LIVE UPDATES
Editorial

Partia nuk është kryeministri, por kush ua mbush mendjen këtyre?

 Historia e Partisë Socialiste e bën argumentin pardoksal edhe më interesant.

21 October 2026, 10:34 Nga Irena Beqiraj
Partia nuk është kryeministri, por kush ua mbush mendjen këtyre?
Irena Beqiraj

Në demokraci, partitë vijnë në pushtet me votë jo individi . Kur mandati elektoral katandiset në kontratë pronësie dhe pranohet gjërësisht si e tillë jemi para një problemi të rëndë intelektual edhe kulturor. Ky dallim duket elementar, por bëhet i vështirë për t’u kuptuar kur në çdo argument pushteti personal zëvendësohet lehtësisht me partinë. Historia e Partisë Socialiste e bën argumentin pardoksal edhe më interesant.

Në vitin 1998, Fatos Nano dha dorëheqjen , ndonëse mbështetej në një shumicë të fortë parlamentare. Edhe në rrugë nuk kishte pedagogë e studentë por militantët politikë të opozitës . Pra, Partia Socialiste nuk ka nevojë të zbulojë ndonjë teori të re politike. ka precedentë në historinë e saj. Problemi është se historia, ndonëse studiohet në shkolla, nuk duket se është lëndë e detyrueshme për ata që qeverisin. Edi Rama edhe kushdo tjetër mund të zëvendësohet politikisht, problemi i vërtetë është se Partia Socialiste ka humbur autonominë për ta menduar këtë mundësi.

Këtu fillon komedia politike: një parti që pretendon se ka njerëz të aftë për të qeverisur një vend, për ta integruar atë në Europë sillet sikur nuk ka asnjë njeri të aftë të zëvendësojë një kryeministër. Me këtë logjikë, nuk qenka partia që prodhon kryeministrin, por kryeministri që i jep kuptim ekzistencës së partisë. Një mrekulli organizative, që demokracia e votës nuk e ka parashikuar në asnjë nga manualet e saj. Për më tej arsyetimi se kjo bëhet në emër të unitetit partiak, disiplinës partiake apo përgjegjësi institucionale, është edhe më poshtërues për çdo mendje normale .

Heshtja e përfaqësuesve politikë nuk është domosdoshmërisht shenjë uniteti; ajo mund të jetë tregues i dobësimit të autonomisë së tyre dhe i mungesës së mekanizmave të brendshëm të përgjegjshmërisë.
Prandaj, demokracia e brendshme e partive nuk është thjesht çështje e anëtarëve të tyre. Ajo ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e demokracisë së të gjithë vendit.

Një nga provat më të rëndësishme të demokracisë është aftësia e një organizate politike për të ndryshuar drejtuesin pa humbur identitetin, funksionimin apo ekzistencën e saj. Kjo është e vetmja provë që partia është ndërtuar mbi një program dhe përfaqëson një institucion politik të pavarur nga vullneti i individit. Por kush t'ja shpjegojë këtë miletit?

Irena Beqiraj

Sondazh

Editorial 16 October 2026, 18:06 Irena Beqiraj

Sot është turp të jesh socialist !

Irena Beqiraj Sot është turp të jesh socialist ! Teksa shikoj videot e të rinjve që hiqen zvarrë, ndiej turp për të ma...

Editorial 10 October 2026, 22:50 Auron Janku

Tri shtyllat e një demokracie moderne

Nuk mjafton të ndryshojmë herë pas here një nen të Kushtetutës, një dispozitë të ligjit për partitë pol...

Editorial 10 October 2026, 15:36 Bojken T

Nuk ka më para si kjo që bëjmë ne…

Në Shqipëri, duket se gjithçka mund të kthehet në para: pushteti, fama, trupi, marrëdhëniet dhe madje edhe turpi. Mjafton...

Editorial 4 October 2026, 07:34 Auron Janku

KUSH E ZOTËRON SHTETIN?

Auron Janku Kur pushtetet harrojnë se shteti nuk është pronë e askujt Ka një moment kur një konflikt për para pushon s&...

Editorial 2 October 2026, 10:57 Auron Janku

Kur heshtjes i vishet toga

Auron Janku Ka ligje që mbrojnë qytetarin nga pushteti dhe ligje që i japin pushtetit më shumë mjete për ta mbrojtur qytetari...

Editorial 27 September 2026, 18:42 Enton Abilekaj

Labirinti i errët i Edi Ramës

Enton Abilekaj Që nga kanabizimi i organizuar prej qeverisë në vitin 2016, dhjetra skandale të mëdha kanë ndodhur, qindr...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin