LIVE UPDATES
Editorial

Shteti, nuk mund të jetë lojë me pasqyra

Ky besim nuk është çek i bardhë dhe mandati nuk është strehë për t’iu shmangur llogaridhënies.

19 October 2026, 17:15 Nga Auron Janku
Shteti, nuk mund të jetë lojë me pasqyra
Auron Janku

Qeveria nuk mund të flasë si opozitë ndaj rreziqeve që ka detyrë të administrojë. Vota është akt besimi, por edhe delegim përgjegjësie. Qytetari ia beson qeverisjen një shumice politike me pritshmërinë se ajo do të administrojë shtetin, do të garantojë rendin publik dhe do të krijojë kushtet për siguri, drejtësi e mirëqenie. Ky besim nuk është çek i bardhë dhe mandati nuk është strehë për t’iu shmangur llogaridhënies.

Vota përcakton kush qeveris; mënyra e qeverisjes përcakton nëse besimi vazhdon. Kur pakënaqësia shoqërore del në rrugë dhe tensionet politike përshkallëzohen, pyetja nuk është vetëm kush i organizon protestat apo kush mund të përfitojë prej tyre.

Pyetja e parë është çfarë i ka sjellë qytetarët deri këtu dhe nëse institucionet po përmbushin detyrën e tyre. Protesta nuk përfaqëson automatikisht shumicën, por as nuk mund të shpallet komplot vetëm sepse shqetëson qeverinë. Dhuna dhe shkeljet e ligjit duhen hetuar mbi bazën e provave, ndërsa e drejta për protestë duhet garantuar.
Qeveria nuk mund të flasë si opozitë ndaj rreziqeve që ka detyrë të administrojë.

 Opozita mund të denoncojë; qeveria ka detyrimin të verifikojë, të veprojë dhe të japë llogari. Nëse ekzistojnë prova për veprimtari kriminale apo organizime të dhunshme, ato duhet t’u paraqiten organeve kompetente.

Nëse rreziku është real, institucionet duhet të veprojnë brenda ligjit; nëse provat mungojnë, dyshimi nuk mund të shndërrohet në akuzë publike për të shmangur përgjegjësinë. Pushteti nuk matet me numrin e armiqve që shpall, por me problemet që zgjidh.

Pas trembëdhjetë vjetësh në qeverisje, nuk mund të flitet sikur shteti sapo është marrë në dorëzim. Koha e gjatë në pushtet sjell përgjegjësi të akumuluar për funksionimin e institucioneve, sigurinë publike dhe besimin qytetar. Por Shqipëria e njeh këtë film: pasardhësit politikë denoncojnë dështimet e paraardhësve kur janë në opozitë, ndërsa në pushtet rrezikojnë të përdorin të njëjtat justifikime. Ndryshojnë aktorët, por skenari mbetet. Rotacioni kthehet në ndërrim rolesh, ndërsa qytetari vazhdon të presë zgjidhje. 

Vendi nuk ka nevojë për një kastë të re që interpreton të njëjtin film, por për një mënyrë tjetër qeverisjeje. Edhe marrëdhënia me policinë duhet të mbetet larg llogaritjeve partiake. Punonjësit e rendit meritojnë paga dinjitoze dhe kushte të mira pune, por shpërblimet dhe premtimet për rritje pagash në mes të një krize protestash nuk duhet të krijojnë përshtypjen se po shpërblehet përballja me qytetarët.

 Pagat duhet të jenë pjesë e një politike të qëndrueshme, jo instrument i momentit politik. Policia financohet nga taksat e të gjithëve dhe i shërben publikut, jo një partie. Detyra e saj është të mbrojë jetën, pronën dhe rendin, duke garantuar sigurinë publike dhe të drejtën për protestë.

Kur besnikëria institucionale ngatërrohet me bindjen personale ndaj pushtetit, rrezikohet një formë moderne jeniçerizmi, ku forca publike shihet si mburojë e qeverisë. Shteti nuk është qeveria dhe qeveria nuk është shteti. Kritika ndaj kryeministrit nuk është sulm ndaj Shqipërisë, ndërsa kundërshtimi politik nuk është cenim i rendit kushtetues. Një shtet serioz mbron policin nga dhuna dhe qytetarin nga abuzimi, heton shkeljet në të dyja anët dhe nuk lejon që ligji të zbatohet sipas përkatësisë politike.

