LIVE UPDATES
Aktualitet

Policia gjet sëpatë me gjak, Gazmir Fiku nuk pranon vrasjen e të atit në Bulqizë: Babi theri kecin, unë isha në punë

Ai është pyetur gjatë në policinë e Bulqizës, duke treguar versionin e tij për ngjarjen por në asnjë çast nuk ka pranuar autorësinë e krimit të babait të tij. Para oficerëve, i riu ka mbajtur qëndrim mohues, duke pretenduar fillimisht se kur ka ndodhur ngjarja ai nuk ka qënë në banesë, por në punën e tij në OSHEE.

5 November 2026, 11:22 Nga Elton Qyno

Policia gjet sëpatë me gjak, Gazmir Fiku nuk pranon vrasjen e të

BULQIZË- Përgjegjësi i OSHEE në zonën e Bulqizës Gazmir Fiku që akuzohet nga policia dhe prokuroria për vrasjen e babait të tij, Urim Fiku, nuk ka pranuar autorësinë e krimit.

Ai është pyetur gjatë në policinë e Bulqizës, duke treguar versionin e tij për ngjarjen por në asnjë çast nuk ka pranuar autorësinë e krimit të babait të tij. Para oficerëve, i riu ka mbajtur qëndrim mohues, duke pretenduar fillimisht se kur ka ndodhur ngjarja ai nuk ka qënë në banesë, por në punën e tij në OSHEE.

Dhe për ti bindur hetuesit për këtë version, Gazmir Fiku, u ka kërkuar oficerëve të marin pamjet filmike të OSHEE dhe të shikojnë kohën e prezencës së tij në ambjentet e punës.

Por ngjarja e rëndë “kërcet” në disa drejtime. Pasi Gazmir Fiku sipas grupit të hetimit nuk i jep shpjegim shumë pikëpyetjeve, duke filluar nga fshirja e pamjeve filmike të DVR-së së kamerave të shtëpisë, gjetja e robave të prera me gërshërë dhe hedhur në ËC e banesës, sëpata me njollat e gjakut, arma e krimit pistoletë me një fishek në fole, gëzhoja e gjetur në vendgjarje dhe versioni imagjinar i ariut.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se gjatë ditës së djeshme Gazmir Fiku, u ka kërkuar hetuesve që të lenë të lirë nënën e tij, Sadeten, me qëllim të merej me ceremoninë e varimit. Sipas tij, ai ishte në dispozicion të hetimit por nënën policia duhet ta linte të lirë.

Fiku, ka treguar se ishte në punë kur është njoftuar me telefon nga nëna e tij për ngjarjen e një sulmi nga Ariu të babait të tij, që kishte dalë për të kullotur bagëtitë.

Zyrtari i OSHEE ka treguar se është larguar menjëherë për të parë se çfarë ka ndodhur dhe kur ka shkuar në vend, ka konstatuar babain e tij pa shenja jete me një plagë të madhe në kokë, duke menduar se e kishte çarë Ariu, ndaj e kanë çuar për vizitë në spitalin e Bulqizës.

Pyetjes se përse ja kishin hequr rrobat e trupit dhe i kishin hedhur në WC e shtëpisë, Gazmir Fiku, ka treguar se heqja e rrobave është bërë me qëllim ndërimin e tyre pasi ishin gjakosur shumë dhe se do e çonin në spital. Ndërsa hedhjen e rrobave në tualet nuk ka qënë në gjëndje ti përgjigjet, pasi këtë gjë sipas tij mund ta ketë kryer nëna e tij, Sadete.

Gazmir Fiku, nuk ka qënë në gjëndje të shpjegojë se kujt i përket arma tip pistoletë dhe kush a qëlluar në drejtim të babait të tij, Urim Kurti. Për më tepër ai nuk ka qënë në gjëndje të përgjigjet se pse ëhstë kujdesur personalisht për të fshehur armën e zjarrit në ambjentet e jashtme të shtëpisë.

Ndërsa pyetjes se përse sëpata e druve ishte e gjakosur, Gazmir Fiku, u ka treguar oficerëve se sëpata ka pasur gjak pasi disa ditë më parë, babai i tij Urimi, kishte therur një Kec. Ndërsa nuk ka qënë në gjëndje se në çfarë vendi të shtëpisë ishte therur Keci, ku ishte lëkura e tij, apo mbetjet.

Fiku i është shmangur përgjigjes duke treguar se nuk kishte dijeni se ku i therte kecat babai, pasi ai nuk interesohej shumë. Ndërsa pyetjes për fshirjen e pamjeve filmike të kamerave të shtëpisë, ai ka pohuar se Kamerat nuk kanë punuar për disa kohë.

Sipas policisë, fillimisht 56-vjeçari Urim Fiku është qëlluar pas shpine me një plumb pistolete. Ekspertët kanë saktësuar oficerët e hetimit se plumbi ka qenë tejshkues, duke hyrë në pjesën e pasme dhe më pas i ka dalë në gjoks.

Por veç kësaj plage të rëndë të shkaktuar me armë zjarri, ekspertët kanë konstatuar në kokën e viktimës Urim Fiku dhe një plagë të madhe në kokë, e cila ishte shkaktuar me një mjet prerës të fortë që dyshohet sëpatë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Mostra gjaku që prej ditës së djeshme, janë dërguar në laborator për të kryer ekzaminimet krahasuese biologjike të gjakut.

Për të mbuluar plagën e armës, gruaja dhe i biri kanë zhveshur Urim Fikun, duke i veshur rroba të tjera. Ndërsa rrobat që ia kanë hequr, djali i tij Gëzimi, i ka prerë me gërshërë dhe më tej ia ka hedhur në tualetin e shtëpisë.

Këto rroba tashmë janë sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale. Si provë është sekuestruar dhe arma e zjarrit, të cilën e ka treguar vetë djali i viktimës, Gëzim Fiku.

Nënë e bir tashmë janë arrestuar dhe ndaj tyre janë ngritur akuza të rënda si “Vrasje për shkaqe të marrëdhënies familjare” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit dhe municionit”.

Pritet që të dy të dalin në ditët në vijim para gjykatës së Dibrës, për tu njohur me masën e sigurisë “Arrest në burg” që do kërkojë prokurori i çështjes./Syri.net

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...