24 October 2026, 09:00
Nga DOSJA

ANGLI - Arsenali ka marrë një lajm të keq pas barazimit 2-2 ndaj Bayern Munich në Allianz Arena. Bukayo Saka pritet të qëndrojë jashtë fushave për rreth gjashtë javë, duke i shkaktuar një mungesë të rëndësishme skuadrës së drejtuar nga Mikel Arteta.
Anësori anglez u detyrua të largohej nga loja vetëm 10 minuta pas nisjes së ndeshjes për shkak të një problemi në kofshë. Sipas raportimeve të BBC-së, rikuperimi i tij mund të zgjasë deri në gjashtë javë, çka do ta lërë Arsenalin pa një prej lojtarëve më të rëndësishëm në fazën sulmuese për një periudhë të konsiderueshme.
Saka është një element kyç në skemën e Artetës, falë aftësisë për të dribluar, për të krijuar raste dhe për të diktuar ritmin e lojës. Edhe pse sezonin e kaluar shifrat e tij ishin më të ulëta, rëndësia e anglezit në mekanizmat e skuadrës mbetet e padiskutueshme.
Tashmë, trajneri spanjoll duhet të gjejë zgjidhjen për të mbuluar mungesën e tij. Noni Madueke dhe Eberechi Eze janë dy alternativat që mund të marrin më shumë hapësira, megjithëse deri tani kanë hasur vështirësi për të lënë gjurmë pas transferimeve të tyre.
Vendimi i Artetës për zëvendësuesin e Sakasë pritet të bëhet më i qartë në prag të sfidës me Evertonin këtë fundjavë. Ndërkohë, Arsenali shpreson që rikuperimi i një prej yjeve të tij të mos zgjasë më shumë se parashikimet fillestare.
B.T (Dosja.al)
Sport
24 October 2026, 08:30
SPANJE - Barcelona ka nisur të lëvizë në merkato për të ardhmen dhe një nga emrat që ka tërhequr vëmendjen e ...
Sport
24 October 2026, 08:11
AUSTRALI - Marc Márquez ka hedhur një tjetër hap të rëndësishëm drejt titullit botëror në MotoGP. Piloti sp...
Sport
24 October 2026, 08:00
Duke shënuar një gol dhe duke dhënë një asist, Joe Scally (majtas), luajti një rol të madh në fitoren e ekipit të ...
Sport
24 October 2026, 07:46
ITALI - Torino vazhdon serinë pozitive në Serie A. Skuadra e drejtuar nga Ignazio Abate mposhti Monzën me rezultatin 3-2, në një ...
Sport
24 October 2026, 07:30
BRAZIL - Neymar ka bërë publike mbështetjen e tij për Flavio Bolsonaron, vetëm dy ditë para raundit të dytë të...
Sport
23 October 2026, 20:15
TURQI - Shqetësim për André Onanën. Portieri kamerunas, i cili është pjesë e Manchester United dhe aktualisht luan si i hu...
Sport
23 October 2026, 20:00
SPANJE - Një klimë më e qetë duket se po mbizotëron në dhomën e zhveshjes së Real Madridit. Sipas raportimeve nga Spanj...
Sport
23 October 2026, 19:30
SPANJE - Raphinha e sheh sërish Real Madridin si një kundërshtar ndaj të cilit ka ditur të shkëlqejë. Braziliani ka nd&...
Sport
23 October 2026, 19:00
ITALI - Antonio Conte ka reaguar për herë të parë ndaj zërave që e lidhin me Manchester United, në një kohë k...
Sport
23 October 2026, 18:30
Gianni Infantino, president i FIFA-s
ZVICER - Gianni Infantino merr një mbështetje të rëndësishme në rrugën drejt rizgjedh...