16 October 2026, 16:23
Nga E. D
Albana Koçiu
TIRANË- Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka dënuar dhunën e një nate më parë në Qytetin Studenti, duke u shprehur se një hapësirë e dijes dhe e së ardhmes, u kthye në shënjestër të vandalizmit. Me ana të një reagimi zyrtar, Koçiu theksoi se institucionet e djegura, bizneset e shkatërruara, qytetarët e frikësuar dhe sulmet ndaj policisë nuk përfaqësojnë protestën e studentëve, kërkesat e të cilëve, sipas saj, meritojnë të dëgjohen.
Ajo theksoi se Shqipëria nuk mund të mbahet peng nga dhuna, maskat dhe frika, por sipas saj, Shqipëria e ka zgjedhur të ardhmen e saj, zhvillimin dhe familjen europiane.
Reagimi i Albana Koçiut:
Qyteti “Studenti” vendi ku të rinjtë duhet të ndihen të sigurtë, dje u kthye në shënjestër të dhunës. Një hapësirë e dijes, e ëndrrave dhe e së ardhmes u shndërrua në skenë frike dhe vandalizmi. Jam sot këtu për të thënë qartë se ajo që po ndodh prej katër ditësh në Tiranë është e papranueshme! Institucione të djegura, biznese të shkatërruara, qytetarë të terrorizuar dhe punonjës policie të sulmuar. Kjo nuk është protesta e studentëve! Studentët nuk shkatërrojnë konviktet, nuk frikësojnë bashkëmoshatarët, nuk dhunojnë shkollat dhe vendin e tyre. Padiskutim, e kemi thënë në krye të heres se ata meritojnë të dëgjohen dhe kërkesat e tyre të marrin përgjigje. Shteti do të mbrojë qytetarët dhe çdo akt dhune do të hetohet deri në fund. Shqipëria nuk mund të mbahet peng nga dhuna, maskat dhe frika! Kemi kapërcyer sprova shumë më të mëdha dhe do ta kapërcejmë edhe këtë. Shqipëria e ka zgjedhur të ardhmen e saj, zhvillimin dhe familjen europiane. Nga këtu dua të inkurajoj studentët që jetojnë në këto godina të jenë të qeta dhe dua po nga këtu të përcjell një falenderim për të gjithë efektivët e policisë së shtetit dhe dua të kërkoj nga të gjithë, lutem bashkëpunoni, policia e shtetit është aty për të garantuar sigurinë dhe rendin publik./Dosja.al
albana kociu
Politike
16 October 2026, 13:42
I.A
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me protestën e studentëve dhe gjimnazistëve që vijon në T...
Politike
16 October 2026, 12:43
I.A
Protesta
TIRANË- Kombet e Bashkuara në Shqipëri kanë reaguar për situatën e tensionuar gjatë protestave në Tiranë...
Politike
16 October 2026, 12:41
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar vendimet e gjykatës për masat e sigurisë ndaj protestuesv...
Politike
16 October 2026, 12:24
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po e çon vendin drejt një konflikti ...
Politike
16 October 2026, 12:22
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po e çon vendin drejt një konflikti ...
Politike
16 October 2026, 11:00
I.A
Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi
TIRANË- Ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, është marrë zyrtarisht nën hetim nga ...
Politike
16 October 2026, 10:55
I.A
Protesta
SHBA- Demonstruesit e udhëhequr nga studentët janë përplasur me policinë shqiptare në Tiranë për të tret...
Politike
16 October 2026, 10:45
I.A
TIRANË- Ish-zv.ministri i Arsimit, Oltion Rrumbullaku ka pasur një përplasje me kreun e deputetëve socialistë Taulant Balla në rr...
Politike
16 October 2026, 08:19
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat, duke deklaruar se qeveria nuk do të tërhiqet përball&eum...
Politike
15 October 2026, 21:48
E. D
Arben Ahmetaj
TIRANË- Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, deklaroi se Edi Rama është politikisht i rënë dhe po zgjat agoninë e v...