10 November 2026, 17:07
Nga E.M

ITALI- Karabinierët në Tor San Lorenzo të Italisë kanë arrestuar dy shtetas shqiptarë, 26 dhe 20 vjeç, nën akuzën e mbajtjes së lëndëve narkotike me qëllim trafikimin. Brenda 24 orëve janë zhvilluar dy operacione ndërsa policia ka sekuestruar kokainë, crack, hashash dhe marijuanë.
Operacionet u zhvilluan në kuadër të kontrolleve kundër trafikut të drogës. Ndërhyrja e parë u krye në bulevardin San Lorenzo, ku efektivët vunë re 26-vjeçarin duke i dorëzuar një personi tjetër një pako të vogël përmes portës së një banese.
Ai është larguar me automjetin e tij ndërsa nga pas i është vënë policia. Ajo përfundoi në qytetin e Aprilias, në rrugën Adda, ku 26-vjeçari u ndalua.
Gjatë kontrollit të automjetit, karabinierët gjetën dhe sekuestruan:
-12 gramë kokainë, të ndarë në 26 doza;
-2 gramë crack, në 4 paketime;
-3 gramë hashash, të ndarë në 4 paketime.
Operacioni i dytë u zhvillua ditën pasuese, kur karabinierët ndaluan gjatë drejtimit të automjetit një tjetër shtetas shqiptar, 20 vjeç.
Gjatë kontrollit të makinës, efektivët zbuluan të fshehura në vende të ndryshme:
-10 gramë kokainë, të ndarë në 27 doza;
-3 gramë crack, në 5 doza;
-2 gramë hashash;
-1 gram marijuanë.
Të dy të arrestuarit janë shtetas shqiptarë, të moshës 26 dhe 20 vjeç, me banim në Aprilia. Ata akuzohen për mbajtje të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen dhe aktualisht ndodhen në dispozicion të autoriteteve gjyqësore italiane./Dosja.al
Itali
Aktualitet
10 November 2026, 16:59
E.M
LEZHË- Kërkesa e Proukurorisë për pushimin e çështjes për 4 hidrocentralet në Kaçinar të Mirditës &e...
Aktualitet
10 November 2026, 16:30
E. D
DURRËS- Procesi gjyqësor është zhvilluar sot Gjykatën e Shkallës së Parë në Durrës ndaj Nikollë Rad...
Aktualitet
10 November 2026, 16:19
E. D
ANGLI- Gazeta britanike UnHerd, ka publikuar një investigim, ku analizon ngritjen e rrjeteve kriminale shqiptare dhe depërtimin e tyre në t...
Aktualitet
10 November 2026, 16:11
E.M
ITALI- Prokuroria italiane ka kërkuar 24 vite burg për 45-vjeçarin Moreno Violetto, i cili është akuzuar për vrasjen e shq...
Aktualitet
10 November 2026, 15:29
E. D
TIRANË- Ruben Saraiva, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, &eum...
Aktualitet
10 November 2026, 15:25
E.M
TIRANË- Këngëtari Rigels Rajku, i njohur si Noizy, dhe babai i tij, Bashkim Rajku, ishin thirrur nga SPAK në procesin e radhës gjyq&eu...
Aktualitet
10 November 2026, 14:09
E.d
Foto ilustruse
BELGJIKA- Një 36-vjeçar shqiptar, i konsideruar si drejtuesi kryesor i një bande të trafikut të kokainës në...
Aktualitet
10 November 2026, 14:02
E.d
Maksim Et’hemaj dhe Viola Haxhiademi
TIRANA- Maksim Et’hemaj është larguar nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil, ndë...
Aktualitet
10 November 2026, 13:59
G.M
Laert Haxhiu & Noizy
TIRANË- Në seancën e radhës gjyqësore ndaj Laert Haxhiut në GJKKO, ka dëshmuar Bashkim Rajku, baba...
Aktualitet
10 November 2026, 13:45
E.d
Pamje nga takimi
TIRANA- Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka kërkuar psikologu institucional për të mbështetur hetuesit e ...