13 November 2026, 16:04
Nga E. D
GJKKO
TIRANË- GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Lulzim Pepës, Fatjon Markut, Aleks (Shkëlqim) Pepajt dhe Ilir Lazrit për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”. Katër të pandehurit, të cilët dyshohet se janë pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa, iu drejtuan GJKKO-së më 5 nëntor, duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë.
Ata kërkuan gjithashtu që SPAK të paraqiste me shkrim informacion mbi veprimet hetimore të kryera dhe nevojat e sigurimit. Pas shqyrtimit të kërkesës, trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtarja Alma Kodraliu, vendosi të mos e pranojë atë, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg”.
Katër të pandehurit janë mes 11 personave të akuzuar nga SPAK si pjesë e një grupi kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa, i cili dyshohet për përfshirje në trafikimin ndërkombëtar të më shumë se 7 tonëve kokainë.
8 EPISODET E TRAFIKUT TË LËNDËS NARKOTIKE
Episodi 1 – Janar- Mars 2020 – Trafikimi i një sasie të konsiderueshme lënde narkotike kokainë gjatë periudhës Janar-mars 2020. Nga kjo sasi, më 21.03.2020 u sekuestrua një sasi prej 8.5 kg në qytetin e Amsterdamit të Mbretërisë së Holandës.
Episodi 2 – 7-8 Prill 2020 – Trafikimi i një sasie prej 1,018 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, nga Peruja drejt Portit të Roterdamit të Hollandës. Ngarkesa kishte mbërritur në portin e Roterdamit me një anije kolumbiane ndërsa lënda narkotike ishte fshehur në një enë frigoriferike që përmbante lëng frutash të ngrira. Vlera e shitjes ishte mbi 1.3 milionë euro.
Episodi 3 – 6 Qershor 2020 – Trafikimi i një sasie prej 2020 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, nga Ekuadori drejt Portit të Roterdamit të Hollandës. Kjo ngarkesë kishte mbërritur në portin e Roterdamit me një anije detare nga Porti i Guayaquil, Ekuador dhe ishte e destinuar për një kompani në Hungari. Një pjesë e kësaj ngarkese i përkiste këtij grupi kriminal.
Episodi 4 – 26 Qershor 2020 – Tentativa e trafikimit të një sasie prej 516 kg lënde narkotike kokainë, e sekuestruar në Terminalin Portual Muelle Sur, DP World Callao, Peru, si dhe e destinuar për në Mbretërinë e Hollandës.
Episodi 5 – 30 Qershor 2020 – Trafikimi i një sasie prej 500 kg lënde narkotike kokainë më, e sekuestruar në Portin e Roterdamit, që kishte ardhur në një kontejner nga Kolumbia që përmbante konserva me peshk ton dhe ishte i destinuar për një kompani në Gjermani.
Episodi 6 – 7 Gusht 2020 – Trafikimi i një sasie të konsiderueshme lënde narkotike e llojit kokainë, e llogaritur në rreth 1600 kg, prej së cilës është sekuestruar një sasi prej 104 kg po në të njëjtën datë në autostradën nr A2 pranë qytetit Abcoude të Mbretërisë së Holandës.
Episodi 7 – 16 Gusht 2020 – Trafikimi i një sasie rreth 1100 pako me peshë bruto 1238,39 kg lënde narkotike kokainë, e cila ishte ishte fshehur në një ngarkesë me banane në një kontenier që vinte nga Ekuadori drejt Portit të Roterdamit në Hollandë dhe kishte mbërritur në portin e Roterdamit me një anije detare e ardhur nga Porti i Antwerp, e destinuar për një kompani në Hagë.
Episodi 8 – 1 – 2 Tetor 2020 – Trafikimi i një sasie prej 531 kg lënde narkotike kokainë në Portin e Roterdamit, Hollandë, sasi e cila është kapur nga autoritetet holandeze, e fshehur në një kontenier të ngarkuar me rrush të thatë, i destinuar për në Suedi./Dosja.al
GJKKO Fatjon Marku Aleks (Shkëlqim) Pepaj Ilir Lazri Lulëzim Pepa
Aktualitet
13 November 2026, 15:00
E.d
Esmeralda Hasani
TIRANA- Emërimi i Esmeralda Hasanit në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit ka tërhequr vëmendjen ...
Aktualitet
13 November 2026, 14:33
E.d
Viktima, Gentiana Kopili
ITALI- Rasti i rëndë i vrasjes së 45-vjeçares shqiptare Gentiana Kopili në Itali, tronditi vendin n&...
Aktualitet
13 November 2026, 14:08
E.d
Mateos Jubani
ANGLI- Një shqiptar është dënuar me 15 vite burg në Angli, pasi u përfshi në dy sulme të rënd...
Aktualitet
13 November 2026, 13:50
E.d
Klevin Metaj
TIRANA- Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj Klevin Metajt, duke zëvendësuar “arrestin në shtë...
Aktualitet
13 November 2026, 13:36
G.M
Gentian Keri
TIRANË- SPAK ka marrë në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Gentian Keri, n&eum...
Aktualitet
13 November 2026, 13:31
E.d
Arben Voja
FIER- Prokuroria e Fierit ka kërkuar dhe marrë nga gjykata masën e sigurisë “Arrest në burg” për katë...
Aktualitet
13 November 2026, 13:14
E.d
Foto ilustruse
AUSTRI- Një krim i rëndë me protagonistë dy shtetas nga Kosova po shqyrtohet nga drejtësia austriake. Një 47-vje&...
Aktualitet
13 November 2026, 12:39
E.d
Viktima
BELGJIKË- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e shqiptarit i cili u vra në zemër të Brukselit pak ditë me par&...
Aktualitet
13 November 2026, 12:06
E.d
Pamje
THETH- Moti i keq i cili ka përfshirë vendin ka shkaktuar problematika në disa zona të vendit. Nga ky ndryshim atmosferik eshte prek...
Aktualitet
13 November 2026, 11:58
G.M
foto ilustruese
SHKODËR- Një 52-vjeçar malazez ka rënë në prangat e policisë gjatë ditën së sotme në ...