Kur kriza vazhdon dhe besimi dobësohet, përgjegjësia bëhet politike. Dorëheqja nuk është detyrim automatik pas çdo proteste, as zgjedhjet e parakohshme nuk janë zgjidhje për çdo konflikt.

 Por kur humbja e besimit bëhet e thellë dhe qeverisja nuk arrin të rikthejë normalitetin, duhet të shqyrtohen rrugët kushtetuese për një rikonfirmim të vullnetit qytetar. Mandati nuk është pronë personale dhe vazhdimi i tij nuk mund të jetë qëllim më vete. Nëse qeveria pretendon se gëzon ende besimin e qytetarëve, le ta dëshmojë me rezultate dhe institucione funksionale.

Nëse ka prova për shkelje, le t’ia paraqesë drejtësisë; nëse ka dështime, le t’i pranojë dhe t’i korrigjojë. Qytetarët, nga ana tjetër, duhet ta ushtrojnë të drejtën e protestës pa dhunë dhe brenda ligjit. Përgjegjësia nuk është privilegj i njërës palë, por kusht për të mos e kthyer vendin në peng të përplasjes.

Qetësia e vërtetë nuk prodhohet duke heshtur protestën, por duke trajtuar shkaqet që e ushqejnë atë. Autoriteti nuk ruhet duke përsëritur se ekziston një kërcënim, por duke dëshmuar se institucionet janë në gjendje ta përballojnë. Vota i jep qeverisë pushtetin për të vepruar, jo të drejtën për t’u justifikuar pafundësisht.

Kur qeveria flet si opozitë përballë problemeve që duhet të zgjidhë, ajo harron se nuk është zgjedhur për të komentuar dështimin e shtetit, por për të marrë përgjegjësinë e qeverisjes. Shqipëria nuk ka nevojë për një tjetër përsëritje të të njëjtit film. Ka nevojë për një shtet që vepron, një pushtet që përgjigjet dhe një votë që nuk trajtohet si besim i përjetshëm.

Auron Janku

Sondazh

Editorial 16 October 2026, 18:06 Irena Beqiraj

Sot është turp të jesh socialist !

Irena Beqiraj Sot është turp të jesh socialist ! Teksa shikoj videot e të rinjve që hiqen zvarrë, ndiej turp për të ma...

Editorial 10 October 2026, 22:50 Auron Janku

Tri shtyllat e një demokracie moderne

Nuk mjafton të ndryshojmë herë pas here një nen të Kushtetutës, një dispozitë të ligjit për partitë pol...

Editorial 10 October 2026, 15:36 Bojken T

Nuk ka më para si kjo që bëjmë ne…

Në Shqipëri, duket se gjithçka mund të kthehet në para: pushteti, fama, trupi, marrëdhëniet dhe madje edhe turpi. Mjafton...

Editorial 4 October 2026, 07:34 Auron Janku

KUSH E ZOTËRON SHTETIN?

Auron Janku Kur pushtetet harrojnë se shteti nuk është pronë e askujt Ka një moment kur një konflikt për para pushon s&...

Editorial 2 October 2026, 10:57 Auron Janku

Kur heshtjes i vishet toga

Auron Janku Ka ligje që mbrojnë qytetarin nga pushteti dhe ligje që i japin pushtetit më shumë mjete për ta mbrojtur qytetari...

Editorial 27 September 2026, 18:42 Enton Abilekaj

Labirinti i errët i Edi Ramës

Enton Abilekaj Që nga kanabizimi i organizuar prej qeverisë në vitin 2016, dhjetra skandale të mëdha kanë ndodhur, qindr...

Editorial 26 September 2026, 09:47 Auron Janku

“Washingtonët” tanë

Auron Janku Çfarë ndodh me një vend kur ata që fituan luftën nuk dinë të largohen nga pushteti?Lufta ka një fund....

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin