17 November 2026, 10:13
Nga E.d
GJKKO
TIRANA- Mbrojtja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur këtë të martë në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku pritet të mbahet seanca e radhës në kuadër të procesit gjyqësor ndaj tij. Pjesë e ekipit mbrojtës është edhe avokati Plarent Ndreca, i cili është paraqitur në gjykatë për të përfaqësuar Veliajn gjatë zhvillimit të seancës.
Për çfarë akuzohet Veliaj?
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
GJKKO Erion Veliajt seancë
Politike
17 November 2026, 10:03
E.d
Mirlinda Karçanaj
TIRANA- Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj...
Politike
17 November 2026, 09:49
E.d
Fredi Kokoneshi
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me nga 1 vit burg për ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokonesh...
Politike
17 November 2026, 08:23
E.d
Hashim Thaçi
HAGA- Gjykata Speciale në Hagë pritet të nisë në orën 10:00 seancën për shpalljen e aktgjykimit nd...
Politike
17 November 2026, 08:18
E.d
Foto ilustruese
TIRANA- Komisioni për Reformën Zgjedhore mblidhet sot për të diskutuar dërgimin në Komisionin e Venecias të...
Politike
16 November 2026, 22:51
E. D
KOSOVË- Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në opozitë, Vlora Çitaku,...
Politike
16 November 2026, 21:33
E. D
Blendi Klosi
TIRANË- Blendi Klosi ka treguar se çfarë ndodhi në Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku...
Politike
16 November 2026, 20:56
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar me tone ironike ndaj gazetarit irlandez Chay Bowes, pasi ky i fundit u përfshi në list&...
Politike
16 November 2026, 18:54
E. D
Edi Rama dhe Roberta Metsola
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, n&eum...
Politike
16 November 2026, 17:46
E. D
TIRANË- Konfindustria i ka kërkuar Kuvendit rishikimin e projekt-Paketës Fiskale 2027, duke paralajmëruar se ndryshimet në taksim...
Politike
16 November 2026, 17:35
E. D
Fatime Kryemadhi
TIRANË- Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit, ka kërkuar në GJKKO shpalljen e pafajësisë për ak...