Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
OKB reagon për dhunën në Tiranë dhe i bën thirrje policisë të tregojë vetëpërmbajtje, proporcionalitet dhe respektim të të drejtave.
TIRANË- Kombet e Bashkuara në Shqipëri kanë reaguar për situatën e tensionuar gjatë protestave në Tiranë, duke dënuar aktet e dhunës dhe duke u bërë thirrje të gjitha palëve të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm të përplasjeve.
Në deklaratën e publikuar më 16 tetor, OKB-ja vë theksin te respektimi i të drejtave themelore të qytetarëve, përfshirë të drejtën për tubim paqësor, lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit. Organizata nënvizon gjithashtu rëndësinë e garantimit të sigurisë dhe dinjitetit të çdo personi, si dhe mbrojtjes së pronës publike dhe private.
Një mesazh i drejtpërdrejtë u drejtohet edhe forcave të rendit. OKB-ja kërkon që veprimet e policisë të karakterizohen nga vetëpërmbajtja dhe proporcionaliteti, në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Në deklaratë theksohet gjithashtu rëndësia e respektimit të garancive për një proces të rregullt ligjor.
Në përfundim, Kombet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha palëve të përfshira të heqin dorë nga dhuna, të kontribuojnë në uljen e tensioneve dhe të zgjedhin dialogun konstruktiv si rrugë për kapërcimin e situatës.
“Kombet e Bashkuara në Shqipëri shprehin shqetësimin për aktet e fundit të dhunës dhe përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave në Tiranë. Rikonfirmojmë rëndësinë e respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave themelore të tubimit paqësor, lirisë së shprehjes dhe lirisë së shtypit, si dhe të garantimit të sigurisë dhe dinjitetit të të gjithëve, në përputhje me parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Theksojmë rëndësinë e vetëpërmbajtjes dhe proporcionalitetit në veprimet e forcave të rendit, respektimit të garancive për një proces të rregullt ligjor dhe mbrojtjes së pronës publike dhe private, në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. U bëjmë thirrje të gjitha palëve të përfshira të përmbahen nga dhuna, të kontribuojnë në uljen e tensioneve dhe të angazhohen në një dialog konstruktiv, në frymën e respektit të ndërsjellë dhe të angazhimit të përbashkët për paqen dhe shtetin e së drejtës.”
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar vendimet e gjykatës për masat e sigurisë ndaj protestuesv...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po e çon vendin drejt një konflikti ...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po e çon vendin drejt një konflikti ...
Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi TIRANË- Ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, është marrë zyrtarisht nën hetim nga ...
Protesta SHBA- Demonstruesit e udhëhequr nga studentët janë përplasur me policinë shqiptare në Tiranë për të tret...
TIRANË- Ish-zv.ministri i Arsimit, Oltion Rrumbullaku ka pasur një përplasje me kreun e deputetëve socialistë Taulant Balla në rr...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat, duke deklaruar se qeveria nuk do të tërhiqet përball&eum...
Arben Ahmetaj TIRANË- Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, deklaroi se Edi Rama është politikisht i rënë dhe po zgjat agoninë e v...
Arben Ahmetaj TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se protesta studentore do të arrijë objektivin e saj, ...
TIRANË- Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, njoftoi shtyrjen me një javë të seancës plenare, duke argumentuar se vendimi u mor për ...