16 October 2026, 12:41
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar vendimet e gjykatës për masat e sigurisë ndaj protestuesve, duke pretenduar se ato janë diktuar nga kryeministri Edi Rama përmes një gjyqtareje në konflikt interesi.
Në një konferencë me gazetarët, Berisha e krahasoi masën e sigurisë ndaj studentit Klevi Metaj me atë të Ergys Agasit dhe të drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, duke paralelizuar se si një student paqësor merr të njëjtën masë me "bandën e AKSHI-t".
"PD dënon me forcën më të madhe vendimet e sotme të dhëna nga një gjykatëse në konflikt të hapur interesi, e cila për definicion me ligjin, në respekt të ligjit, për shkak të pozicionit të bashkëshortit, duhet të refuzonte vlerësimin e masës ndaj heronjve të revoltës studentore. Masat politike të dhëna nga Edi Rama përmes gjykatës, a mund të imagjinoni ju, studenti Metaj, luani i protestës pa asnjë akt dhune përveç reagimeve plotësisht të ligjshme ndaj narkobanditëve që e arrestuan dhe donin ta rrëmbenin, e lënë në arrest shtëpie njëlloj si Karçanajn e AKSHI-t të Surrelit. A mund të imagjinohet një gjë e tillë? Ajo që me Ergys Agasin dhe bandën e AKSHI-t ka zhdukur dhe shpërdoruar qindra e qindra milionë për llogari të Edi Ramës dhe mafies së tij, ajo ndodhet në arrest shtëpie njëlloj si studenti guximtar që u mbrojt me heroizëm, u mbrojt me guxim të jashtëzakonshëm nga shtatë narkobanditë që e rrethuan pa asnjë motiv. Vendimet e sotme janë marrë në zyrën e Edi Ramës," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
16 October 2026, 12:24
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po e çon vendin drejt një konflikti ...
Politike
16 October 2026, 12:22
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po e çon vendin drejt një konflikti ...
Politike
16 October 2026, 11:00
I.A
Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi
TIRANË- Ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, është marrë zyrtarisht nën hetim nga ...
Politike
16 October 2026, 10:55
I.A
Protesta
SHBA- Demonstruesit e udhëhequr nga studentët janë përplasur me policinë shqiptare në Tiranë për të tret...
Politike
16 October 2026, 10:45
I.A
TIRANË- Ish-zv.ministri i Arsimit, Oltion Rrumbullaku ka pasur një përplasje me kreun e deputetëve socialistë Taulant Balla në rr...
Politike
16 October 2026, 08:19
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat, duke deklaruar se qeveria nuk do të tërhiqet përball&eum...
Politike
15 October 2026, 21:48
E. D
Arben Ahmetaj
TIRANË- Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, deklaroi se Edi Rama është politikisht i rënë dhe po zgjat agoninë e v...
Politike
15 October 2026, 21:17
E. D
Arben Ahmetaj
TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se protesta studentore do të arrijë objektivin e saj, ...
Politike
15 October 2026, 18:40
G.M
TIRANË- Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, njoftoi shtyrjen me një javë të seancës plenare, duke argumentuar se vendimi u mor për ...
Politike
15 October 2026, 18:07
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama, duke e paralajmëruar s...