13 November 2026, 15:13
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar ndryshimin e legjislacionit zgjedhor për të rikthyer të drejtën e koalicioneve dhe për të garantuar që votat e çdo partie të numërohen në favor të saj. Berisha e cilësoi antidemokratik qëndrimin e legjislacionit aktual ndaj koalicioneve, duke theksuar se PD-ja kërkon rikthimin e të drejtës së partive për të mbledhur votat e subjekteve që bëjnë pjesë në koalicion.
Ai u shpreh kundër mekanizmave që lejojnë partitë e mëdha të përfitojnë nga votat e partive të tjera, duke kërkuar lista të hapura për partitë dhe respektimin e votës së çdo subjekti politik. Sipas tij, ky propozim synon jo vetëm garantimin e një sistemi më demokratik, por edhe krijimin e kushteve për bashkimin e të gjithë faktorëve opozitarë kundër qeverisë.
"Dy, ka një moment në legjislacionin aktual dhe unë ndjej keqardhje që nuk e citojnë shumë: momenti i qartë antidemokratik është qëndrimi ndaj koalicioneve në ligj. Dhe ky moment antidemokratik, për hir të së vërtetës, është denoncuar edhe nga faktori ndërkombëtar. Partia Demokratike qëndron plotësisht tek rikthimi, tek sanksionimi i të drejtës që të gjitha partitë politike që të mbledhin në koshin e vet të gjitha votat që hidhen për atë parti. Po, larg duart partitë e mëdha mbi koshin e votave të partive të tjera. Listë të hapur të partive. Do dëgjoni ju në darkë se si do reagojë mafia e votës së lirë, se si do t'i mohojë këto, se do të gjejnë ata të cilët flasin, e kanë gjuhën të lidhur me xhepin jo me trurin, dhe të thonë të kundërta. Jo, ne jemi për listë të hapur të partive dhe asnjë votë partitë e tjera të mos mund të marrin nga asnjë parti. E bëjmë këtë sepse është demokratike, por edhe sepse ne jemi për bashkimin e të gjithë faktorëve opozitarë kundër të keqes më të madhe që e ka emrin Edi Rama," tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha
Politike
13 November 2026, 15:12
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur qëndrimin e tij për reformën zgjedhore, duke prop...
Politike
13 November 2026, 15:11
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar një bashkim të gjerë opozitar për reform&eu...
Politike
13 November 2026, 14:51
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i PD-s, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se reforma zgjedhore është një reformë në të cil&...
Politike
13 November 2026, 14:43
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se deputetët e PD do të njihen dhe do të dis...
Politike
13 November 2026, 14:07
Izmir Akulli
Foto Ilustruese
TIRANË- Problematika globale e shërbimeve Microsoft 365 ka prekur edhe administratën publike shqiptare, duke shkaktuar vës...
Politike
13 November 2026, 13:39
E.d
Pamje nga takimi
TIRANA- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Eric Wendt ka zhvilluar një takim me të rinj shqiptar&eu...
Politike
13 November 2026, 13:03
E.d
Pamje
TIRANA- Projektligji i ri për strehimin social ka nxitur debate mes përfaqësuesve të opozitës dhe qeverisë në k...
Politike
13 November 2026, 12:20
E.d
Edi Rama
TIRANA- Media prestigjioze Al Jazeera i ka kushtuar një artikull anulimit të samitit të NATO-s në Tiranë për viti...
Politike
13 November 2026, 11:31
E.d
Erion Veliaj
TIRANA- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiran&...
Politike
13 November 2026, 11:00
I.A
Edi Rama
BRUKSEL- NATO nuk do të mbajë një samit në Shqipëri vitin e ardhshëm pavarësisht planeve të mëparshme p&...