
I.A
Elisa Spiropali
TIRANË- Deputetja Elisa Spiropali ka deklaruar se pushteti në Shqipëri është përqendruar te një njeri, si n...
Politike
25 November 2026, 11:20
I.A
Elisa Spiropali
TIRANË- Deputetja Elisa Spiropali e ka cilësuar si “dekoratë” përjashtimin e saj nga grupi parlamentar i Parti...
Politike
25 November 2026, 11:09
E. D
KOSOVË- Ambasada e Shqipërisë në Kosovë organizoi pritjen tradicionale me rastin e 28 Nëntorit, 114-vjetorit të shpalljes s&...
Politike
25 November 2026, 10:38
E. D
Ilir Meta
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir...
Politike
25 November 2026, 08:36
E. D
TIRANË- Tirana pret sot Konferencën e Dytë të Investimeve BE – Ballkani Perëndimor. Kryeministri Edi Rama ka ndarë në ...
Politike
25 November 2026, 08:26
E. D
BRUKSEL- Liderët e Bashkimit Europian dhe përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen sot në Bruksel...