12 November 2026, 11:20
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë detaje pas paraqitjes së tij në SPAK, ku u pyet në cilësinë e kallëzuesit për çështjen e gjyqtares Irena Gjoka. Gjatë një deklarate për mediat para ambienteve të SPAK, Berisha akuzoi prokurorin Altin Maneku për mosveprim dhe pretendoi se ai kishte dërguar çështjen në gjykatë pa marrë parasysh faktet që, sipas tij, lidhen me deklarimet e gjyqtares në formularët e vetingut dhe të dekriminalizimit.
Berisha u ndal edhe te vendimi i gjykatëses, e cila sipas tij kishte kërkuar përgjigje për 20 pyetje, mes tyre edhe marrjen në pyetje të tij si kallëzues. Në lidhje me këtë ai tha se vendimi ishte marrë pothuajse gjashtë muaj më parë, ndërsa thirrja për t'u paraqitur në SPAK iu bë vetëm në javën e fundit të këtij afati.
I pyetur nga gazetarët nëse bëhej fjalë për mundësinë që të mos gjendej ai apo gjyqtarja Gjoka, Berisha u përgjigj se thirrja ishte drejtuar ndaj tij. Më tej, gazetarët e pyetën nëse, duke qenë nën masën e detyrimit për paraqitje, duhej të njoftonte autoritetet për largimet nga Shqipëria. Berisha u përgjigj se njoftimin për t'u paraqitur e kishte marrë vetëm tre ditë më parë dhe se mund të kishte ndodhur që të ndodhej jashtë vendit në momentin e thirrjes.
Sali Berisha: Por problemi është se Irena u padit, dhe Altin Maneku, avokati i saj, e çoi pa asnjë lloj përgjegjësie, në mungesë të plotë përgjegjësie, e çoi në gjykatë si një person për të cilin nuk ka asnjë lloj fakti penal. E kuptoni ju? Pra, për Altin Manekun, mashtrimi në formularët e vetingut, mashtrimi në formularin e dekriminalizimit, mashtrimi në formularin e emërimit kryetar gjykate, nuk përbën vepër penale dhe se neni 96 i Kushtetutës nuk ekziston. Të gjetur para këtij akti të pafytyrë dhe të papërgjegjshëm, një gjykatëse vendos të bëjë ligjin. Një gjykatëse që i beson ligjit, e kthen vendimin e paturpshëm dhe kriminal të Altin Manekut, se këta kanë nxjerrë tani formulën, ka vjedhur, por nuk dënohet. Gjykatësja e ktheu me 20 pyetje, ndër të cilat ajo kërkon të pyetet kallëzuesi i Irena Maneku Gjokës, Sali Berisha.
Thirrem tani, historia është kjo, ky vendim është marrë nga gjykatësja pothuajse gjashtë muaj më parë dhe unë thirrem në limitet e afatit gjashtëmujor, javën e fundit të gjashtë muajve që ka caktuar gjykatësja.
Pse kështu? Me shpresën se nuk do gjendet në Shqipëri.
E kuptoni ju se çfarë mendje djallëzore kanë...
Nuk do gjendeshit ju apo zonja Gjoka?
Sali Berisha: Nuk do gjendesha unë se unë jam për t’u pyetur.
Po ju jeni me detyrim paraqitje, duhet të njoftonit autoritetet kur të largoheshit?
Sali Berisha: Unë njoftimin e kam marrë absolutisht tre ditë më parë dhe unë mund të isha jashtë dhe mund të mos isha dhe këta mund ta mbyllnin që nuk u gjet. Po si ka mundësi të pyetet kallëzuesi pasi gjykatësja shtron 20 pyetje, kërkon që të pyetet kallëzuesi dhe jep pyetjet se çfarë do pyetet dhe tani kallëzuesi thirret javën e fundit dhe njoftohet, meqenëse e shtruat ju, maksimumi katër ose pesë ditë më parë. Pra, e shihni ju se çfarë përfaqëson Irena./Dosja.al
sali berisha
Politike
12 November 2026, 11:17
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Një moment tensioni është regjistruar sot para ambienteve të SPAK, ku kreu i Partisë Demokratike, Sali Beri...
Politike
12 November 2026, 11:02
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se gjyqtarja Irena Gjoka ka arritu të burgosë n&e...
Politike
12 November 2026, 10:55
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se kallëzimi i tij ndaj gjyqtares Irena Gjoka synon nd...
Politike
12 November 2026, 10:31
E.d
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi në GJKKO
TIRANA- Gjykata e Posaçme zhvillon sot seancën e radhës në procesin gjyqësor ndaj Ilir...
Politike
12 November 2026, 10:13
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të paraqitet këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme...
Politike
12 November 2026, 09:36
E.d
Esmeralda Hasani
TIRANA- Esmeralda Hasani është emri i propozuar nga Kryeministri dhe i dekretuar nga Presidenti Bajram Begaj në krye të...
Politike
12 November 2026, 09:10
E.d
Esmeralda Hasani
TIRANA- Bajram Begaj, ka dekretuar emërimin e Esmeralda Hasanit në detyrën e Drejtores së Shërbimit Informativ...
Politike
11 November 2026, 23:36
I.A
Emisioni investigativ "Plug" publikoi eksklzuivisht një pjesë të re nga audiopërgjimi ku biznesmeni Ron Yeffet flet për tregti arm&eum...
Politike
11 November 2026, 23:06
E. D
TIRANË- Shqipëria shpenzon çdo vit miliona euro në pajisje mjekësore dhe diagnostikuese por sistemi shëndetësor nuk e...
Politike
11 November 2026, 22:47
E. D
TIRANË- Ministri Ermal Nufi ka reaguar pas artikullit të publikuar nga media ndërkombëtare POLITICO, duke sqaruar deklaratën e tij lid...