LIVE UPDATES
Bota

Në samitin Trump-Xi-Putin pritet të mbizotërojë simbolika

Samiti trepalësh, i propozuar fillimisht nga Putini në tetor dhe i konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë më 13 nëntor, ka nxitur krahasime me Konferencën e Jaltës të vitit 1945, të mbajtur në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore.

18 November 2026, 14:03 Nga G.M
Në samitin Trump-Xi-Putin pritet të mbizotërojë simbolika
Presidenti amerikan, Donald Trump (majtas), shtrëngon duart me presidentin rus, Vladimir Putin, ndërsa presidenti kinez, Xi Jinping, i vështron, para samitit të APEC-it, në Shenzhen, Kinë, më 18 nëntor.

 

Takimi i parë trepalësh mes presidentit amerikan, Donald Trump, liderit kinez, Xi Jinping, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, që pritet të mbahet në margjinat e konferencës së Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) në Shenzhen gjatë kësaj jave, mund të mos jetë shumë frytdhënës, pavarësisht simbolikës së tij të pazakontë.

Samiti trepalësh, i propozuar fillimisht nga Putini në tetor dhe i konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë më 13 nëntor, ka nxitur krahasime me Konferencën e Jaltës të vitit 1945, të mbajtur në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore.

Në qytetin turistik të Krimesë, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Sovjetik, si fuqi fituese të luftës, përcaktuan prapa dyerve të mbyllura sferat e tyre të ndikimit në periudhën e pasluftës, duke vendosur në thelb fatin e shumë vendeve të vogla në Evropë dhe Azi. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i shqetësuar nga përpjekjet e Putinit për ta lënë anash në përcaktimin e rezultatit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, i tha CNN-it: “Ne nuk e duam një Jaltë 2.0”.

Nuk do të ketë Jaltë të re

Megjithatë, disa ekspertë i thanë Radios Evropa e Lirë (REL) se takimi mes Shteteve të Bashkuara, Kinës dhe Rusisë, më 19 nëntor, do të jetë shumë më ndryshe nga konferenca historike e mbajtur 81 vjet më parë.

“Unë mendoj se ky krahasim nuk është i qëlluar”, tha Elizabeth Wishnick, eksperte e marrëdhënieve mes Kinës dhe Rusisë në Korporatën CNA në Virxhinia.

“Edhe nëse do të dëshironin ta kishin fuqinë për t’i marrë ato vendime, nuk do të mund t’i zbatonin, sepse bota ka ndryshuar që nga ajo kohë. Ka shumë aktorë të pavarur që kanë mundësi t’i pengojnë fuqitë e mëdha. Mjafton të shohim, për shembull, Gjirin Persik”, tha ajo.

Bobo Lo, bashkëpunëtor i jashtëm në Institutin Lowy të Australisë, thekson se Kina është përpjekur ta pozicionojë veten si udhëheqëse të Jugut Global, duke u përqendruar, të paktën në dukje, në demokratizimin e marrëdhënieve ndërkombëtare.

“Ideja që tre liderë botërorë të marrin vendimet kryesore për qeverisjen globale bie ndesh me narrativin që Pekini e përsërit vazhdimisht. Kinezët janë jashtëzakonisht të kujdesshëm ndaj kësaj ideje”, i tha ai REL-it.

Ai që mund të përfitojë më së shumti nga ky takim është Putini, krahasuar me dy liderët e tjerë, edhe nëse samiti nuk jep ndonjë fryt thelbësor, tha në një intervistë Tsiporah Fried, bashkëpunëtore e lartë në Institutin Hudson në Uashington.

“Kjo do ta ndihmojë atë ta rikthejë pozitën e tij në arenën ndërkombëtare dhe të dalë nga izolimi në të cilin është gjendur Rusia. Ai mund ta paraqesë Rusinë si një fuqi të madhe që po negocion për të ardhmen e Ukrainës, pa pasur nevojë të përballet me mundësinë e humbjes në fushëbetejë”, tha ajo.

Për Xi-në, rëndësi ka menaxhimi i skenës

Për Xi Jinpingun, i cili nuk e kërkoi këtë takim, menaxhimi i kujdesshëm i skenës është thelbësor. Prioriteti i Xi-së “është që takimi të jetë i suksesshëm dhe të paraqitet imazhi i stabilizimit të marrëdhënieve mes fuqive të mëdha. Kina do të përqendrohet më shumë te simbolika sesa te marrëveshjet konkrete që mund të arrihen”, i tha REL-it Yun Sun, drejtoreshë e Programit për Kinën në Qendrën Stimson në Uashington.

Fillimisht, as Pekini dhe as Uashingtoni nuk e mbështetën idenë e Putinit për këtë samit, të cilën ai ia kishte propozuar Trumpit gjatë një bisede telefonike më 9 tetor. Por, më 19 tetor, Trump u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se ishte i gatshëm të merrte pjesë në takim, nëse pajtohej edhe Xi. Kina nuk pranoi publikisht deri më 4 nëntor se po zhvilloheshin diskutime për takimin trepalësh.

Më vonë, gazeta Wall Street Journal raportoi se Pekini dhe Uashingtoni kishin mospajtime rreth formatit të takimit. Kina nuk dëshiron t’ia lë në dorë rastit dhe po këmbëngul për një takim me agjendë të përcaktuar hollësisht dhe me rezultate të parapërgatitura. Ndërkaq, Uashingtoni preferon një format më fleksibil, që mundëson diskutime të hapura.

