11 September 2026, 20:56
Nga E. D
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur gjatë podkastit "Flasim" në lidhje me hetimet e Prokurorisë së Posaçme dhe akuzat për zyrtarët e Partisë Socialiste. Në lidhje me rastin ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, Rama tha se kishte investuar në një maskë karnavalesh.
Në podkastin "Flasim", Rama u pyet edhe nëse kishte dijeni për persona të rëndësishëm pranë tij që kishin probleme me drejtësinë dhe për akuzat se kishin ndërhyrë në buxhetin e shtetit. Në përgjigje, Rama tha se nuk mund të bazohej vetëm te akuzat për të vendosur nëse një person duhet të qëndrojë apo jo në detyrë.
Pjesë nga biseda:
Pyetje: Kishit dijeni për njerëzit tuaj, njerëz të rëndësishëm tuajt që kishin probleme me drejtësinë, që po vinin dorë në buxhetin e shtetit, kishit?
Rama: Dorën në buxhet është një temë më vete. Deri tani, unë nuk kam parë ndonjë dorë në buxhet të shtetit të provuar në gjyq, me përjashtim të pjesës që ka pasur të bëjë me gjykime të mëparshme. Por nuk kam parë një gjë të kësaj natyre të provuar me fakte.
Pyetje: Po akuza, po!
Rama: Akuza, po! Disa elementë shumë të dukshëm abuzimi, për mua dhe për ne, në dosjen e sjellë nga SPAK për inceneratorët, po. Por në buxhet të shtetit nuk kam parë ndonjë gjë domethënëse.
Pyetje: Duke dëgjuar shumë akuza, ju ishit imun ndaj tyre? Për shembull, Arben Ahmetaj akuzohet, ndërsa ju vendosët ta bënit zëvendëskryeministër. Kjo hyn te ajo faza që ju nuk kontrolloni apo besoni më shumë seç duhet? Apo Arben Ahmetaj është në rregull?
Rama: Po të nisem unë nga akuzat dhe t’i përdor ato si argument për të mos e vendosur apo hequr dikë nga detyra, do të shkarkoja veten time çdo mëngjes ose çdo darkë. Sepse ja, jam akuzuar unë, ja, nuk është akuzuar njeri në këtë vend. Dhe kjo, duke e ditur shumë mirë veten, se veten e di mirë, më ka bërë të besoj se dhe të tjerët akuzohen padrejtësisht.
Por koha tregoi që, në rastin që ju përmendët, unë kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në ndonjë aset publik për t’u besuar. Kështu i bie. Se në qoftë se pastaj del se burimi njerëzor ku ke investuar është i ndotur, apo njeri që ke parë ka qenë një maskë karnavalesh, është e dhimbshme, por është fakt./Dosja.al
edi rama
Politike
11 September 2026, 20:41
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke folur në podkastin e tij "Flasim" tha se nuk është në politikë për tu...
Politike
11 September 2026, 20:27
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar çështjen e transaksionit për pronat në Zvërnec, pas ndërhyrj...
Politike
11 September 2026, 20:15
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se edhe ish-kryeministrat Sali Berisha dhe Fatos Nano kanë dashur të sjellin investitorë t...
Politike
11 September 2026, 20:11
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se investimi për një ujësjellës dhe linjën elektrike në ishulli...
Politike
11 September 2026, 19:41
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke folur për dy çështjet më të bujshme, Sazanin dhe Zvërneci, tha se ja...
Politike
11 September 2026, 19:27
E. D
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pranuar dështimin me qytetarët, duke thënë se është një qeveri q&eum...
Politike
11 September 2026, 19:00
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për protestat, që prej 104 ditësh po kërkojnë largimin e tij. Duke ...
Politike
11 September 2026, 18:56
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është pyetur lidhur me deklaratat e kryedemokratit, Sali Berisha, i cila ka thënë se i...
Politike
11 September 2026, 18:33
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke folur për fëmijërinë e tij ka treguar se nuk ka qenë asnjëherë i ...
Politike
11 September 2026, 17:19
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer një episod nga adoleshenca e tij, duke u ndalur te një tipar që, sipas tij...