13 November 2026, 14:33
Nga E.d
Viktima, Gentiana Kopili
ITALI- Rasti i rëndë i vrasjes së 45-vjeçares shqiptare Gentiana Kopili në Itali, tronditi vendin në qershor të vitit 2025, kur ajo u vra brutalisht nga ish-bashkëshorti i saj, Nikollaq Hudhra. Ngjarja ndodhi më 14 qershor, në Tolentino, ku 56-vjeçari e sulmoi Gentianën në mes të rrugës, duke e goditur 22 herë me thikë. Pasi e la të pajetë, ai u ul në një stol përballë trupit të saj dhe priti mbërritjen e karabinierëve, të cilëve më pas u pranoi krimin.
Një vit e pesë muaj pas ngjarjes, ka nisur procesi gjyqësor ndaj Hudhrës në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Macerata. Mediat italiane shkruajnë djemtë e çiftit janë paraqitur si palë civile kundër babait të tyre. I pandehuri nuk ishte i pranishëm në seancën e parë, ndërsa njëri prej djemve, i cili kishte shkuar në gjykatë me shpresën për ta takuar, u largua i zhgënjyer pasi mësoi se babai nuk ndodhej aty.
Seanca e radhës është caktuar më 26 nëntor, ku pritet të dëshmojnë dy djemtë, Samuel dhe Mario, si dhe vëllai i viktimës. Vëmendja e procesit do të përqendrohet te gjendja mendore e Hudhrës dhe aftësia e tij për të kuptuar e kontrolluar veprimet në momentin e vrasjes. Sipas ekspertizës psikiatrike, kjo aftësi ishte dobësuar ndjeshëm, por nuk ishte përjashtuar plotësisht.
Ndërkohë, gjatë hetimeve është zbuluar se Gentiana e kishte denoncuar më herët ish-bashkëshortin për keqtrajtim, ndërsa ai kishte tentuar ta vriste edhe dy ose tri herë të tjera. Hudhra kishte deklaruar se e kishte kryer krimin për të mbrojtur fëmijët e tij, pasi ishte i bindur se ish-bashkëshortja dëshironte ta helmonte./Dosja.al
Nikollaq Hudhra itali vrasje
Aktualitet
13 November 2026, 14:08
E.d
Mateos Jubani
ANGLI- Një shqiptar është dënuar me 15 vite burg në Angli, pasi u përfshi në dy sulme të rënd...
Aktualitet
13 November 2026, 13:50
E.d
Klevin Metaj
TIRANA- Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj Klevin Metajt, duke zëvendësuar “arrestin në shtë...
Aktualitet
13 November 2026, 13:36
G.M
Gentian Keri
TIRANË- SPAK ka marrë në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Gentian Keri, n&eum...
Aktualitet
13 November 2026, 13:31
E.d
Arben Voja
FIER- Prokuroria e Fierit ka kërkuar dhe marrë nga gjykata masën e sigurisë “Arrest në burg” për katë...
Aktualitet
13 November 2026, 13:14
E.d
Foto ilustruse
AUSTRI- Një krim i rëndë me protagonistë dy shtetas nga Kosova po shqyrtohet nga drejtësia austriake. Një 47-vje&...
Aktualitet
13 November 2026, 12:39
E.d
Viktima
BELGJIKË- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e shqiptarit i cili u vra në zemër të Brukselit pak ditë me par&...
Aktualitet
13 November 2026, 12:06
E.d
Pamje
THETH- Moti i keq i cili ka përfshirë vendin ka shkaktuar problematika në disa zona të vendit. Nga ky ndryshim atmosferik eshte prek...
Aktualitet
13 November 2026, 11:58
G.M
foto ilustruese
SHKODËR- Një 52-vjeçar malazez ka rënë në prangat e policisë gjatë ditën së sotme në ...
Aktualitet
13 November 2026, 11:17
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka publikuar listën me 1818 dosje legalizimi të papërfunduara në Bashkin&...
Aktualitet
13 November 2026, 11:05
E.d
Foto ilustruse
KUKËS- Moti i keq i cili ka përfshirë vendin, ka prekur edhe qytetin e Kukësit, Hasit dhe Tropojë s. Reshjet e shiut d...