Në këtë rast, Pekini është veçanërisht i interesuar ta menaxhojë me kujdes takimin, sepse nuk dëshiron që ai ta lërë në hije ngjarjen kryesore të APEC-ut, tha Wishnick nga Korporata CNA. Veçanërisht vlen të theksohet se Kina i ka rezistuar thirrjes së Putinit për të diskutuar për përfundimin e luftës në Ukrainë, megjithëse një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze ka thënë se “paqja globale” do të jetë në agjendë.

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, i cili së fundmi u takua me Xi-në gjatë një vizite shtetërore në Kinë, tha në një intervistë për transmetuesin publik gjerman, ARD, se Xi i kishte thënë se bisedimet, çfarëdo qofshin ato, lidhur me konfliktin, duhet ta përfshijnë edhe pjesëmarrjen e Evropës, pasi lufta ndikon drejtpërdrejt në sigurinë evropiane.

Në Evropë, “Kina shihet si faktor që po e mundëson vazhdimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës”, prandaj duhet të veprojë me kujdes, tha Wishnick. Organizimi i një samiti trepalësh, ku Uashingtoni, Moska dhe Pekini do të diskutonin për përfundimin e luftës pa pjesëmarrjen e Ukrainës dhe Evropës, “vetëm sa do ta ndërlikonte diplomacinë e Kinës ndaj Evropës”.

“Pekini dëshiron një kornizë më të gjerë, në të cilën do të përfshiheshin edhe ukrainasit dhe evropianët”, shtoi ajo.

Fokusi i Trumpit: Kontrolli i armëve bërthamore

Krahasuar me ato të Xi-së dhe Putinit, synimet e Trumpit për këtë takim janë më modeste. Presidenti amerikan nuk ka nevojë të luajë rolin e nikoqirit, si Xi, dhe as të përpiqet ta paraqesë veten si të barabartë me fuqitë kryesore botërore, siç duhet të bëjë Putini.

Në vend të kësaj, Trump synon të diskutojë çarmatimin bërthamor, një temë për të cilën ka shprehur interes të madh që nga vitet ‘80. Në vitin 1984, Trump i kishte thënë një gazetari të Washington Post se dëshironte të negocionte, në emër të Shteteve të Bashkuara, me Bashkimin Sovjetik për kontrollin e armëve bërthamore. Në vitin 2019, administrata e parë Trumpit e zhvendosi strategjinë bërthamore amerikane nga kontrolli tradicional dypalësh i armëve me Rusinë drejt një kornize trepalëshe, që do të përfshinte Moskën dhe Pekinin.

Në një intervistë për Newsmax më 15 tetor, Trump tha: “Është për të ardhur keq, sepse do të doja të arrinim çarmatimin bërthamor, nëse është e mundur. Por, në fakt, po bisedojmë për këtë me Rusinë dhe po bisedojmë edhe me Kinën për këtë çështje të çarmatimit bërthamor”.

Më 13 nëntor, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Olivia Wales, tha: “Ai do të diskutojë për reduktimin e armëve bërthamore në botë, përhapjen e të cilave presidenti Trump e konsideron shumë të rrezikshme”. Megjithatë, Kina vazhdon të jetë e rezervuar ndaj hapjes së diskutimeve për kontrollin e armëve bërthamore me Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë.

“Qëndrimi i Kinës për armët bërthamore është i qartë: Rusia dhe Shtetet e Bashkuara duhet fillimisht t’i zvogëlojnë arsenalet e tyre shumë më të mëdha, përpara se të nisin çfarëdo diskutimi trepalësh”, tha Fried nga Instituti Hudson.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia së bashku zotërojnë më shumë se 90 për qind të armëve bërthamore në botë, sipas Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë (FAS), një organizatë kërkimore me seli në Uashington. Sipas FAS-it, Rusia ka 5.420 koka bërthamore, ndërsa Shtetet e Bashkuara 5.042. Krahasuar me to, Kina ka vetëm 620.

Megjithatë, Pekini po e zgjeron me shpejtësi arsenalin e tij bërthamor. Pentagoni vlerëson se Kina do t’i ketë 1.500 koka bërthamore deri në vitin 2035. Pekini thotë se zgjerimi i arsenalit të tij bërthamor është masë mbrojtëse, që synon të sigurojë një kapacitet të besueshëm për kundërpërgjigje bërthamore edhe në rast se sulmohet e para.

Kina zyrtarisht ndjek politikën për të mos shtënë e para me armë bërthamore (NFU) dhe zotohet se nuk do t’i përdorë apo të kërcënojë me përdorimin e armëve atomike kundër shteteve që nuk posedojnë armë të tilla, apo kundër zonave të lira nga armët bërthamore.

“Ka pengesa të mëdha për arritjen e çfarëdo marrëveshjeje trepalëshe për kontrollin e armëve, veçanërisht për shkak të dallimeve në madhësinë e arsenaleve të tri fuqive bërthamore dhe prioriteteve të tyre të ndryshme strategjike. Megjithatë, dialogu mes tyre do të ishte i vlefshëm”, tha Fried.

Sipas saj, sfida qëndron në shndërrimin e këtij dialogu në negociata konkrete, me objektiva të përcaktuara qartë, zotime reciproke dhe një kornizë të dakorduar, e cila do të mundësonte vendosjen e kufizimeve domethënëse dhe të verifikueshme për arsenalet bërthamore të të tria vendeve./REL

donald trump Xi Jinping vladimir putin

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin