LIVE UPDATES
Editorial

Për diplomatët që “zgjodhën” ta quajnë revolucionin e studentëve Antifa

Protesta e studentëve në Shqipëri është kundër korrupsionit, kapjes së shtetit, lidhjes së politikës me krimin e organizuar, ku regjimi me arrogancë shpërdoron fondet publike dhe e nxori vendin në shitje në favor të oligarkëve dhe grupeve të interesit që i siguronin pushtetin.

21 October 2026, 13:20 Nga Agim Nesho
Për diplomatët që “zgjodhën” ta quajnë
Agim Nesho

Kur Rama & Co. e quajtën revolucionin e studentëve Antifa, me qëllim ta barazonin revoltën në Shqipëri si në vendet e tjera europiane Itali apo Francë, shumica e protestuesve dhe popullit opozitar as e dinin se cfarë ishte Antifa. Ky përcaktim në retorikë i shërbente regjimit të Ramës të fshinte thelbin e protestës dhe të kërkonte “mbrojtjen” e vendeve të BE-së dhe SHBA-së, si një fenomen që kishte prekur edhe Shqipërinë.

Protesta e studentëve në Shqipëri është kundër korrupsionit, kapjes së shtetit, lidhjes së politikës me krimin e organizuar, ku regjimi me arrogancë shpërdoron fondet publike dhe e nxori vendin në shitje në favor të oligarkëve dhe grupeve të interesit që i siguronin pushtetin.

Rinia Shqiptare kërkon që politikat anti-kombëtare të shpopullimit të ndalohen dhe ata të kenë kushte të studiojnë, punojnë dhe jetojnë me dinjitet në vendin e tyre.

Të ngrihesh kundër këtyre fenomeneve negative që kanë kapur funksionimin e shtetit Shqiptar është e drejtë themelore e cdo qytetari dhe nuk afrohen me lëvizjet ideologjike të ekstremit të majtë në demokracitë e konsoliduara perëndimore. Për ta bërë më të kuptueshëm, shqiptarët nuk kanë shtet por një bandë që i udhëheq dhe e ka kthyer Shqipërinë në lavatricen e pastrimit të parave të pista të mafias dhe krimit të organizuar. Ndërsa ANTIFA është lëvizje radikale e ekstremit të majtë brenda demokracive funksionale në shtetet perëndimore. 

Lind pyetja: - Pse diplomatët perëndimorë kanë “zgjedhur” që ta quajnë revoltën e studentëve shqiptarë një lëvizje Antifa? Pse Edi Rama përmend që jemi sulmuar si pjesa tjetër e demokracive europiane?  

Arsyeja të drejton drejt këtij shpjegimi:

a)      Janë të paaftë të kuptojnë realitetin, apo kanë mungesë informacioni

Kjo tezë bie se ata janë të aftë dhe me informacion mëse të plotë.

b)       Kërkojnë stabilitet në funksion të krizave të shumta dhe situatës së komplikuar gjeopolitike, për të mos hapur një vatër të re konflikti në Ballkan

Ky qëndrim është shumë i gabuar dhe miop, për arsye se realiteti kërkon një zgjidhje të shpejtë për të ndaluar një diktaturë të re në zemër të Europës, ku instalimi i të cilës do ti krijojë një problematikë akoma më të madhe në të ardhmen e afërt. Është pikërisht goditja e regjimit që do të sigurojë të ardhmen perëndimore të Shqipërisë.

c)      Blerja e influencës nga regjimi më i korruptuar në botë. Kjo tezë po zë vend gjithmonë e më shumë në opinionin publik Shqiptar, duke njohur karakterin korruptiv të regjimit i evidentuar në korruptimin e McGonigal, burokratëve të Brukselit, apo aferave korruptive me gazin amerikan nëpërmjet ndërmjetësit grek të Aktor, Tigrat 1 dhe 3, afera kundër vetë ekonomisë amerikane, Aeroporti i Vlorës, etj., etj.

Rama përpiqet të luajë rolin e pranueshëm të klientelistit me partnerët tanë, por qëllimi i tij është të tregojë që të gjithë janë njësoj dhe mosveprimi i BE tregon një mbrojtje  në heshtje se cfarë ndodh në Shqipëri. Kjo gjë duhet ndaluar menjëherë, që qytetarët Shqiptarë të mos humbin besueshmërinë në institucionet e Bashkimit Europian, në vlerat dhe parimet e tij.

Si përfundim, Antifa ska të bëjë me revoltën studentore në Shqipëri ku të rinjtë luftojnë për të ardhmen e tyre perëndimore, për liri, dinjitet dhe kundër instalimit të narko-shtetit. Për më tepër, diplomatët perëndimorë duhet ta kenë të qartë që në Shqipëri për më shumë se 13 vjet në pushtet është një qeveri socialiste tepër e majtë, me politika hapur të ekstremit të majtë si wok-izmi, apo politika ekstremisht liberale të migracionit.

ANTIFA është vetë sekti i Rilindjes. Vlerësojeni këtë situatë dhe mos bini pre’ e justifikimeve të Autokratit, i cili beson se mund të blejë dhe kontrollojë cdo mesazh që mund të vijë nga Shqipëria.

Agim Nesho Antifa

Sondazh

Editorial 16 October 2026, 18:06 Irena Beqiraj

Sot është turp të jesh socialist !

Irena Beqiraj Sot është turp të jesh socialist ! Teksa shikoj videot e të rinjve që hiqen zvarrë, ndiej turp për të ma...

Editorial 10 October 2026, 22:50 Auron Janku

Tri shtyllat e një demokracie moderne

Nuk mjafton të ndryshojmë herë pas here një nen të Kushtetutës, një dispozitë të ligjit për partitë pol...

Editorial 10 October 2026, 15:36 Bojken T

Nuk ka më para si kjo që bëjmë ne…

Në Shqipëri, duket se gjithçka mund të kthehet në para: pushteti, fama, trupi, marrëdhëniet dhe madje edhe turpi. Mjafton...

Editorial 4 October 2026, 07:34 Auron Janku

KUSH E ZOTËRON SHTETIN?

Auron Janku Kur pushtetet harrojnë se shteti nuk është pronë e askujt Ka një moment kur një konflikt për para pushon s&...

Editorial 2 October 2026, 10:57 Auron Janku

Kur heshtjes i vishet toga

Auron Janku Ka ligje që mbrojnë qytetarin nga pushteti dhe ligje që i japin pushtetit më shumë mjete për ta mbrojtur qytetari...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin