10 November 2026, 16:30
Nga E. D

DURRËS- Procesi gjyqësor është zhvilluar sot Gjykatën e Shkallës së Parë në Durrës ndaj Nikollë Radaçit, 57-vjeçarit që më 3 maj të këtij viti shkaktoi aksidentin tragjik në lagjen nr.15, ku humbën jetën dy fëmijë dhe mbeti i plagosur një tjetër. Seanca e parë gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura dhe zgjati vetëm pak minuta. Avokati i të pandehurit kërkoi gjykim të shkurtuar, ndërsa vendimi pritet të merret në seancën e ardhshme.
Radaçi akuzohet tashmë vetëm për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen”, pasi dy nga akuzat që rëndonin fillimisht ndaj tij, drejtimi i automjetit nën efektin e alkoolit dhe largimi nga vendi i aksidentit, janë shuar në bazë të amnistisë së miratuar pak kohë më parë.
Gjatë hetimeve, ndaj Radaçit rëndonin tri akuza, por pas ndryshimeve nga amnistia, prokuroria e ka dërguar atë për gjykim vetëm për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen. Avokati i tij, Aleksandër Ndrejaj, u shpreh se testi i kryer pas aksidentit kishte evidentuar një sasi të vogël alkooli.
“Nga testi që atij iu bë pas aksidentit, rezultoi se ai kishte konsumuar një sasi të pakët alkooli”, deklaroi avokati.
Ndërkohë, babai i fëmijës që mbeti i plagosur e ka cilësuar padrejtësi lehtësimin e akuzave ndaj shoferit. Ngjarja e rëndë ndodhi më 3 maj, në zonën e Kënetës në Durrës. Sipas hetimeve, 57-vjeçari, humbi kontrollin e automjetit, doli nga rruga dhe përplasi në trotuar tre fëmijët që ndodheshin aty. Si pasojë, humbën jetën 12-vjeçari Enea Muçaj dhe 9-vjeçari Klesi Nikolli, ndërsa shoku i tyre mbeti i plagosur./Dosja.al
Nikollë Radaçi
Aktualitet
10 November 2026, 16:19
E. D
ANGLI- Gazeta britanike UnHerd, ka publikuar një investigim, ku analizon ngritjen e rrjeteve kriminale shqiptare dhe depërtimin e tyre në t...
Aktualitet
10 November 2026, 16:11
E.M
ITALI- Prokuroria italiane ka kërkuar 24 vite burg për 45-vjeçarin Moreno Violetto, i cili është akuzuar për vrasjen e shq...
Aktualitet
10 November 2026, 15:29
E. D
TIRANË- Ruben Saraiva, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, &eum...
Aktualitet
10 November 2026, 15:25
E.M
TIRANË- Këngëtari Rigels Rajku, i njohur si Noizy, dhe babai i tij, Bashkim Rajku, ishin thirrur nga SPAK në procesin e radhës gjyq&eu...
Aktualitet
10 November 2026, 14:09
E.d
Foto ilustruse
BELGJIKA- Një 36-vjeçar shqiptar, i konsideruar si drejtuesi kryesor i një bande të trafikut të kokainës në...
Aktualitet
10 November 2026, 14:02
E.d
Maksim Et’hemaj dhe Viola Haxhiademi
TIRANA- Maksim Et’hemaj është larguar nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil, ndë...
Aktualitet
10 November 2026, 13:59
G.M
Laert Haxhiu & Noizy
TIRANË- Në seancën e radhës gjyqësore ndaj Laert Haxhiut në GJKKO, ka dëshmuar Bashkim Rajku, baba...
Aktualitet
10 November 2026, 13:45
E.d
Pamje nga takimi
TIRANA- Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka kërkuar psikologu institucional për të mbështetur hetuesit e ...
Aktualitet
10 November 2026, 13:26
G.M
Haki Çako
TIRANË- Shqipëria pritet të fuqizojë kapacitetet për përballimin e zjarreve me tre avionë të rinj, t...
Aktualitet
10 November 2026, 13:07
E.d
Nikoll Radaçi
TIRANA- Seanca e rradhës gjyqësorë për Nikoll Radaçin, 57-vjeçarin i cili aksidentoi për vdekje tr...