13 November 2026, 13:36
Nga G.M
Gentian Keri
TIRANË- SPAK ka marrë në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Gentian Keri, në kuadër të hetimeve për çështjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Gjatë marrjes në pyetje nga një hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Keri ka deklaruar se ka vepruar në përputhje me ligjin.
I pyetur edhe për pretendimet e një drejtueseje të degës së Thesarit, e cila ka deklaruar se është kërcënuar prej tij, ai është shprehur se thjesht i kishte tërhequr vëmendjen për moszbatimin e ligjit. Çështja u referua në SPAK në muajin shtator, ndërsa krahas Kerit, në kallëzim përfshihet edhe ministri i Financave, i cili pritet të merret në pyetje nga prokurorët.
Çfarë ka ndodhur?
Pagat e gushtit për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor janë bllokuar nga Thesari i Shtetit, pas vendimeve të dy institucioneve për rritjen e pagës referuese të magjistratëve. KLP dhe KLGJ vendosën që nga 1 gushti paga referuese të rritet në 222.425 lekë, nga 156.800 lekë që ishte më parë, ndërsa mbi këtë shumë aplikohet edhe shtesa prej 14 mijë lekësh për nivelin e kualifikimit.
Vendimi erdhi pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi në shkurt 2026 formulën e mëparshme të pagave dhe i la Kuvendit afat deri më 31 korrik për të miratuar një skemë të re. Afati përfundoi pa miratimin e një formule të re nga Parlamenti, ndërsa KLP dhe KLGJ përcaktuan vetë pagën referuese.
Sipas formulës së re, rritja mund të sjellë shtesa të konsiderueshme në pagat e magjistratëve, veçanërisht në nivelet e larta të sistemit të drejtësisë. Përplasja tashmë është zhvendosur te zbatimi financiar i vendimeve, me Thesarin që ka ndaluar ekzekutimin e pagave të gushtit./Dosja.al
spak
Aktualitet
13 November 2026, 13:31
E.d
Arben Voja
FIER- Prokuroria e Fierit ka kërkuar dhe marrë nga gjykata masën e sigurisë “Arrest në burg” për katë...
Aktualitet
13 November 2026, 13:14
E.d
Foto ilustruse
AUSTRI- Një krim i rëndë me protagonistë dy shtetas nga Kosova po shqyrtohet nga drejtësia austriake. Një 47-vje&...
Aktualitet
13 November 2026, 12:39
E.d
Viktima
BELGJIKË- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e shqiptarit i cili u vra në zemër të Brukselit pak ditë me par&...
Aktualitet
13 November 2026, 12:06
E.d
Pamje
THETH- Moti i keq i cili ka përfshirë vendin ka shkaktuar problematika në disa zona të vendit. Nga ky ndryshim atmosferik eshte prek...
Aktualitet
13 November 2026, 11:58
G.M
foto ilustruese
SHKODËR- Një 52-vjeçar malazez ka rënë në prangat e policisë gjatë ditën së sotme në ...
Aktualitet
13 November 2026, 11:17
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka publikuar listën me 1818 dosje legalizimi të papërfunduara në Bashkin&...
Aktualitet
13 November 2026, 11:05
E.d
Foto ilustruse
KUKËS- Moti i keq i cili ka përfshirë vendin, ka prekur edhe qytetin e Kukësit, Hasit dhe Tropojë s. Reshjet e shiut d...
Aktualitet
13 November 2026, 11:04
G.M
foto ilustuese
TIRANË- Maratona e Tiranës rikthehet këtë vit në edicionin e saj të dhjetë, duke sjellë kufizime në...
Aktualitet
13 November 2026, 11:03
Enkeleda Memisha
Shqipëria ka turizëm përgjatë gjithë vitit dhe këtë e tregon numri në rritje i turistëve të huaj dhe i bashka...
Aktualitet
13 November 2026, 10:51
I.A
TIRANË- Një nismë ligjore e qeverisë shqiptare në kuadër të përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë t&eu...